E martë, 23/04/2024, 23:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Udhëtimi i fundit
Udhëtimi i fundit

 
Lexuese e nderuar! Është gjë e padiskutueshme se çdo njeri do të udhëtojë, çdo njeri do ta përjetojë këtë udhëtim, prandaj motër mendo për këtë udhëtim në mënyrë serioze.
A thua ç’është ky udhëtim? Ky udhëtim a është fundi i çdo gjëje ose pas tij është një lindje e re? Cfarë ndodh me njeriun në momentin e këtij udhëtimi si dhe çfarë ndodh pas këtij udhëtimi?
Pyetje të shumta rreth këtij udhëtimi, do të mundohemi të japim përgjigjje.

Njeriut nëpërmes këtij udhëtimi i hapet një derë që kurrë nuk mbyllet. Ky udhëtim është hapi i parë i ahiretit.

Motra ime muslimane:
Të përshëndes me përshëndetjen e banorëve të xhennetit e Allahu na bëftë prej banorëve të tij!

E lus Allahun që ta bekojë jetën tënde, dhe ta mundësoftë që ta kalosh jetën në bindjen e Tij.

Selam alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu!

Ndoshta më lejon që të të marrë një pjesë të kohës tënde, që të njohësh udhëtimin i cili nuk është si të gjithë udhëtimet e tjera, ky është:

Udhëtimi i fundit!

Në jetën e kësaj bote njeriu udhëton prej distancë të largët i hipur në anije e cila kalon detin e thellët dhe dallgët të cilat lëkunden sa andej e këndej, ose e hipur në aeroplan ndërmjet tokës dhe qiellit me të cilin kalon kontinente të largëta, ose e hipur në makinë e cila të çon nga një shtet në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin.

Udhëtari pasi që e përfundon udhëtimin e tij kthehet në qytetin e tij, në atdheun e tij sado që të jetë i gjatë ose i shkurtër ky udhëtim. Kjo është gjendja e dynjasë dhe e udhëtarëve në të.

Ky udhëtim ynë nuk është në Amerikë as Evropë as nuk është udhëtim në Paris, Xhenevë, Londër dhe as në shtetet e tjera të kësaj bote.
Ky është një udhëtim tjetër, është udhëtim i gjatë pa kthim, puna jonë është e pakët, deti është i thellë, kapitenët e anijes duhet të gjykojnë, ta llogarisin mirë, t’i marrin masat e duhura për këtë udhëtim.

A e di se çfarë udhëtimi është ky?

Është udhëtimi prej banimit të përkohshëm për në banimin e përherëshëm, është udhëtim pa kthim.

Ndoshta ky udhëtim mund të fillojë sot, ndoshta nesër ose ndoshta pasnesër…
I Lartësuar qoftë i vetmi i Cili e din këtë udhëtim, Allahu i Lartësuar thotë: "Cdo njeri do ta shijojë vdekjen” (Ali Imran: 185)
Ky udhëtim vazhdon prej momentit kur të zbresin melekët prej qiellit për të marrë shpirtin tënd, ndërsa ti në këtë dynja je angazhuar me punë të tjera dhe e ke harruar vdekjen dhe agoninë e saj. Thuhet se vdekja është më e vështirë se të goditurit me shpatë, se të prerit me sharrë, dhimbja e të goditurit me shpatë, sharrë ose diçka tjetër dhemb se kjo ka lidhje me shpirtin, e çfarë të themi për daljen e shpirtit?!

A nuk e din motër, Allahu i zbret melekët nga qielli me fytyra të bardha sikur të ishin diell, me vete kanë qefin prej qefinit të xhenetit dhe aromë (parfym) prej aromës së xhenetit, zbresin me përgëzim nga Allahu për robin besimtar.

Me cfarë e përgëzojnë? Allahu i Lartësuar thotë: "Ska dyshim se ata që thanë: Allahu është Zoti ynë, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): Të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithcka kërkoni.” (Fussilet: 30-31)

