E hënë, 23/12/2024, 17:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si mund ta di se namazi më pranohet te Zoti xhele shanuhu?
Pyetja:

Si mund ta di se namazi më pranohet te Zoti xhele shanuhu?


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Për ta kuptuar se namazi është pranuar, këtë nuk mund ta dëshmojë me siguri askush nga njerëzit, pasi te çdo vepër që ne kryejmë thelbësore është sinqeriteti dhe përkushtimi, në të cilin nuk ka ndërhyrë syfaqësia dhe gjërat e tjera. Pastaj, njeriu mund të kryejë një vepër fisnike, edhe namazin, por pas një kohe duke u krenuar dhe lavdëruar me të te njerëzit mund ta humbë shpërblimin për të. Lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë nga syfaqësia, nga krenaria dhe nga lavdërimi i vetes!
   Por, në anën tjetër, secili musliman në veten e tij mund ta kuptojë deri diku se sa janë të vlefshme tek Allahu i Lartësuar veprat që kryen, në radhë të parë namazi. Kjo arrihet së pari duke u nisur nga realiteti se si ne e kryejmë këtë adhurim, sa jemi të përqendruar në të apo edhe sa ndihemi të lumtur, të përqendruar, të qetësuar dhe të gëzuar kur lidhemi në namaz dhe komunikojmë me Allahun e Lartësuar gjatë këtij adhurimi.
   Gjithashtu mund ta kuptojmë se a është duke u pranuar namazi ynë tek Allahu i Lartësuar duke e shikuar veten gjatë jetës së përditshme se sa ndikon namazi në largimin nga veprat e ndaluara dhe gjërat e këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat...” (Ankebut, 45)
Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 1077 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Bujar  
0
o allahu ju shperbleft me xhenetin e ZOTIT juve gjithmon ne jeten e juv
shum te mir jeni.ALL-LLAHU EKBER

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024