E shtunë, 27/04/2024, 22:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si ta përfitosh dashurinë e njerëzve?
 
Si ta përfitosh dashurinë e njerëzve?
 
 
Të jesh i dashur në mesin e njerëzve është vlerë e madhe. Nga kjo burojnë lumturia, dashamirësia, bereqeti dhe suksesi.

    Ndërsa përçarja dhe urrejtja janë zjarrë. Nga këto burojnë mossuksesi, largohet bereqeti dhe ngurtën zemrat.

    Andaj Islami ka nxitur përmes disa veprave të mira ta përfitojmë dashurinë e njerëzve.

 

        Prej gjërave që të bëjnë ta përfitosh dashurinë tek njerëzit është:

        1. Përhapja e selamit

        Nuk ka dyshim se selami është sunet i hershëm që nga koha e Ademit, alejhi selam, e do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit, gjithashtu është përshëndetje e banorëve të xhenetit.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

        "…e përshëndetja e tyre është: Selam!" [Junus, 10]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        "Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send." [En-Nisa, 86]

        Në hadithin të cilin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Cila vepër e Islamit është më e mira? "Të ushqesh të varfërit dhe t'i japësh selam atij që e njeh dhe atë që nuk e njeh- iu përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]."

        Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] "Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni përderisa nuk duheni në mes veti. A doni t'ju tregoj për një gjë, që nëse e praktikoni atë do të jeni të dashur? Përhapne selamin në mesin tuaj!" (Muslimi)

        Ibn Omeri [radijallahu anhu] shkonte në treg dhe thoshte: Shkojmë në treg për shkak të selamit, t’i japim selam atij që e takojmë.

        Selami i ka tri shkallë, ajo më e plota, më e mira dhe më e vlefshme është: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu", pastaj vijon: "Es-selamu alejkum ve rahmetullah" dhe më e ulta: "Es-selamu alejkum."

        Andaj muslimani ose mund të marrë shpërblimin e plotë ose më pak, varësisht nga forma dhe shkalla e tij.

        Është transmetuar se një njeri hyri në xhami tek i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Es-selamu alejkum! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Dhjetë (sevape ka)". Pastaj hyri një tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullah! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selamin dhe tha: "Njëzet (sevape ka)" Pastaj hyri një tjetër dhe tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu! I Dërguari i All-llahut ia ktheu selam dhe tha: "Tridhjetë (sevape ka).” [Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]

        Selami është emër prej emrave të bukur të All-llahut [Subhanehu ve Teala] "Es-selam" dhe përhapne këtë emër që të kemi bereqet prej All-llahut [Subhanehu ve Teala].

        I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]  na ka nxitur që të fillojmë me selam, sepse nëse fillojmë me selam  kemi shpërblim të madh, duke u vërtetuar me fjalët e të Dërguarit të All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Njerëzit më të mirë tek All-llahu [Subhanehu ve Teala] janë ata që fillojnë me selam."

        Enes bin Maliku [radijll-llau anhu] i ka pershendetur edhe fëmijën nëse ka kaluar pranë tij, pasiqë edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka vepruar në këtë mënyrë.

 

        2. Mos u hidhëro!

        Hidhërimi të çon deri tek morali i keq, sepse hidhërimi t'i shkatrron nervat  dhe të bën që të grindesh me të tjerët. All-llahu [Subhanehu ve Teala] na ka ndaluar nga këto sjellje e padashur tek Ai. Gjithashtu edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka nxit që të mos hidhërohemi.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:

        "…Dhe ata që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit." [Ali imran, 134]

        Erdhi nje njeri tek i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: "O i Dërguari i All-llahut, më këshillo! I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Mos u hidhëro! I tha prap: Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mos u hidhëro! I tha prap: Më këshillo! I tha i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Mos u hidhëro! Kështu disa herë."

        I Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë për atë që ka falimentuar: "I falimentuar është ai i cili vjen në Ditën e Gjykimit, ka plotësuar namazin e tij, ka plotësuar agjërimin e tij, ka plotësuar dhënien e zekatit, por e ka fyer (sha) këtë e atë, e ka mallkuar këtë e atë, dhe është bërë prej të falimentuarve, sepse All-llahu [Subhanehu ve Teala] ia ka marrë të mirat e tij dhe ia ka dhënë atyre që i ka fyer e i ka mallkuar."

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka dozë të shpërblimit më të madhe tek All-llahu [Subhanehu ve Teala] sesa frenimi i mllefit."

