E diel, 22/12/2024, 08:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Të penduarit në vendkërcim

Hoxha i mirënjohur Ali Tantawi, All-llahu e mëshiroftë, na rrëfen këtë tregim duke thënë:

"Hyra në një Xhami në qytetin Halep dhe e pash një djalë të ri duke u falur, e thashë "Subhanallah, ky djalë ka qenë prej njerëzve të devijuar, konsumues i alkoolit, është marrë me prostitucion, me kamatë, njëkohësisht nuk ishte i sjellshëm me prindërit e tij të cilët e kishin larguar nga shtëpia, ç'është puna e tij! Kush e solli në Xhami?"
Iu afrova dhe e pyeta "Ti je filani?" Ai përgjigj se kam të drejtë, dhe pastaj i thashë "Falënderimi i takon All-llahut që të udhëzoi. Më trego mua si të udhëzoi All-llahu?" "Udhëzimi im ishte përmes Hoxhës i cili na këshilloi në vendkërcim .." U përgjigj djali. Unë i habitur i thashë "në vendkërcim!" Po më ktheu djali .. "në vendkërcim". Por si kishte ndodhur kjo? Dhe djaloshi filloi të rrëfente tregimin e tij

"Në lagjen tonë kishim një Xhami të vogël . Imami ishte i moshuar. një ditë prej ditëve Hoxha ju drejtua xhematit duke thënë "Ku janë njerëzit? Çka është puna e njerëzve, e sidomos rinisë që nuk u afrohen e as nuk i njohin Xhamit?" E xhemati u përgjigj "Ata janë në kafene dhe vendkërcime".. E Hoxha pyeti "Ç'janë ato vendkërcime?" Njëri tha "Vendkërcim është salla, ku mbi podium shfaqen femrat e zhveshura duke kërcyer e njerëzit i shikojnë ato". Hoxha kureshtar pyeti " A janë musliman ata të cilët shikojnë aty?" Xhemat u përgjigj "po".

Hoxha nga mërzia tha "La Hawle We La Kuw-wete Il-la Bil-lah... O njerëz ejani të shkojmë atje e ti këshillojmë ata, ndërsa xhemati u përgjigj "O Hoxhë ku do ti këshillon ata, në vendkërcim a! Xhemati tentoi ta zmbraps hoxhën, e njoftuan se do të has në tallje, përqeshje dhe ofendime. Hoxha këmbënguli duke thënë "A thua vallë ne jemi më të mirë se Muhammedi a.s?

Hoxha kapi për dore njërin prej xhematlive që t'ia tregonte se ku ndodhet vendkërcimi, e kur arritën atje pronari i vendkërcimit i habitur e pyeti se çka dëshirojnë? Imami iu përgjigj se dëshiron të këshillojë njerëzit në vendkërcim. pronari u habit. filloi ti shikonte me habi dhe pastaj nuk i lejoi të hynin brenda. filluan të diskutojnë ata, derisa u detyruan të pengojnë një grup njerëz që donin të hynë brenda. Pronari më në fund u pajtua dhe kërkoi që të vijnë nesër atëherë kur fillon shfaqja...

I riu vazhdon storien "të nesërmen isha prezent në vendkërcim , filloi kërcimi nga një vajzë .pasi përfundoi u lëshuan perdet e pastaj u hapën përsëri. ishte Hoxha i nderuar i ulur mbi karrige i cili filloi me Bismillah dhe Falënderim ndaj All-llahut, e përshëndeti Resulullahun, dhe filloi të këshillonte njerëzit të cilët ishin shtangur e të çuditur, ata fillimisht menduan se kjo ishte rubrika e humorit. por kur e kuptuan se Hoxha me një mend po i këshillon filluan të brohoritin, të talleshin e të përqeshnin Hoxhën, mirëpo Hoxha nuk u mërzit aspak. Ai vazhdoi në këshillën e tij, përderisa u ngrit njëri prej tyre dhe kërkoi që të qetësohen njerëzit e të dëgjojnë çka po thotë Hoxha .

Mbretëroi qetësia në tërë sallën u dëgjua vetëm zëri i Hoxhës, ai thoshte fjalë që nuk kishim dëgjuar më parë, lexonte ajete Kur'anore dhe fjalë të Pejgamberit a.s. dhe na rrëfeu tregime rreth pendimit, dhe në mes tjerash hoxha tha:

"O ju njerëz, Keni jetuar gjatë dhe keni kundërshtuar All-llahun shumë ,a thua vallë ku shkoi kënaqësia e gjynahut ! Kënaqësitë shkuan e mbetën faqet e zeza për të cilat do të përgjigjeni ditën e gjykimit ,do të vije dita kur çdo gjë do të shkatërrohet përpos All-llahut .xh.sh..."

"O ju njerëz, a shikoni veprat tuaja ku ju drejtojnë, ju nuk po mundeni ta përballoni zjarrin e kësaj bote e cila është një pjesë e shtatëdhjetëve prej zjarrit të xhehenemit, shpejtoni të pendoheni para se të kalon koha"

Atëherë njerëzit filluan të qajnë. Hoxha doli nga ai vend dhe gjithë të tjerët pas tij, dhe të gjithë u penduan, njashtu edhe pronari i vendkërcimit u pendua bashkë me ata...


Mësime nga tregimi :

1. All-llahu xh.sh e pranon pendimin e çdokujt para se të ndërroj jetë .

2. Thirrja islame nuk përkufizohet vetëm në xhami ajo ka një horizont shumë të gjerë, në shtëpi, në punë, në rrugë, në burg etj.

3. Shërimi i të sëmurit arrihet me medikamente ndërsa të sëmurët nga gjynahet e mëdha shërohen me këshilla të urta.

4. Puna ,angazhimi për përmirësim të shoqërisë sidomos rinisë na thërret të gjithëve.

 



Përktheu Faton Bytyqi

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/09/2009)
Klikime: 888 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024