E përgëzojnë për kënaqësi dhe furnizim të mirë, xhennet të begatshëm dhe se Allahu është i kënaqur me ta.
Më pas i vjen meleku i vdekjes – paqja qoftë mbi të – ulet tek koka e robit besimtar dhe i thotë: O ti shpirt i mirë (në një transmetim tjetër: O ti shpirt i qetë) dil në falje dhe kënaqësi të Allahut. Tha (i dërguari i Allahut): Del ai duke rrjedhur sikur rrjedh pika e ujit kur dikush ujit, atëherë (meleku i vdekjes) e merr atë. (Në një transmetim tjetër) Kur shpirti i besimtarit del, për të lutet cdo melek në mes qiellit dhe tokës dhe çdo melek në qiell, i hapen atij dyert e qiellit, nuk ka asnjë nga ata, që qëndrojnë tek ato dyer, që nuk luten për t’u ngritur nga ata ai shpirt.
Imagjinoje gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë tënde. E lusim Allahun që të jemi prej tyre!
Ndërsa kur robi është jobesimtar (në një transmetim tjetër i prishur) është në shkëputje nga kjo botë dhe i drejtur për në ahire , zbresin te ai melaike nga qielli, të vrazhda e të ashpëra dhe me fytyra të nxira me vete kanë pëlhurë të zjarrtë, ulen para syve të tij, pastaj vjen meleku i vdekjes i thotë: O ti shpirt i keq, dil në përqeshjen dhe hidhërimin e Allahut. Tha i Dërguari i Allahut): Me këtë rast ai (shpirti) shpërndahet në tërë trupin, atëherë meleku ia shkulë atë sikurse shkulet hekuri me shumë ferra nga leshi i lagur, me ç’rast i priten venat dhe muskujt. E mallkon cdo melek mes qiellit dhe tokës dhe cdo melek në qiell, i mbyllën atij dyert e qiellit, nuk ka asnjë nga ata që rrinë tek ato dyer, përveçse e lusin Allahun që ai shpirt të mos ngritet nga ata. E merr atë meleku i vdekjes dhe nuk e mban në dorën e saj as sa një të rrahur të qerpikut dhe e vendos në pëlhurë, nga ai del një erë më e keqe se çdo ngordhësirë që ka mbi faqen e tokës. (Hadith sahi, e ka transmetuar një grup prej imamëve, e ka përmendur Albani)

Motër e nderuar, oj ti e cila jeton në begatitë e Allahut ditën dhe natën, çfarë pas kësaj?
Kujtoje kur të dërgohesh në vendlarjen e kufomave, të vendosin mbi arkivol, më përpara i ke hequr rrobat vetë ndërsa tani erdhi momenti të t’i hequr dikush tjetër, pasi që e laje veten vet tani të ka ardhur dikush per të të larë të rrotullon djathtas dhe majtas e ti je vetëm trup pa shpirt, i vishje rrobat vet tani të ka ardhur dikush për të veshur qefinin në vend të rrobave, më pas dërgohesh në xhami, jo për t’u falur ti por që të ta falin ty namazin i cili nuk ka sexhde, pas kësaj do të bartesh mbi supet e meshkujve dhe do të dërgojnë… A e din se ku???

Në shtëpinë e vetmuar, e errësuar, e shëmtuar, e krimbave, shtëpi e huaj. Për në varr!
Është shtëpia e pare e ahiretit, ose do të jetë një nga kopshtet e xhennetit ose një gropë nga gropat e zjarrit.

Motër: Ndal dhe medito rreth kësaj Allahu të mëshiroftë.
Ka thënë Hani rob i Uthman bin Affanit: Kur Uthmani qëndronte pranë varrit qante saqë i lagej mjekrra, i është thënë: Kur e kujton xhennetin dhe zjarrin nuk qan dhe prej kësaj qan? Tha: I Dërguari i Allahut ka thënë: Varri është shtëpia e parë e ahiretit, nëse shpëton prej saj, më pas është më lehtë, ndërsa nëse nuk shpëton prej varrit më pas është më e vështirë. Tha: Ka thënë i Dërguari i Allahut: Nuk kam parë asnjëherë pamje më të shëmtuar se varri.

