Tri pyetje për çështjen e dorës Pyetja:
Es-selamu alejkum! Kam tri pyetje për çështjen e dorës: 1. A është e lejuar t’u flitet për dore mixhës (xhaxhait) dhe dajës dhe djalit të tezes (kujt po e kujt jo, apo asnjërit)? Gjithashtu, t’i dilet pa shami mixhës dhe dajës a bën? 2. A është e lejuar t’u flitet të moshuarve (nëse po, atëherë sa vjeç duhet të jetë përafërsisht)? 3. Dhe kur dikush po ma zgjat dorën, duke mos e ditur apo nga hutimi, a bën t’i flas në atë rast apo si të reagoj? Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus për punën që po bëni!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1. Përshëndetja me dorë mixhës dhe dajës është e lejuar dhe te kjo nuk ka asnjë pengesë, sikurse lejohet që para tyre të dilni edhe pa shami, ashtu si dilni para babait dhe vëllezërve. Kjo është kështu pasi mixha dhe daja konsiderohen të afërm të ngushtë (mahrem) për ty. Kurse përshëndetja me dorë djalit të tezës nuk është e lejuar, pasi ai nuk konsiderohet i afërm i ngushtë (mahrem).
2. Përshëndetja me dorë të huajve që nuk janë nga familja e ngushtë, por që janë të moshuar nuk është e lejuar dhe te kjo duhet të kemi kujdes, që me aq sa është e mundur t’i largohemi asaj.
3. Nëse është i pranishëm dikush i huaj dhe ju zgjat dorën që t’ju përshëndesë, atëherë ju në këtë rast duhet t’ia sqaroni se nuk e praktikoni një gjë të tillë, pasi feja jua ndalon. Mundohuni me fjalë të mira t’ia sqaroni dhe me lejen e Allahut do të hasni në mirëkuptim; nëse jo herën e parë, herët e tjera ata do të mësohen.
Alaudin Abazi
|