E diel, 19/05/2024, 09:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Të lexosh me zemër të gjallë
Të lexosh me zemër të gjallë

Ata që lexojnë. Dhe ata që nuk lexojnë s’janë të barabartë. Lexues, kush s’i lexon veç syri, por mendja bashkë me zemrën. Mbrapa krijimit të njeriut fshihet një botë e madhe. Atë botë nuk mund ta lexojë gjithsecili. E lexojnë kush ndjek mësimet e Atij që krijoi atë botë. Njeriu qenie e vetëdijshme, ngacmimet e para i merr nga bota e jashtme. Ajo botë, në të ardhmen, mund ta bëjë të vetëdijshëm edhe ndaj së brendshmes. Hapësira qiellore është një libër i hapur për të zotët e mendjes; për ata që mendojnë, e mendojnë ata që natyrshmëria s’u shtrembërohet. Kush lexon por, s’kupton, është një sy në një mendje e zemër të ngushtë.

Intelekti është dhuratë hyjnore. Arsyeja është ajo që hulumton, krahason, analizon; kërkon shpjegimin e asaj që kapin shqisat. Ndërsa, zemra ajo që nxitë. Një zemër e shqetësuar, është ajo zemër e materializuar. Zemra është e thirrur të stimulojë kërkesën për një botë të paprekshme, edhe pse ndijimet shqisore shpeshherë sikur shpijnë tek një botë përtej perceptimeve ndijore. Nxënësit të diturisë i duhet një dritë, që nuk shuhet e që nuk e lëvizin erërat. Të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Kush intelekti i tij nuk e shpie në rrugën e Paqes, është nxënës i diturisë pa dritë në sy, e sy pa mendje e zemër.

Vullneti për të njohur, nuk mund të burojë prej një zemre të ngurtë e të vdekur; e as prej një arsyeje të mbyllur brenda mureve të lakmisë materialiste. Dëshirën e ndez dhe e shuan qëllimi i mësymjes. Po qe një pikë e largët, derisa të arrijë atë, hapen shtigje të ndryshme të njohjes. Por, ashtu siç është e furishme euforia kur lakmisë i mësyhet, shpërthen dhe ndalon, nuk tejkalon hapësirën, e cila mbulon vetëm vetveten e tij, e ajo pikë është e afërt, s’prek as edhe një shteg të njohjes! Kur njeriu të vërtetën e botës shpirtërore mbulon, ndërsa, anën fizike; lakminë afatshkurtre, të përkohshme dhe të kufizuar, admiron dhe rob i saj bëhet. Jo, s’janë të barabartë ata që me zemër lexojnë (e zemrat e tyre janë të gjalla) dhe ata që zemrat i kanë të vdekura, e leximi i tyre është një epsh i gjallë.  
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 680 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 3
3 vetoni  
0
allahu ju shperbleft

2 Mumin  
0
Kerko ne google me fjalet Imsakije - Vakti ne Suedi. Ose, Ramazani ne Suedi.
InshaAllah gjen ndonje faqe qe te drejton. Ose pyet nese ka ndonje xhami afer. Fol me shoqet e tua. Me siguri do te te drejtoje ndokush.

Selam


1 lume  
0
un jam lumja jetoj ne sloveni deshiroj te me ndihmoni qe jem ne prag te mujit te madhrishem ramazanit e nuk po kam ku te njoftohna me kohen e imsakut ather ju kisha luk nese muni mem nimue

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024