E hënë, 16/09/2019, 21:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Akide

Të shpallurit ligj nga dikush tjetër përveç Allahut

Të shpallurit ligj nga dikush tjetër përveç Allahut 
 
 
Çdo kush që e bën diçka uaxhib, ndërkohë që  Allahu dhe i Dërguari i tij (Muhamedi, sallallahu alejhi ue selem)  nuk e kanë bërë uaxhib, apo bën diçka të ndaluar (haram), ndërkohë që Allahu dhe i Dërguari nuk e kanë bërë të tillë, ai ka bërë ligj atë që Allahu nuk e ka bërë të tillë (ligj).

Allahu i Lartësuar në suren Shura, ajeti 21, ka thënë "A mos kanë ata (zota ose idhuj) që u përcaktojnë atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut që shpërblimi dhe dënimi të jenë në ahiret), do të kryej dënim i dhembshëm mbi ta. E, megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.”

Në suren Nahl, ajeti 116, Allahu thotë: "Mos i thoni asaj gënjeshtrës së gjuhëve tuaja: ‘Kjo është hallall e kjo është haram’ e të shpifini ndaj Allahut gënjeshtrën. Vërtet, ata që shpifin gënjeshtër ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim.”

Argumentet nga Suneti për këtë temë janë të shumta. Një herë Muhamedi (salallahu alejhi ue selem)  i ka lexuar një ajet Adij ibn Hatim (i cili ishte i krishter, pastaj e pranoi Islamin) në të cilin thuhet: "Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër çifut) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. I lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë.” Teube, 31.

Adiu i tha që ne nuk i adhuronim ata. Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha se ata ishin që ua bënë të lejuarën të ndaluar e të ndaluarën të lejuar dhe ata i pasuan. (Tirmidhiu. Hadithi është hasen.)

Rregulli shpjegon dhe sqaron shirkun e bindjes apo nënshtrimit. Ky shirk ndodhë kur i bindesh apo nënshtrohesh krijesave, ndërkohë që e kundërshton Krijuesin (Allahun).

Këtë e sqaron hadithi, të cilin e transmeton Aliu, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nuk ka bindje ndaj krijesës kur kundërshtohet Krijuesi.” Hadithin e transmeton imam Muslimi në "Sahihun” e tij. Kjo ka kuptimin se bindja dhe nënshtrimi ndaj krijesave, kur kundërshtohet Krijusesi, quhet shirk i nënshtrimit dhe bindjes. 

Husein es Serraxh

Përktheu: Erion Sula

Kategori: Akide | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/03/2010)
Klikime: 847 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
0 Spam
1 arben  
eselamu alejkum qka mendoni a ban me votu ne kosove kur dihet qe ata kan ligje te kufrit ndersa ALL-LLAHU s.w.t ka thene:E KUSH GJYKON ME LIGJ TJETER PERVEQ LIGJIT TE ALL-LLAHUT AI ESHTE MOHUES.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019