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e frenon mllefin, dhe ai ka mundësi që ta shfaqë atë (mllefin), All-llahu e thirrë atë në Ditën e gjykimit para të gjitha krijesave, derisa ky njeri ta zgjedh një nga hyritë e xhenetit".

        Dhe si përfundim i kësaj është se hidhërimi është çelësi i shumë sherreve dhe prishjes së moralit, dhe prej gjërave që më së shumti takohet muslimani këtyre ditëve që të çojn deri tek hidhërimi janë: Telashet, kokëçarjet, papastërtia, gringja për kafshatën gojës, por me anë të Kur'anit dhe Sunetit  të mudohet që ta kthej edukatën dhe moralin tek besimtari.

 

        3. Mos lakmo në atë që e posedon tjetri

        Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Mos lakmo në atë që është në dorë të njerëzve, të dojnë njerëzit." Sepse nëse njerëzit e ndiejnë se ti po kërkon atë që e kanë ata, frikësohen prej teje dhe të urrejnë.

 

        4. Edukata dhe morali i mirë

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

        "Vërtet, ti(Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!" [El-Kalem,  4]

        Dhe për këtë feja islame i jep përparësi të veçant moralit të mirë, sa që edhe i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] e ka kufizu qëllimin e dërgimit të tij dhe ka thënë: "Me të vërtetë, jam dërguar të plotësoj moralin" edhe për këtë Resulullahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka bërë dallim në mes fesë islame dhe moralit të mirë.

        Këtë e vërteton hadithi tjetër ku i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka asgjë më të rëndë në peshojën e besimtarit në Diten e Gjykimit sesa morali i mirë, dhe ai që ka moral të mirë, e arrinë gradën e agjëruesit (që agjëron) vazhdimisht, dhe ai është i dobët në ibadet.

 

        5. Falja

        Kur'ani famëlartë na nxit që t'i falim të tjerët dhe mos t'ua zëmë për të madhe. Këtë e vërteton fjala e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:

        "…po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju?" [En-Nur, 22]

        Ky ajet Kur'anor do të thotë: All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë: O robi Im, ju gaboni dhe dëshironi që All-llahu t'iu falë gabimet tuaja, duhesh që patjetër edhe ti t'ia falësh gabimi atij që të ka bërë keq. Nëse doni që All-llahu mos me ua zënë për të madhe dhe me ju falë juve, fali të tjerët.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin famëlartë thotë:

        "Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet,gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve,e All-llahu i do bamirësit." [Ali Imran, 133-134]

        Këto dy ajete kanë qenë shkak i lirimit të një robëreshe që ka qenë e mençur. Kjo robëreshë ka qenë tek Imam Xhafer El-Mensur. Një ditë Imam Xhafer El-Mensuri e kishte urdhëruar që t'i qet ujë me marrë abdes, dhe i rrotullohet ena, dhe Imam Xhafer El-Mensuri hidhërohet dhe e shiqon me hidhërim. Robëresha ishte e mençur dhe i tha ajetin (dhe ata që e frenojnë mllefin). Imam Xhafer El-Mensuri tha: E frenova mllevin. Robëresha vazhdoi: (dhe ata që ua falin (të keqen) njerëzve). Imam Xhafer El-Mensuri tha: Të kam falur ty. Robëresha recitoj përseri fundin e ajetit: (Vërtet, All-llahu i do bamirësit). Pastaj imam Xhafer El-Mensur i thotë: Shko se ti je e lirë për hir të All-llahut [Subhanehu ve Teala].

 

        6. Pajtimi në mes dy vëllezërve të hasmuar,bashkëshortëve të ndarë, shokëve të hidhëruar

        Punë shumë e lehtë për të fituar dashurinë tek njerëzit. Andaj e ka për detyre ç'do musliman që të mundohet sinqerisht për hir të All-llahut [Subhanehu ve Teala] t'i pajtojë ata në mes veti, dhe me këtë e arrin kënaqësinë e All-llahut [Subhanehu ve Teala] dhe të njerëzve.

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an:

        "S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)". [El-Huxhurat, 10]

 

        7. Mos shajë e as mos nënçmo e përqesh

        Nëse don që njerëzit me të dashtë, atëherë mos i përqesh ata, e as mos i shajë. All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'an thotë:

        "..dhe njerëzve u thuani fjalë të mira.." [El–Bekare, 83]

        Pastaj All-llahu [Subhanehu ve Teala] thotë:

        "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin". [El-Huxhurat, 11]

 

        8. Mendo mirë për njerëzit

        Nëse do që njerëzit me të dashtë, duhet që patjetër të kesh mendim të mirë për ta, sepse mendimi i keq të çon deri tek hidhërimi dhe urrejtja.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala]  në Kur'anin Famëlartë thotë:

        "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…" [El-Huxhurat, 12]

 

        9. Mos përgojo

        Prej gjërave që të çon deri tek hidhëimi është të bësh gibet (përgojim) në mesin e njerëzve, dhe të thuash për dikend diçka që nuk e ka. Nëse një njeri është koprrac dhe me një mexhlis i thua se ai është koprrac, i ke bërë gibet (e ke përgoju), por nëse nuk është koprrac dhe i thua se është koprrac, ke shpifur për të, d.m.th. i ke bërë padrejtë dhe i ke thënë se është rrenacak.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:

        "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin." [El-Huxhurat, 12]

        10. Ktheje të keqën me të mirë

        Nëse do të jesh i dashur tek njerëzit, duhet që të fillosh me të mira, duke u bazuar në fjalën e All-llahut [Subhanehu ve Teala] ku thotë:

        "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt." [Fussilet, 34]

        Në lidhje me këtë është një tregim i çuditshëm por me mend: Hasan El-Basriu dëgjon se e ka përgojuar një person në mexhlisin e tij. Hasani me këtë rast i thotë një vogëlushit: Merre këtë hedije ( ka qenë një tabak me hurme) dhe dërgoja filanit dhe thuaj: Hasan El-Basriu këtë hedije ta dhuron, sepse ti kur e ke përgojuar atë, ia ke dhuruar të mirat e tua, por kjo hedije është një pjesë e vogël prej të mirave tua.

 

        11. Të jeshë modest

        Prej gjërave që e bëjnë të dashur tek njerëzit është modestia.

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk do të hyjë në xhenet ai person i cili ka në zemër mendjemadhësi qoftë edhe sa grimca e atomit.

        Mundohu që kur të jesh në mexhlis, dhe vjen vëllau yt musliman dhe t'ia lirosh pak vend që edhe ai të ulet, ky person që ti ia ke liruar pak vend, do të nderojë, do të rrespektojë, dhe do ta ktheje me të mira  atë vepër.

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] thot në Kur'anin Famëlartë:

        "O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]

        Në vijim do t'i paraqes disa ajete Kur'anore që përmbajnë këshilla dhe edukatë, që shkaktojnë të jesh i dashur tek njerëzit:

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        a. "O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni." [El-Muxhadeleh, 11]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        b. "E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën." [El-lejl, 5-9]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        c.  "(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit;  mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-Bekareh, 83]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        d. "Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit." [El-Bekareh, 177]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        e. "O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë." [El-Bekareh, 254]

 

        12. Fjala e butë apo butësia

        All-llahu [Subhanehu ve Teala] në Kur'anin Famëlartë thotë:

        " Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet." [Ta ha,  44]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        "(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit." [El-bekareh, 83]

        Thotë All-llahu [Subhanehu ve Teala]:

        "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten." [Ali Imran, 159]

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk gjindet ndonjë gjë (send) veq se e ka zbukuruar atë butësia, dhe nuk ngritet ndonjë gjë vetëm se me çështjen e tij (butësisë). Buzëqeshja kur të takohesh me vëllaun tënd është sadaka."

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Bamirësia është moral i mirë, me fytyrë të buzëqeshur dhe më fjalë të buta."

        I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Njerëzit më të larguar nga All-llahu janë ata që kanë vrazhdësi në zemër."

        "Nuk ke besuar pëdresia të mëshirosh"

        "Kush nuk i mëshiron njerëzit, All-llahu [Subhanehu ve Teala] nuk e mëshiron atë."

        "Kush nuk i mëshiron ata që janë në tokë, nuk e mëshirojnë atë ata që janë në qiej."

        Të gjitha këto ajete dhe hadithe të nxisin që të jesh i but në fjalë, i butë me të tjerët, të buzëqeshësh kur flasësh me tjetrin, t'i mëshirosh ata që të rrethojnë.

        Të gjitha këto gjëra e shtojnë dashurinë e njerëzve për ty, dhe largohet urrejtja e tyre ndaj teje.


        Sylejman Jashari

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1568 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 4
4 Hana  
0
All-llahu ju shperblefte per te gjitha keto qe po i beni

3 lina  
0
Es-selam alejkum we Rametullahi we Barekatehu All-llahu ju shperbleft per ket pun qe po e beni se me te vertet shum shum pun te mir po boniii

2 tija  
0
selam alejkum allahu ju shperblef per pune e pa lodhshum qe po e ben thash zoti qe te ket pun te mira edhe me shum

1 bedrije  
0
s.a allahu ju shperbleft per pun e juaj

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024