Motër: A e ke imagjinuar varrin?
A e ke imagjinuar kur të vendosesh në varr e vetmuar dhe kur të kthehet shpirti kur të vinë dy melek shumë qortues, e të qortojnë të ulen dhe të thonë: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Cfarë thoje për këtë burrë (Muhammedin) i cili është dërguar për ju? E lusim Allahun që të na forcojë në këtë situatë të vështirë. Nëse je prej besimtarëve të forcon Allahu i Lartësuar dhe të hapet një derë për në xhennet, të vie era dhe bukuria e xhennetit dhe të zgjerohet varri sa largësia e shikimi tënd.
Por, nëse je në të kundërtë (prej jobesimtarëve) të shtrohet shtroje prej zjarrit dhe të hapet një derë për në zjarr, të vjen nxehtësia e tij dhe të ngushtohet varri deri sa të mbështillen eshtrat e trupit.
Kërkojmë mbrojtje prej dënimit të varrit errësirës dhe vetmisë së tij.
Kjo është gjendja e banorëve të berzahut, gjendja e banorëve të varreve, gjendja e atyre të cilëve iu lexohen ajetet e Allahut e ai bën mendjemadhësi sikur nuk i dëgjon. Vallë si do të jetë gjendja jote në natën e parë të varrit?
Motër: A e shikon si të braktisën të gjitha gjërat e kësaj dynjaje?
Ku është babai yt? Ku është nëna jote? Ku është bashkëshorti yt? Ku është vëllai yt? Ku është motra jote? Ku janë koleget e tua? Ku janë shoqet e tua dhe ata që rrinin me ty? Ku është pasuria jote? ku është shëtitja që e bëje nëpër tregje? Tregu është vendi më i urryer te Allahu, shejtanët ngrejnë flamurin e tyre aty, është vend i fitneve.
Ku janë rrobat tuaja? Ku është të ndejturit zgjuar natën? Ku janë filmat dhe telenovelat? Dhe dëgjimi i muzikës? Ku janë revistat, ndjekja e modës dhe modeleve? A e shikon se si të kanë braktisur të gjithë, je bërë peng i veprave të tua në varr. Allahu i Lartësuar thotë: Secili njeri është peng i veprës së vet. (El Muddeththir: 38)
Ku është dynjaja në përgjithësi? Ku është dynjaja me banorët e saj?
Oj ti e cila je angazhuar me dynjanë.
Të kanë mashtruar shpresat e gjata.
Vdekja vjen papritmas.
Dhe varri është sunduku i veprave.

Ringjallja

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe i fryhet "Surit”, kur që, duke u ngutur prej varreve paraqiten te Zoti i tyre." (Jasin : 51)
Dita e kijametit është dita e katastrofës, dita e keqardhjes dhe pendimit, ditë në të cilën do të thiniet fëmija, ditë në të cilën cdo gjidhënëse do ta braktisë fëmijën e vet, cdo shtatëzënë do ta hedhë fëmijën e vet para kohe.
Allahu i Lartësuar thotë:" Atë ditë kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që e ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet. Ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër." (El Haxhxh: 2)
Ditë e cila do të zgjasë pesëdhjetëmijë vjet, ditë në të cilën të gjitha krijesat do të tubohen para Zotit të tyre.
Allahu i Lartësuar thotë: "E fytyrat (e mëkatarëve) të turpëruara, i përulen të Përjetshmit të Gjithëfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë." (Taha: 111)
Motër: Përderisa jemi në huti për këtë ditë në jetën e kësaj bote, nuk e kujtojmë, dhe nëse e kujtojmë tmerrin e asaj dite nuk na rrënqethet zemra, nuk lotojnë sytë për tmerrin e saj, janë tharë lotët, janë forcuar zemrat, kjo ka ndodhur si shkak i hutimit dhe shpresave të gjata, nënvlerësimit të mëkateve. I mencur është ai i cili e kontrollon vetveten dhe punon për pas vdekjes jo i mencur është ai ku shpirti i të cilit pason epshin e tij.
Ndalo motër dhe medito në këto ajete të cilat pasha Allahun ta trondisin zemrën, Allahu i Lartësuar thotë: „Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet). Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur). Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër). Dhe kur devetë e shtrejta të lihen pa bari në fushë. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar. Dhe kur shpirtërat të jenë bashkuar. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla. Për çfarë mëkati ato janë mbytur? Dhe kur fletushkat të jenë paluar. Dhe kur qielli të jetë hequr. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort. Dhe kur xhenneti të jetë afruar." (Et Tekvir: 1-13)

A e ke imagjinuar atë ditë të vështirë ku dielli do të jetë mbi kokat e njerëzve një milje larg dhe njerëzit do të jenë të zhytur në djersë në bazë të mëkateve të tyre?
I Lartësuari ka thënë: „Dhe (përkujto) ditën kur do të cahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjujt në një mënyrë madhështore. Atë ditë sundimi i vërtetë i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë. Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: I mjeri unë ta kisha marrë rrugën e pejgamberit. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar." (El Furkan: 25-29)
Motër mendoje: Zbritjen e melekeve, shpërndarjen e fletushkave, peshoret, urën e siratit e cila është mbi xhehennem dhe njerëzit këmbëzbathur të zhveshur.

