E premte, 26/04/2024, 15:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Thirrje (udhëzimi) për në rrugën e drejtë
 
 
 
Thirrje (udhëzimi) për në rrugën e drejtë
 
Image
{Kush thërret (udhëzon) për në rrugë të drejtë ai e ka shpërblimin njëlloj sikur ata që e ndjekin, pa ua pakësuar atyre shpërblimin dhe kush thërret (udhëzon) për në humbje ai e ka gjynahun njëlloj sikur ata që e ndjekin pa ua pakësuar atyre gjynahun}

Nga Ebi Hurejre r.a ka thënë : Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s :

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ مَنْ دَعَا إِلَى هُدًى كَانَ لَهُ مِنْ الْأَجْرِ مِثْلُ أُجُورِ مَنْ تَبِعَهُ لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ أُجُورِهِمْ شَيْئًا وَمَنْ دَعَا إِلَى ضَلَالَةٍ كَانَ عَلَيْهِ مِنْ الْإِثْمِ مِثْلُ آثَامِ مَنْ تَبِعَهُ لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ آثَامِهِمْ شَيْئًا

{Kush thërret (udhëzon) për në rrugë të drejtë ai e ka shpërblimin njëlloj sikur ata që e ndjekin, pa ua pakësuar atyre shpërblimin dhe kush thërret (udhëzon) për në humbje ai e ka gjynahun njëlloj sikur ata që e ndjekin pa ua pakësuar atyre gjynahun}
(Transmeton: Muslimi).

Ky hadith dhe të tjerë të ngjashëm me të, e nxisin njeriun që të thërretë (udhëzojë) në rrugë të drejtë dhe për punë të mira dhe mirësinë që ka ky që thërret për këtë .
Paralajmërojnë nga thirrësat që thërresin për në humbje dhe mëkate dhe nga gjynahet që i mbart ky njeri (thirrës në të keqe) dhe dënimi që e pret.

 

Udhëzim është : Dije e dobishme dhe punë e devotëshme.
Të gjithë ata që marrin dije ose i drejtojnë njerëzit në atë rrugë që arrijnë të marrin dije këta janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë dhe të gjithë ata që thërresin për punë të devotëshme dhe që ka lidhje më të drejtat e Allahut, apo me të drejtat e njerëzve në përgjithesi këta janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë .
Të gjithë ata që këshillojnë me këshilla në fe apo në dynja por që kanë për qëllim ti drejtojnë  njerëzit drejt fesë së Allahut këta janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë .

Të gjithë ata që udhëzojnë me dijen e tyre apo me punën e tyre dhe udhëzohen me to njerëzit ata janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë .
Të gjithë ata që orjentojnë të tjerët për punë të mira (bamirësi) apo punë që kanë dobi të gjithë , ata janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë .
E kundërta e kësaj është  thirrës (udhëzues) për në humbje dhe mëkate .
Thirrësat për në rrugë të drejtë (udhëzim) janë dijetarët e devotshëm dhe të zgjedhurit nga muslimanët .

Thirrësat për në humbje dhe mëkate janë dijetarë që thërresin për në zjarr (xhehenem).Të gjithë ata që bashkëpunojnë për punë të mira dhe për devotshmëri janë thirrësa (udhëzues) për në rrugë të drejtë .
Të gjithë ata që bashkëpunojnë për gjynahe dhe për ti çuar njerëzit në humbje janë thirrësa (udhëzues) për në humbje dhe mëkate .

Marre nga libri : Behxhetu Kulubul-Ebrar ve Kuretu Ujunul-Ehjar fi Sherh Xhevamiul-Ahbar
Autori: Shejh Abdurrahman ibn Nasir Es-Seadij
Përktheu: Bilbil Talla

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1005 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Lindi  
0
NE Kuran eshte nje ajet qe mos gabofsha thot se udhezimi dhe devijimi i takon Allahut andaj si e shpjegoni fjalen ne kllapa

Selamun Alejkum


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024