E premte, 26/04/2024, 05:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si ti largoni brengat nga jeta e përditshme!

Si ti largoni brengat nga jeta e përditshme!

islam.jpg islam image by moenawar


Çdo njeri në jetën e përditshme përballet me telash edhe probleme të natyrave më të ndryshme,por duhet ditur edhe metodat dhe format si t,i tejkalojmë këto telashe.Mënyra më e mirë dhe më e sukseshme është që të punojmë dhe të angazhohemi sa më shumë në punë,sepse vetëm atëherë nuk kemi kohë të mendojmë gjithëqka.
Fshehtësia e fatkeqësive tona është, se ne kemi bukur shumë kohë të lirë për të menduar se a jemi të lumtur apo nuk jemi të lumtur.Pra, të mos mendojmë më për këtë .Përvilni mëngët dhe filloni të punoni.Gjaku juaj do të fillojë të qarkullojë më aktivisht; truri i juaj do të fillojë të punojë më shpejtë dhe do të rritet shumë shpejt tonusi i juaj që do t'ju ndihmojë ta harroni brengosjen. Angazhohuni përherë në punë. Ky është ilaçi më i lirë dhe më i mirë në botë.Njeriu që vuan nga brengosja duhet të humbasë plotësisht në punë,sepse përndryshe atë person do ta mposhtë dëshpërimi.
Shpeshëherë në jetën e përditshme ,na brengosim edhe cikërrimat ,qka nuk është as kjo e mire sepse ,një cikërrimë e vogël rritet dhe shndërrohet në një brengë të madhe.Cikërrimat ,në raste të shpeshta ,mund t'a sjellin njeriun edhe deri në kufirin e çmendurisë,pastaj shkaktojnë edhe gjysmën e sëmundjeve të zemrës në botë.Ju e dini se gati gjysma e veprave penale,që shqyrtohen në gjykatatë ndryshme ,fillon nga cikërrimat.Pastaj ngacmimi provokus në restorant,grindjet në familje,qortimi ofendues ,fjala nënçmuese ,sulmi i vrazhdë ,janë pikërishtë ato cikërrima që të çojnë deri te vrasja.
Shumëkush prej nesh është fyer gjatë jetës në mënyrë të vrazhdë.Sepse mu goditjet e vogla ndaj dinjitetit personal, qortimet ofenduese dhe cenimi i sedrës sonë ,shkaktojnë gjysmën e sëmundjeve në botë.Cikërrimat shpesh janë edhe shkak i shumicës se martesave të pafat.
Pra,mos lejoni t’ua prishin qejfin cikërrimat ,të cilat duhet t’i urreni dhe t’i harroni. Mbajeni mend, se jeta është tepër e shkurtër që ta harxhoni në cikërrima.
Në rrugën tonë jetësore ne hasim në shumë situata të pakëndshme, të cilat nuk mund të ndryshohen.Ne mund të zgjedhim. T’i pranojmë këto situata si të pashmangshme dhe të pajtohemi më këtë situatë të domosdoshme dhe t’u përshtatemi rrethaneve këtyre, ose ta humbim jetën duke protestuar kundër gjërave të cilave nuk mund t’u ikimdhe ta sjellim veten në krizë nervore.
Edhe filozofi amerikan Uiljam Xhejms ka thënë:,,Pajtohuni ta pranoni atë që tanimë ekziston.Pajtimi me atë që tanimë ka ndodhur është hapi i parë për t,i përballuar pasojat e çdo fatkeqësie''.
Prandaj,që ta mposhtni shprehinë e brengosjes ,para se ajo t,ju mposht juve ,pajtohuni me të domosdoshmen.
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/09/2009)
Klikime: 1291 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 2
2 laura  
0
shuum tem e qelluar .por kto thenja te gjitha ja te marrura nga PSIKOLOGJIA 2 NGA autori DALTE CARAGER por qe qdo lexuesit do ti hyn ne pun ALLAHU JU SHPERBLEFT ...

-Në ktë botë na ka mbetur të jetojm edhe ca dekada,e ne i humbbim aq or,qe nuk ktheher më ,duke menduar per fyerjet(cikrrimat) te cilat do ti harrojm pas 1viti .jetes ton duhet tia kushtojm veprimeve dhe ndjenjave te denja per njeriun .


1 lejla  
0
Shum temm e duhur Allahu ju shperblefte

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024