Të them: Pyete vetveten cfarë ke përgatitur për këtë ditë?Mendoje momentin kur të thirret emri yt para të gjitha krijesave. Ku është filanja e bija e filanit? Ti e di se fjala është për ty ti po kërkohesh, ti dhe jo dikush tjetër, nuk ka përgjasim në emra dhe as në prejardhje. Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe në ditën e kijametit secili prej tyre do t’i paraqitet atij i vetmuar.” (Merjem: 95)
Si do të ndjehesh në momentin kur do të sjellin meleqt e ti do të marrësh fletushkën e veprave të tua. Allahu i Lartësuar thotë: "E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.” (Kaf: 21)
Cilat janë ndjenjat tua kur të sillesh para Allahut? I Cili e di çdo vepër tënden qoftë e vogël ose e madhe. Allahu i Lartësuar thotë: "Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaji.” (El Hakka: 18)
Të gjithëve do t’u flasë Allahu nuk ka ndërmjet Tij dhe tij përkthyes .
Si do të përgjigjesh kur të pyes se çfarë ke punuar në jetën e kësaj dynjaje? I Lartësuari thotë: "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne? I lartë është Allahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i arshit bujar.” (El Muminun: 15-16)
Motër: A nuk të ka begatuar Allahu dhe zgjedhur në mesin e njerëzimit dhe të ka bërë prej atyre që e njëson Allahun e Lartësuar: LA ILAHE IL-LALL-LLAH, MUHAM-MEDURR-RRESULULL-LLAH. Ku shumë prej njerëzve janë të privuar prej saj. Mjafton dhuntitë të cilat t’i ka dhuruar Allahu, mjafton dhuntia e islamit, e lusim Allahun që të na forcojë në këtë fe madhështore. A nuk të ka krijuar Allahu nga asgjëja? A nuk të ka begatuar me dhuntitë e Tij? A nuk ta ka dhuruar dhuntinë e të dëgjuarit, shikuarit, shëndetin, pasurinë, familje dhe fëmijë, ku shumë prej njerëzve janë privuar prej këtyre?Dhunti të shumta të panumërta, Atij i takon falenderimi fillim dhe mbarim.
Bëje të ditur se Allahu kënaqet me pendimin e robit të Tij, çfarë po pret?
Oj ti e cila nuk falesh:

