Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Tregimi i pranimit të Islamit nga një vajzë çifute
Si e pranova Islamin? Motra të nderuara, në qoftë se do ta paraqitnim Islamin, këtë fe të madhërishme, mirë dhe pastër, atëherë njerëzit do e pranonin shumë lehtë për shkak të natyrës së saj të pastër. Kjo ngjarje është nxjerrë nga interneti, ku një grua tregon se e ka parë një vajzë në xhami, në një qytet të vogël të Amerikës, duke e lexuar Kur'anin me komentin në gjuhën angleze. Është ulur pranë saj, kanë filluar të bisedojnë dhe kështu janë bërë shoqe. Një natë përderisa ishin duke shëtitur përgjatë Kejit, ajo i tregoi shoqes së saj se si e përqafoi fenë islame. Pra, ta dëgjojmë këtë ngjarje.
Tregon kjo vajzë: "Kam jetuar në një familje amerikane çifute e përçarë mes vete, dhe pasi që u shkurorëzua babai nga nëna, u martua me një grua tjetër dhe filluan problemet. Pas kësaj ngjarjeje vendosa të largohem nga shtëpia e atëherë isha 17 vjeçare, dhe u vendosa në republikën tjetër, ku takova të rinj dhe të reja nga arabët të cilët ishin të ndershëm dhe bujarë, dhe në fytyrat e tyre vazhdimisht vërehej buzëqeshje, mirëpo unë shoqërimin me arabët nuk e kam dashur për shkak se i urreja. Në anën tjetër nuk isha e kënaqur me jetën time e gjithashtu nuk ndieja qetësi dhe prehje, përkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje dhe për këtë arsye vendosa që t'i kthehem fesë time ashtu që të gjejë qetësi shpirtërore e gjithashtu të kem vullnet për jetë, por çifutët me fenë e tyre nuk më bindën, sepse është fe që nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe që e urrejta, e që gjeta në të prapambeturi, e gjithashtu në qoftë se të intereson diç nuk gjen përgjigje. Pas kësaj pranova krishterimin, mirëpo krishterimi kishte më shumë kundërthënie në disa gjëra që nuk i pranon mendja, e që kërkojnë prej nesh t'i nënshtrohemi dhe t'i pranojmë këto gjëra. Kam pyetur shumë se si ka mundësi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund të ketë feja jonë tre zota e nuk e shohim asnjërin prej tyre? U demoralizova, e lashë çdo gjë, por e dija se ka Krijues dhe çdo natë mendoja deri në agim. Një natë, para agimit desha të bëjë vetëvrasje nga gjendja e keqe që mbretëronte tek unë. Çdo gjë ishte e pakuptimtë për mua, shiu binte pandërprerë sikur të ishte burg që më rrethon, gjithësia rreth meje më mbytte, pra derisa qëndroja pranë dritares në një shtëpi të braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: O Zot e di se je këtu, e di se më do mua, unë jam e braktisur, unë jam krijesë e dobët Jotja, më udhëzo në rrugën Tënde, o më udhëzo o më mbyt. Qajta me të madhe derisa më kishte zënë gjumi. Në mëngjes u ngrita me zemër të hapur,që ishte një ndjenjë e huaj për mua. Dola si zakonisht të kërkojë furnizim, ndoshta do të gjejë dikë të ma paguaj mëngjesin apo të pastroj enë e të marrë pak të holla. U takova me një djalosh arab me të cilin bisedova gjatë, e ky kërkoj nga unë që pas mëngjesit të shkoj tek ai, në shtëpinë e tij dhe më ofroi të jetojë me të. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrënë drekë, pirë dhe qeshur hyri një djalosh me mjekërr, i cili quhej Sead, siç e mësova nga shoku im, i cili i habitur e thirri me këtë emër. E kapi për dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, mbeta unë e frikësuar përballë një terroristi, fundamentalisti. Mirëpo ky nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme, por kërkoi nga unë me shumë respekt dhe edukatë të shkojë në shtëpinë time. I thashë atij se unë nuk kam shtëpi. Ai më shikoi me dhembje e këtë e vërejta në fytyrën e tij, e pastaj më tha: "Mirë, qëndro këtu këtë natë (ishte shumë ftohtë), merri këto të holla dhe të nesërmen shko, e që këto të holla do të të ndihmojnë derisa të gjeshë punë." Posa deshi të dalë, e falënderova dhe i thashë: "Unë do të dalë e ti rri këtu, por më trego të lutem përse u solle ashtu me shokun tënd, ndërsa me mua ke sjellje tjetër?" U ul dhe filloi të flasë, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kësaj sjelljeje është Islami, i ndalon veprat e këqija: ndalon vetminë me gratë e huaja, pirjen e alkoolit, nxitë në bamirësi, në sjellje - edukatë të mirë. U shtanga nga habia, a janë këta për të cilët thuhet se janë terroristë, i mendoja që mbajnë armë dhe vrasin çdonjërin që u del para. Kështu më kishin mësuar mediat amerikane. I thashë: "Dua të më mësosh më shumë për Islamin?" Më tha: "Do të shkojmë së bashku te një familje fetare muslimane, do të qëndrosh aty dhe besoj se ata do të të mësojnë për çdo të mirë!" Shkuam te ajo familje në ora dhjetë të mbrëmjes, na pritën shumë mirë. Kështu fillova të shtroj pyetje për gjërat që më mundonin qysh moti, ndërsa doktor Sulejmani, i zoti i shtëpisë, përgjigjej derisa u binda plotësisht, u binda se e gjeta atë që e kërkoja si përgjigje në pyetjet që i kisha. Fe e qartë, e pastër, që përputhet me natyrën e njeriut, nuk gjeta asnjë vështirësi të besoja çdo gjë që dëgjova, sepse të gjitha ishin të vërteta. Kur e pranova Islamin ndieva një ringjallje të papërshkrueshme dhe po atë ditë e vendosa mbulesën (hixhabin). Në ora një të mesnatës, zonja e shtëpisë më vendosi në dhomën më të bukur dhe më tha: "Kjo është dhoma jote, rri në të sa të duash." Pas kësaj më vërejti se isha duke shikuar në dritare, e buzëqeshur e në të njëjtën kohë më rridhnin lotët. Më pyeti për këtë gjendje në të cilën isha, i thashë: "Mbrëmë, saktësisht në këtë kohë qëndroja pranë dritares dhe lutja Zotin, o të më udhëzojë në rrugën e drejtë, o të më mbysë. Më udhëzoi dhe më nderoi, ndërsa unë tani jam muslimane. Kjo është e vërteta." Atëherë zonja e shtëpisë më përqafoi dhe filloi të qajë së bashku me mua."
|