E enjte, 26/12/2024, 13:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Sofie Jenkins, ish-krishtere-protestante, Britani e Madhe
Sofie Jenkins, ish-krishtere-protestante, Britani e Madhe
 
Kam lindur në një familje angleze të klasës së mesme-të ulët; nëna ime është amvise dhe babai im punoi në një firmë elektronike (ai tani është ligjërues në inxhinierinë elektronike). Babai im vjen nga një rreth katolik dhe nëna nga një rreth protestant. Ata e kanë ndarë së bashku një formulë të shkurtër në kishën Kuaker në fillim të viteve të ’70, por me kalimin e kohës, unë mbeta vetëm për t’i praktikuar, ata ishin ateista të fortë dhe religjioni kurrë nuk përmendej në shtëpinë tonë. Prindërit e mi kishin vendosur se nëse ne duam të jemi fetarë kur të rritemi, ata do ta përkrahnin këtë.

Që nga mosha e re, kam besuar në Zot, pavarësisht se nuk u rrita me këtë besim, por ende kisha ndjenjën se ajo që e kishin mësuar ata në shkollën e krishterë disi nuk ishte e drejtë. Nuk kam besuar në Jezusin ose në Shpirtin e Shenjtë, e tëra dukej e pavërtetë, por në shkollë na thonin se kjo ishte rruga e vetme e vërtetë dhe të gjitha religjionet e tjera ishin gabim, kështu që isha shumë e hutuar. Kur je një fëmijë i vogël ti e pranon se të rriturit janë gjithmonë të drejtë pa përjashtim: çka thonë ata, bëhet. Ende, unë s’mund ta pranoja këtë, kështu me sa duket, me mjaft mençuri, vendosa ta mbaja të fshehtë besimin tim vetëm në një Zot. Ndihesha fajtore për besimin në diçka që ishte ‘gabim’. Ndihesha e turpëruar dhe shpresoja e lutesha se do të ndalesha së shpejti së qeni heretike. Kur isha e re, kisha shumë frikë nga ‘fundamentalizmi islamik’, posaçërisht me problemin e Salman Rushdiut përballë mendjeve njerëzore. Isha shumë e frikësuar nga muslimanët në përgjithësi. Në shkollën time fillore ishin dy nxënës muslimanë, por ata e mbanin besimin e tyre në vete, përveç faktit se fëmija më i vogël Aliu refuzoi të falej në grup me të tjerët.

Unë gjithmonë i isha lutur Zotit të m’a tregojë rrugën e vërtetë, gjithmonë i kthehesha Zotit për ndihmë. Nuk kishte dyshim në mendjen time se Zoti ekzistonte që nga koha kur isha 11 ose 12 vjeçare dhe në shkollën e lartë fillova ta kuptoj se besimi im në një Zot nuk ishte gabim. Në këtë kohë, vërtet nuk kisha dëgjuar për Islamin, krejt çka dija për të ishte se ai ishte religjion i dhunshëm që i trajtonte gratë si të ndyta. Në të vërtetë, ne kemi mësuar në shkollë se Islami është përhapur me shpatë (me fjalë të tjera me dhunë dhe me mjete të forta) dhe se gratë në Islam ishin plaçkë e shfaqur simbolikisht prej veshjes së tyre dhe se muslimanët e adhurojnë Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). Isha vërtet e neveritur, çdo herë që shihja muslimane (ishin disa muslimane në lagjen time) mendoja, ‘si mund t’ia bëjnë këtë vetes’? Isha shumë e zemëruar. Ata na kanë mësuar, mendoj, një gjë të vërtetë, se muslimanët besojnë në një Zot të vetëm, që ishte diçka që unë, sinqerisht, nuk e dija më parë.

Kam kërkuar në të gjitha metodat e religjioneve të tjera, si në Hebraizëm dhe në Budizëm, por ato të gjitha dukeshin të bëra nga njeriu dhe kontradiktore. Megjithatë, një ditë, nuk e di çka më gjeti mua, por vetëm u ndjeva se duhet ta verifikoja nëse ajo që e kisha mësuar ishte e vërtetë apo jo. Gjithashtu, isha kureshtare sepse më kishin thënë se muslimanët besojnë në një Zot dhe unë dëshiroja të shoh se a ishte kjo e vërtetë apo jo. E pashë një libër që titullohej "Elementet e Islamit” në një librari lokale dhe e mora atë fshehurazi. Shkova drejt te seksioni i femrave muslimane dhe mbeta plotësisht e habitur nga ajo çka lexova. Ishte e kundërt me atë që e kisha mësuar për Islamin dhe gratë dhe më e mirë se çdo gjë që e kisha dëgjuar më parë. Unë nuk dyshoja çka lexoja, e dija se është e vërtetë, e dija thellë në zemrën time se të gjitha lutjet e mia ishin plotësuar. Islami ishte e vërteta që isha duke e kërkuar gjatë tërë jetës! U mundova të gjej dëshmi "për ta vërtetuar” se Islami nuk ishte e vërteta, por ishte e pamundshme: të gjitha librat që thonin gjëra negative për Islamin, tashmë e dija se ishin plot gënjeshtra. Të gjitha librat të cilat thonin gjëra pozitive për Islamin, e dija se po e thonin të vërtetën.

Vendosa se duhej të bëhesha muslimane, megjithëse nuk mund ta shprehja dhe t’i tregoja dikujt. Lexoja çdo libër që më ofrohej, e gjeta kopjen e përkthimit të Kur’anit nga libraria por nuk mund ta kuptoja atë, ishte e tëra në një anglishte të mesme. Kjo nuk më largoi se e dija se ishte vetëm përkthim dhe ajo që kisha kuptuar nga ajo më pëlqente tepër. E dija se Islami ishte për jetë, se nuk kishte kthim prapa, kështu që duhej të bëhesha e sigurt. I përfundova studimet për dy vite e gjysmë para se të qëlloj rastësisht në një ‘chat room’ në janar të viti 1997 që ishte ndryshim për jetën time. Ishte ‘chat-room’ në një web-faqe muslimane, dhe njerëzit atje ishin shumë të dobishëm sepse të ndihmonin shumë. Herën e dytë që shkova atje e thashë Shehadetin (deklaratën e besimit që e bën njeriun musliman) para njerëzve nga e mbarë bota.    


Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 695 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024