E mërkurë, 24/04/2024, 14:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si ta shfrytëzojmë më mirë minutën

Si ta shfrytëzojmë më mirë minutën

 

Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë...
 

Nga: Harmin Suljiq

 

Koha është jeta e njeriut. Më e rëndësishme është që jetën ta ruajmë nga shkujdesia dhe përtacia. I mençur është ai i cili përkushtohet shfrytëzimit të kohës në mënyrën më të mirë, ngase jeta nuk është enë për gjëra të parëndësishme dhe tregime boshe, por përpjekje dhe mund në vepra të mira me të cilat Allahu i madhërishëm është i kënaqur. Për këtë njeriu përpiqet që të jetë i dobishëm për njerëzit tjerë.

Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë, ose t’i ndihmosh dikujt për të qenë i lumtur, qoftë ajo edhe thërrmi e veprës së mirë.

Nëse mundohesh të arrish këto shkallë madhështore ose nëse dëshiron të kontribuosh që tjerët në rrethin tënd të jenë nga ti të lumtur, atëherë harro përtacinë dhe në mes teje dhe lojës vër pengesë.

Vetëm në një minutë mund të bësh të mirë të madhe dhe meritosh thevab të madh. Vetëm një minutë mund ta zgjat jetën, rrit produktivitetin tënd, forcojë mendjen, rrit veprat e mira. Vetëm në një minutë në librin e veprave tua mund të shënohen shumë gjëra, vetëm nëse di si ti ruash.

Këto që do t’i përmend janë vetëm disa vepra të cilat mund të bëhen në një minutë:

1. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Fatiha, ngadalë në vete, dhe të fitosh 1.400 thevabe - vepra të mira, siç kanë njehsuar disa. Nëse e lexon shtatë herë, atëherë këto janë 9.800 thevabe, dhe të gjitha këto në një minutë.

2. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Ihlas për ne e njohur si Kul-huvellahu, njëzet herë ngadalë në vete. Leximi i kaptinës El-Ihlas është baraz me një të tretën e Kuranit, ndërsa leximi njëzet herë është baraz me leximin e Kuranit shtatë herë. Nëse e lexon çdo ditë në afat prej një minute njëzet herë, atëherë kjo për një muaj është 600 herë, në vit 7.200 herë, që d.m.th. që do të jesh i shpërblyer sikur ta lexosh Kuranin 2.400 herë.

3. Për një minutë mund ta lexosh një faqe të tërë të Kuranit.

4. Për një minutë mund ta mësosh përmendësh një verset të shkurtër të Kuranit.

5. Për një minutë mund të thuash njëzet herë "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir”. Shpërblimi për këtë lexim është sikur t’i lirosh tetë robër në rrugën e Allahut nga pasardhësit e Ismailit a.s.

6. Për një minutë mund të thuash "Subhanallahi ve bi hamdihi” 100 herë. Kush e thotë këtë, do t’i falen mëkatet qofshin sa shkumba e detit.

7. Për një minutë mund të thuash 50 herë "Subhanallahi ve bi hamdihi Subhanallahil adhim”. Dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshojë, të dashura për Mëshiruesin. (Buhariu dhe Muslimi)

8. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: "Më e dashur për mua është të them ‘Subhanallahi vel-hamdu-lil-lah ve la ilahe il-lallahu vall-llahu ekber’ sesa në atë mbi të cilën lind dielli.” (Muslimi) Këto fjalë mund të përsëriten 20 herë në minutë. Njëkohësisht këto fjalë janë më të dashura për Allahun e madhërishëm, ndërsa pesha e tyre në peshojë është tejet e madhe.

9. Për një minutë mund të thuash më shumë se 40 herë "La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah”. Këto fjalë paraqesin një prej thesareve të xhennetit, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, por njëkohësisht ndihmojnë njeriun të përballojë vështirësitë dhe të meritojë shkallë të larta.

10. Për një minutë mund të thuash 50 herë "La ilahe il-lallah”. Kjo është fjala më madhështore, fjalë e teuhidit, ndërsa atij që kjo i është fjala e fundit, do të hyjë në xhennet.

