E martë, 24/12/2024, 19:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si ta dimë që kjo është sprovë e jo dënim ?
Pyetja:

Nëse të ka kapluar një sprovë e madhe edhe ti bën dua, mirëpo Allahu nuk të përgjigjet (me qëllim ose që të përgjigjet më vonë, ose shpërblimin ta lë për ahiret). Si ta dimë që kjo është sprovë e jo, ndoshta, dënim nga Ai?

Allahu ju shpërbleftë! Eselamu alejkum!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshim se pjesë e jetës së muslimanit janë sprovat, Allahu i Lartësuar thotë: “A menduan njerëzit të thonë: ‘Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?’ Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.” Ankebut, 2-3.

Prandaj sprova është edhe formë me të cilën e dëshmon besimtari bindshmërinë e tij, ndaj Krijuesit të tij dhe me këtë i shumëfishohen shpërblimet.

Gjithashtu, edhe një pjesë e të këqijave apo fatkeqësive që i ndodhin muslimanit janë edhe për shkak të mëkateve të tij, që me anë të këtyre fatkeqësive ai pastrohet nga ato mëkate.

Por, nëse njeriu goditet me një fatkeqësi, a mund ta dallojë se është sprovë nga Allahu i Lartësuar, për shumëfishimin e shpërblimeve apo është dënim për shkak të mëkateve që i ka bërë?

Në formë të prerë kjo nuk është e mundur, pasi kjo është në dijen e Allahut dhe neve nuk na lejohet të vërtetojmë qartë se, p.sh.:, kjo fatkeqësi  është për shkak të këtij mëkati apo është sprovë për t`ia ngritur shkallët në xhenet.

Kjo mund të vërtetohet vetëm për pejgamberet, pasi ata kanë qenë të ruajtur nga mëkatet. Prandaj, fatkeqësitë që i kanë përjetuar janë për ngritjen e shkallëve të tyre në xhenet.

Për këtë  nuk lejohet të dëshmojmë në formë të prerë për një gjë të tillë, qoftë për vete ose dikë tjetër që e njohim.

Kurse si duhet të jetë qasja e muslimanit në këtë është se ai ka mundësi të anojë në njërën nga këto, duke pasur pikënisje se cila është më e theksuar te besimtari. Nëse njeriu është besimtar i përkushtuar dhe ruhet nga mëkatet, atëherë mund të anojmë se fatkeqësitë me të cilat goditet janë  për ngritjen dhe shumëfishimin e shpërblimeve. Nëse njeriu është mëkatar dhe nuk i përmbahet dispozitave, atëherë anojmë se këto fatkeqësi janë rezultat i të këqijave që është duke i vepruar, por jo në mënyrë decidive. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 804 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024