Si ke marrë guximin ta kundërshtosh urdhërin e Tij, nuk i përgjigjesh thirrjes së Tij, ti nuk del prej duarve të Tij, të ka dhënë afat e ti nuk i përgjigjesh thirrjes së Tij?!
A nuk të ka lajmëruar, a nuk të ka ftuar dhe urdhëruar, a nuk të ka dhënë shëndetin dhe forcën, a nuk të ka dhënë pasuri, pse pra nuk i pëgjigjesh thirrjes së tij?
Oj ti e cila falesh:
A i falë të pesë kohët e namazit në kohën e duhur, me zemër të përqëndruar, me gjymtyrë të qetësuara sepse është gjëja e parë për të cilën do të japë llogari njeriu në ditën e kijametit, nëse namazi është në rregull është i shpëtuar, nëse nuk është në rregull ka dështuar ka humbur.
Cfarë do t’i përgjigjesh Allahut kur të pyes për mbulesën? A je prej atyre që janë të kujdesshme në mbulesën sipas sheriatit, dhe i frikësohen Allahut e nuk e shfaqin bukurinë e tyre jashtë.Ose je prej atyre që e kanë kundërshtuar urdhërin e Zotit të tyre dhe i janë bindur shejtanëve prej xhindëve e njerëzve dhe shkon pas tyre dhe dëgjon fjalët e tyre, mos je prej atyre femrave që e mbajnë shaminë mbi supet e tyre për të bërë fitne, për t’i tërhequr shikimet e njerëzve, a mos je prej atyre që lyesh kur del jashtë ose veshë pantallona, ose fustane të cilët ta përshkruajnë trupin, a mos je prej atyre që kalon shumicën e kohës nëpër tregje, a mos je prej atyre që llastohen në bisedë me shitësit, a mos je prej atyre që tallesh me fenë, besimtarët dhe besimtaret, a mos je prej atyre të hutuarave që shpreson gjatë…?Cfarë do t’i përgjigjesh Allahut? Cila është përgjigjja jote?
Libri i veprave të tua do të dëshmojë për ty, prandaj përgatitu për përgjigjje dhe përgjigjje të saktë, bëje të ditur, ji e sigurt se ajo që të prêt është ose xhenneti ku gjerësia e tij është sa gjerësia e tokës dhe e qiellit, në të ka atë që syri nuk e ka parë veshi nuk ka dëgjuar dhe zemra e njeriut nuk e ka paramenduar, ose zjarri ku thellësia e tij është e largët, nxehtësia e tij është e fortë, banorët e tij e shpresojnë vdekjen. Sikur në këtë zjarr t’u hidhnin kodrat e kësaj dynjaje do të shkriheshin nga nxehtësia e fortë. Zgjidhe për vetën tënde njërën prej këtyre dy rrugëve, rrugën e xhenetit ose rrugën e zjarrit. Përgëzohu motër, përgëzohu, përgëzohu me këtë përgëzim nga Zoti i botëve nga më i Mëshirshmi.Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: O robërit e Mi të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues! Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij, para se t’ju vijë dënimi se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” (Ez Zumer: 53-54)
I Dërguari i Allahut thotë: "Allahu kënaqet shumë me pendimin e robit të Tij.” (Muslimi)
Dhe ka thënë: "Allahu shtrin dorën natën për t’u penduar mëkatarët e ditës, dhe shtrin dorën ditën për t’u penduar mëkatarët e natës deri sa të lindë dielli nga perëndimi (Muslimi)
Dhe thotë: "Allahu e pranon pendimin e robit të vet deri sa s’ka filluar të gargarisë.” (Termidhiu dhe thotë se është: Hasen)
Cfarë po pret? Cfarë po pret?
Allahu i Lartësuar thotë: "A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kuran), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha e zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” (El Hadid: 16)
A dëshiron ta vonosh pendimin deri sa të arrish në moshën gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë vjeçare, kush të ka siguruar se do të jetosh deri në këtë moshë? Supozoje se arrite moshën gjashtëdhjetë – shtatëdhjetë vjeçare, a do të pendohesh ose jo.Mos thuaj që nesër do të pendohem, sot ke arritur që ta shikosh diellin, por nesër ndoshta jo.

Motër: Falenderoje Allahu e Lartësuar që ti akoma je gjallë deri në këtë moment e nuk je prej banorëve të varreve, çdo ditë në të cilën jeton në këtë dynja ajo është fitim për ty, vepron vepra të mira që të afrojnë te Allahu ose të shlyesh mëkatet.
Cfarë mendon ti se shpresojnë banorët e varreve? A mendon se shpresojnë të kthehen në këtë dynja për shkak të pasurisë ose pallateve të tyre? Jo pasha Allahun ata shpresojnë që të kthehen në këtë dynja për të bërë ndonjë tespi, tehlil ose tekbire, ose për të bërë një sexhde që të shkruhet në librin e veprave të tyre.
Mos u mburr me shëndetin dhe rininë, pasurinë, prejardhjen, farefisnin. Shfrytëzoje atë që të ka ngelur prej jetës tënde, sot ka punë e jo llogari ndërsa nesër ka llogari e jo punë.
Jeta është e përkufizuar, shpirtërat janë të përkufizuar, shpejtohu që të pendohesh me pendim të sinqertë dhe jepi fund mëkateve, bëje të ditur se pendimi i sinqertë e fshin të kaluarën, ai i cili pendohet për mëkatet e bëra është sikur nuk ka mëkate, veprat e këqia shndërrohen në vepra të mira.
Filloje një faqe të re, të bardhë, lindje të re, jetë të lumturë. Bëje të ditur se ke Zot Falës e pranon pendimin dhe t’i shlyen të këqiat, Allahu të ndihmoftë, dhe ta lehtësoftë çështjen tënde në këtë dynja dhe ahiret.
Allahu i Lartësuar thotë: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek Allahu dhe ai është i pranishëm. (El Furkanë: 70-71)
Nga Ibni Abbasi – radijall-llahuanhu – transmetohet se i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Shfrytëzoji pesë para pesë të tjerave: Jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para punës, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.” (Hakimi, Bejhakiu, dhe Albani thotë se është sahi)

Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/12/2010)
Klikime: 870 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024