E enjte, 09/01/2025, 22:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Thirrje për xhenet

 Thirrje për xhenet



A dëshiron të jesh afër Allahut Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : " Më së afërmi robi është tek Allahu i Madhëruar kur është në sexhde, shpeshtoni duan.” (Muslimi)


A dëshiron shpërblimin e haxhit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Umre-ja në Ramazan llogaritet haxh, ose haxh me mua (me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem) .” (Mutefekun alejhi)


A dëshiron të kesh shtëpi në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allah i Madhëruar do t'ia ndërtojë një të njëjtë në xhenet.” (Muslimi)


A dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Me të vërtet Allah i Madhëruar është i kënaqur ndaj robit të Tij nëse ai (robi) hanë ushqim dhe e falënderon Allahun për atë dhe nëse pinë pije e falënderon Allahun për atë.” (Muslimi)


A dëshiron që të pranohet duaja?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Duaja pranohet, mes ezanit dhe ikametit.” (Ebu Davud)


A dëshiron shpërblimin e agjërimit të një viti ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Agjërimi në tre ditë të çdo muaji është sikurse të agjërosh tërë vitin.” (Mutefekun alejhi)


A dëshiron të mira (me vlerë) si kodrat?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush prezanton në xhenaze derisa t'i falet namazi ka shpërblimin e një kirati, e kush prezanton derisa të varroset ka shpërblimin e dy kiratëve.” I thanë : "Çfarë janë Kiratat o Dërguari i Allahut: Tha : "Si dy kodra të mëdha.”(Mutefekun alejhi)




A dëshiron ta shoqërosh Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem në xhenet?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Unë me kujdestarin e bonjakut (jetimit) jam në xhenet kështu: bëri shenjë me dy gishtërinjtë, me treguesin dhe të mesmin.” (Buhariu)


A dëshiron që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem të të garantojë xhenetin?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush më garanton mua atë në mes buzëve(gjuhën) dhe atë në mes të këmbëve (organin), i garantoj atij xhenetin.”(Mutefekun alejhi)


A dëshiron që mos të ndërprehen shpërblimet pas vdekjes?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kur vdes njeriu i ndërpriten veprat e tij përveç tre çështjeve: lëmosha (sadaka) vazhduese, dituria prej së cilës përfitohet ose fëmija i devotshëm që bën dua për të.”(Muslimi)


A dëshiron thesar prej thesareve të xhennetit?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "La haule ue La kuvete ila bila.” (Mutefekun alejhi)


A dëshiron shpërblimin e namazit të natës?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush e fal namazin e jacisë me xhemat sikur të jetë falë gjysmën e natës, dhe kush e fal namazin e sabahut me xhemat sikur të jetë falë tërë natën.” (Muslimi)


A dëshiron të lexosh një të tretën e Kur'anit për një minutë?
Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kaptina ( Ihlas ) llogaritet një e treta e Kur'anit .” (Muslimi)


A dëshiron që të rëndohet peshoja e veprave të mira ?
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : " Dy fjalë të dashura janë për Mëshiruesin (Allahun), të lehta për gjuhën (të shqiptohen), të rënda në peshore: Subhana-llah ue bihamdihi subhana-llahu eladhim.” (Buhariu)




A dëshiron që të shtohet risku dhe të zgjatet jeta jote?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush donë që ti shtohet risku dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet me farefisin e vetë.” (Buhariu)


A dëshiron që Allahu i Madhëruar ta dëshirojë takimin tënd?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush e dëshiron takimin e Allahut , Allah Madhëruar e dëshiron takimin e tij.” (Buhari)


A dëshiron që të jesh nën mbrojtjen e Allahut të Madhëruar ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut .” (Muslimi)


A dëshiron që të falen mëkatet edhe nëse janë të shumta ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush thotë në ditë njëqind herë Subhanallahi ue bihamdihi, i pastrohen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Mutefekun alejhi)


A dëshiron që të largohesh larg zjarrit për shtatëdhjetë vite?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush e agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhëruar, Allah e largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vite.” (Buhari)


A dëshiron që Allahu i Madhëruar të dërgojë salavat mbi ty?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : " Kush më dërgon mua një selam , Allahu i Madhëruar ia dërgon atij dhjetë selame.” (Muslimi)


A dëshiron që Allahu i Mdhëruar t’iu ngritë lart ?
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë : " Nuk ka kush që rri modest ndaj Allahut të???? Madhëruar e që mos ta ngrit Allahu atë lart .” (Muslimi)



E lusim Allahun e Madhëruar që të na pranojë adhurimet dhe të na i falë mëkatet!
ÇDO ROB I ALLAHUT QE E DO KRIJUESIN E TIJ LE T'JU DERGON TE GJITHEVE KETE MESAZH!!!!
Paqja dhe Meshira e Allahut qoft mbi ju
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/06/2010)
Klikime: 1296 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
2 Mr. Rimi.  
0
All-llahu ju shperblefte me Xhennet inshallah. Juve qe po na e mundesoni te njohim me shume fene tone me keso hadithe te bukura, dhe prej te cilave kemi mndesine te perfitojme prej tyre.

1 Mr. Rimi.  
0
All-llahu na shperblefte te gjithe muslinave ne kete bote me te mirat e kesaj bote, dhe ne boten tjeter me Xhennet insahllah.
lexojeni me vemendje kete, dhe punoni keshtu nese vertete doni qe ta kenaqim krijuesin tone, ( All-llahun ) dhe nese doni qe ai ( All-llahu ) te jete i kenaqur me ne.
Es-selamu alejkum vellezer dhe motra musliman.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025