11. Për një minutë mund të thuash 15 herë "Subhanallahi ve bi hamdihi adede halkihi ve rida nefsihi zinete arshihi ve midade kelimatihi”. Këto fjalë që nënkuptojnë më shumë se tesbih dhe dhikër, siç transmetohen nga Pejgamberi s.a.v.s.

12. Për një minutë mund të kërkosh falje nga Allahu i madhërishëm më tepër se 100 herë me fjalët "Estagfirullah”. Vlera e këtyre fjalëve është pa çmim: istigfari është shkas i hyrjes në xhennet, falje e mëkateve, shkas i jetesës së bukur, rritje e fuqisë, mënjanim i fatkeqësive, lehtësim i punëve, zbritje shiut, rritje e pasurisë dhe dhënie e trashëgimtarëve.

13. Për një minutë mund të thuash fjalë që janë të vlefshme te Allahu në atë masë që një moment para vdekjes në vend të meritës së Xhehennemit mund të meritosh Xhennetin.

14. Për një minutë mund të biesh 50 herë salavat mbi Pejgamberin s.a.v.s. me fjalët "Sal-lallahu alejhi ve-sel-lem”, ndërsa Allahu mbi ty do të bie 500 herë salavate.

15. Për një minutë mund të meditosh për krijimin e qiejve dhe Tokës dhe të jesh i renditur në ata që janë të pajisur me arsye dhe intelekt të cilët Allahu i madhërishëm i ka lavdëruar në Librin e Tij.

16. Për një minutë zemra mund të mbushet me falënderim ndaj Allahut, dashuri, frikë, shpresë dhe dëshirë për Të. Në këtë mënyrë mund të arrish shkallë të larta në bindje ndaj Allahut dhe këtë derisa relaksohesh dhe pushon në krevatin e dhomës sate.

17. Për një minutë mund të lexosh dy faqe të një libri të dobishëm.

18. Për një minutë mund t’i lidhësh lidhjet familjare me thirrje telefonike.

19. Për një minutë mund të ngritësh duart duke bërë lutje të shkurtëra.

20. Për një minutë mund të japësh selam dhe shtrëngosh dorën shumë njerëzve.

21. Për një minutë mund të urdhërosh të bëhet e mira dhe ta ndalosh te keqen.

22. Për një minutë mund ta këshillosh vëllain tënd.

23. Për një minutë mund të ndërmjetësosh në mirësi d.m.th. me ndërmjetësim të bukur për dikënd.

24. Për një minutë mund ta gëzosh të pikëlluarin dhe t’ia largosh brengat.

25. Për një minutë mund të mënjanosh pengesën nga rruga.

Një minutë e shfrytëzuar udhëheq kah shfrytëzimi më i drejtë i minutës tjetër, në të cilën mund të bëhen vepra të mira për të cilat nuk nevojitet mund i veçantë ose pasuri. Pra, në çdo moment, në veturë, në shëtitje, ulur, shtrirë, dhe gjitha pozitat tjera mund t’i bësh këto vepra të mira, të cilat janë shkas i lumturisë, zemërgjerësisë dhe mënjanim të brengave.

Të këshilloj që t’i mbash mend ose t’i printosh, ose t’i përshkruash këto pika dhe të përkujtosh se çfarë mund të bësh për një minutë. Të shohësh sesa e ke shfrytëzuar kohën tënde dhe sa u ke ndihmuar vëllezërve tu myslimanë.

Asnjë vepër të mirë mos e anashkaloni ose nënvlerësoni.

 

www.minber.ba.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (26/01/2011)
Klikime: 2006 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 4
4 edona  
0
inshallah ALl-llahu xh.h na ndihmon qe ta shfrytzojme qdo minut te jetes sone ne menyren me te mir AMIN.

3 Nehati  
0
Elhamdulilah pi Allahut

2 Rilind  
0
Allahu ju SHperbleftt .. AMin Inshallah

ALLAHU EKBER


1 bajram  
0
selamun alejkum

a kurse tan jeta eshte vetem 5 min.
kuptuar me nje analizim te thelshem jeta mbaron vetem me 5.sekonda.
suretu el bekare ajeti 269: pervec te mencurve ket nuk e kupton kush.


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024