E enjte, 26/12/2024, 13:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

SI E PRANOI AERIKANI I RI ISLAMIN
SI E PRANOI AERIKANI I RI ISLAMIN

Një gazetë Saudite “Vatan” transmetoj një bisedë interesante me një djalosh 12 vjeçarë nga Amerika, të cilit nëna ia kishte dhënë lirinë të zgjedhë fenë e vet sipas dëshirës, sipas së cilës ia kishte ofruar libra të ndryshme nga të gjitha fetë “qiellore”…
Pas shoqërimit të gjatë me libra amerikani i ri vendosi të bëhej musliman, duke zgjedhur për vete një emër të ri Muhammed Abdullah. Filloi të falet vetë, dhe mësoi shumë fjalë arabe. Krahas tyre, mësoi edhe shumë dispozita të Sheriatit, lexoi historinë islame dhe përmendësh i mësoi edhe disa Sure nga Kur’ani fisnik. Të gjitha këto Muhammedi i mësoi vetë para se të takohej me ndonjë musliman. Në pyetjet e gazetarëve të “Vatanit” se a kishte vështirësi të veqanta para pranimit të besimit islam, papritur tha se i kishin humbur disa namaze sepse nuk i dinte kohët e tyre. Në pyetjen se çfarë është dëshira e tij, amerikani i ri u përgjigj. “Dëshiroj të mësoj gjuhën arabe, të bëhem hafiz i Kur’anit dhe të shkoj në Mekke. Përpiqem që me paratë e mbledhura të siguroj udhëtimin për në Mekke, kam dëgjuar se ai udhëtim kushton 4000 dollarë, ndërsa unë momentalisht kam 3000 dollarë. Gjithashtu dëshiroj që Palestina t’i kthehet muslimanëve”. Pasi që ishte pyetur se çka dëshiron të bëhet, Muhammed Abdullahu u përgjigj: “Do të dëshiroja të bëhem artist dhe të kam mundësi të paraqes fotografinë e vërtetë të muslimanëve. Kam shikuar shumë filma dhe kam vërejtur se ata e paraqesin një pasqyrë të rrejshme të muslimanëve, por kam shikuar edhe disa filma të mirë…”A e falë namazin në shkollë?” ishte pyetja e rradhës, “Po, kam gjetur një vend të fshehur për të kryer faljen.”
 
Shembull, shumë i mirë për shumë musliman të tjerë.
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 805 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024