E martë, 24/12/2024, 03:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si mund të arrihet përqendrimi maksimal në namaz
Pyetja:

A mund të më tregoni se si mund të arrihet përqendrimi ''maksimal në namaz'', konkretisht mënyrat se si mund të bëhet kjo dhe a konsiderohet përqendrim nëse je e vetëdijshme plotësisht se çka je duke thënë (përkthimi i sureve dhe lutjeve) gjatë namazit?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Me lejen e Allahut, unë do të tregoj disa nga shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë më i përkushtuar në namaz, duke e lutur Allahun që të na bëjë prej atyre të cilët i përkushtohen Allahut në namazin e tyre.
1. Përgatitja për namaz, e cila bëhet me disa forma. E para është marrja mirë abdest, pastaj përsëritja e fjalëve të muezinit, nëse je nga ato që e dëgjojnë ezanin, pastaj bërja e duave pas ezanit dhe veshja e rrobave të pastra për namaz.
2. Qetësia në namaz- Kur të rrish në këmbë, të jesh e qetë dhe të rrish më gjatë. Edhe kur bie në ruku, të jesh e qetë dhe të rrish gjersa çdo gjymtyrë të qetësohet, pastaj kështu duhet të veprosh pasi të ngrihesh prej rukusë, pastaj në sexhde kështu, pastaj mes sexhdeve dhe kështu me radhë. I Dërguari i Allahut alejhi selam qetësohej në namaz, gjersa çdo asht dhe çdo gjymtyrë kthehej në vendin e vet. Ai e falte namazin ngadalë dhe me kujdes.
3. Kujtimi i vdekjes në namaz, mbështetur në fjalën e të Dërguarit alejhi selam: “Përkujtoje vdekjen në namazin tënd, sepse nëse njeriu e kujton vdekjen në namazin e tij, e përmirëson namazin e tij më mirë dhe le të falë namazin sikur të ishte i fundit për të.”
4. Meditimi për ajetet e Allahut, për duatë dhe për dhikret e tjera (nëse nuk e di arabishten, është mirë që së paku të mësohen kuptimet e disa duave dhe sureve që këndohen më shpesh, në mënyrë që të meditojmë më mirë, sepse nuk ka mundësi të thellohesh në kuptimin e tyre dhe të meditosh për to nëse nuk ua di kuptimin). Meditimi për kuptimin e atyre sureve dhe duave që i di lë gjurmë më shumë dhe rezultati i saj është rrjedhja e lotëve nga frika e Allahut. Të përkujtosh më shumë në namaz dënimin e Allahut.
5. Thënia “amin” pas këndimit të Fatihasë, sepse në të ka shpërblim të madh.
6. Leximi i sureve ajet për ajet, dalëngadalë. Të ndalesh në çdo ajet, sepse kështu është suneti i të Dërguarit të Allahut.
7. Leximi i Kuranit rrjedhshëm dhe me zë të bukur.
8. Bindja se kur kërkon prej Allahut, Allahu do të të përgjigjet.
9. Vendosja e sutres gjatë faljes së namazit, sepse kjo të ndihmon për përkushtimin në namaz
10. Shikimi në vendin e sexhdes. Nëse ulesh në etehijat, shikon drejt gishtit tënd, duke e lëvizur atë dhe duke e mbajtur drejt, siç ka ardhur nga i Dërguari i Allahut alejhi selam.
11. Kërkimi i ndihmës tek Allahu, nëse të vjen ndonjë ngacmim prej shejtanit, që Ai të të ruajë prej tij, sepse shejtani është shumë i kujdesshëm që ta largojë njeriun nga përkushtimi në namaz. Shejtani është si një hajdut apo kusar rruge; sa herë që ti dëshiron të shkosh rrugës drejt Allahut dhe të afrohesh tek Ai, ai të del në rrugë për të të penguar. Prandaj, robi i Allahut duhet të ketë kujdes, që mos t’ia largojë shejtani vëmendjen nga namazi.
12. Meditimi për namazin e të parëve tanë, se si kanë hyrë ata në namaz. Ali bin Ebu Talibit, kur hynte në namaz, i ndërrohej fytyra. Kur pyetej për këtë, thoshte se kishte ardhur koha e amanetit, të cilin Allahu ua ka paraqitur qiejve, tokës dhe kodrave dhe ato kanë refuzuar që ta mbajnë, por e ka mbajtur njeriu.
13. Shtimi i lutjeve gjatë vendeve në namaz, sidomos në sexhde, ku duhet t’i shtosh duatë edhe më shumë. Ta lutesh Allahun që ta forcojë zemrën tënde dhe të t’i falë mëkatet (në namazet vullnetare lejohet të bëhet dua edhe shqip).
14. Largimi i disa pengesave që të pengojnë për t’u përkushtuar në namaz, si p.sh. të largosh ato sende që të tërheqin vëmendjen në namaz, të mos falesh me rroba të cilat kanë vizatime, shkrime apo ngjyra të ndryshme si dhe të mos falesh afër një ushqimi që e do. I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk ka namaz kur afrohet ushqimi.” Gjithashtu, të mos falesh duke u shtrënguar për të penguar nevojën fiziologjike. E, nëse ndodh kjo, atëherë prishe namazin dhe merr abdest prapë. Mos u fal kur të kap kotja dhe lëri lëvizjet e tepërta në namaz. Mos e ngre shikimin në qiell dhe gjithashtu mundohu që ta hapësh sa më pak gojën në namaz.
Këto, pra, ishin disa nga shkaqet që të ndihmojnë të jesh më e përkushtuar në namaz.
 


Shaban Murati

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 999 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 valii  
0
qfar duhet te bej pasi nuk mundem ti fali namzet rregullisht pasi jam ne pun si duhet ti plotsoj pasi spo kam munsi ti fali me koh

1 LaMii  
0
a eshte ber kjo per gjinin femrore,sepse ashtu po drejtohet..

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024