Si e kujtoi Allahun një adoleshente
Shkruar nga Merjem
Siç veprojnë shumë njerëz, unë iu ktheva Allahut dhe Islamit gjatë momenteve të vështira të jetës sime. Është një fakt i tmerrshëm i jetës. Kur jeta është e mirë dhe e lumtur, askush nuk ndihet i obliguar të kthehet kah Ai ose feja e Tij.
Pasi jam kthyer kah Allahu, iu afrova një shoqeje në mënyrë krejt të rastësishme duke u munduar ta nxis atë t’i kthehet edhe ajo Islamit. Përgjigja e saj e ftohu gjakun tim: "Tani, jeta ime është e mirë, jam e lumtur dhe nuk më duhet ndonjë ndryshim.”
Mendova me vete, më mirë ta mbash gjuhën tënde. Dëshiroja ta shtrëngoja dhe t’i thoja: "A dëshiron vërtet që të ndodhin disa ngjarje tragjike para se t’i kthehesh Islamit?” Siç duket, askush me mendjen e tij të drejtë nuk do ta dëshironte këtë, por në ndërgjegje e ndjej se secili e dëshiron.
Nuk kam ndonjë përjashtim për këtë. Isha në depresion si rezultat i një serive të ngjarjeve të cilat ndodhën. Tani kur shikoj prapa, nuk ishte shumë, por të jesh adoleshente e cila ka humbur identitetin dhe qëllimin në jetë, ishte vigan i të gjitha krizave.
Isha ndarë prej shoqeve të mia më të mira duke u larguar nga jeta ime dhe e rivendosur në vendin që e kisha quajtur njëherë shtëpi. Ka qenë e vështirë dhe isha duke vuajtur. Mundohesha të gjeja ngushëllim duke ndenjur zgjuar gjatë natës dhe duke qenë kureshtar për yjet, e çuditur me faktin se ata ishin yjet e njëjtë që i vështroja me habi derisa jetoja në anën tjetër të botës.
Familja ime, Elhamdulilah (Gjithë falënderimi i takon Allahut), i kishte të gjitha ndryshimet drejt Islamit në vitet e kaluara. Askush nuk më ka detyruar ta vë mbulesën dhe unë nuk e kam bërë thjesht sepse mendoja se nuk isha e gatshme. Ata, sidoqoftë, shpresuan për mua të vishesha thjesht dhe më e rëndësishmja më propozuan namazet e mia ditore.
Tezja ime u mundua të më merrte me vete në këto orë mësimi (për fenë) që mbaheshin afër dhe unë shkoja kur mundesha. Njeja dhembje dhe nuk e kuptoja qartë pse. Dhe ndodhi që këto tema të veçanta në këto orë që i kisha ndjekur ishin rreth asaj pse ndodhnin dhimbja dhe vuajtja. Mësuesi tha se ne kalojmë kohë të vështira si test, për ta parë se si i përballojmë ato. Për ta parë nëse ne i kthehemi Siratul Mustekim (Rrugës së Drejtë), ose largohemi nga ajo.
Ishte ajo ditë kur unë mësova se çdo grimë të dhimbjes që ne e pësojmë, të dyja emocionale dhe psiqike, na lehtëson neve prej dënimeve në botën tjetër. Ishte atëherë dhe unë fillova me të vërtet të kuptoja rrugën e Allahut, si çdo gjë që ndodh që ka një qëllim dhe unë supozoja të mësoja prej kësaj.
Ishin pothuajse dy vite e gjysmë prej asaj periudhe të jetës sime. Më mori një vit e gjysmë që të filloj me të vërtet ndryshimet. E njihja Islamin, por nuk e praktikoja siç duhej ta praktikonte muslimani. Mendoja se isha e lumtur por thellë brenda vetes e dija se nuk isha.
Isha hipokrite dhe sa më shumë që mundohesha ta refuzoja këtë, nuk mundja. E pranova atë dhe u gëzova se e gjeta rrugën e vërtetë. Ndërgjegjja ime nuk ishte e vdekur por unë e kisha heshtur atë. E kam kryer Umren dhe falesha vazhdimisht se herën tjetër ndërgjegja ime më foli mua, unë nuk do ta dëgjoja vetëm, por, do ta plotësoja dhe nuk do ta injoroja.
Ramazanin e kaluar, një natë të vonë, vendosja e hixhabit u ngulit në ndërgjegjen time dhe nuk u largua më. I thashë vetes se nuk isha e gatshme, se kishte shumë punë që unë nuk do të isha në gjendje t’i plotësoja, por nga fjalët e sinqerta të shoqeve përkrahëse i thashë vetes se nëse nuk filloj tani nuk do të filloj kurrë. Dhe e besoja këtë 200 %. Kështu, unë nuk kisha ndonjë justifikim për mosmbajtjen e Hixhabit. Dhe, elhamdulilah, përfundimisht unë e vendosa Hixhabin më 31 Dhjetor, 1999 në moshën 18 vjeçare dhe e mbaj që atëherë.
Pas një muaji, unë e kuptova se hixhabi nuk ishte aq punë e madhe sa mendoja. Nuk ishte e vështirë fundja. Menjëherë gjeta shumë shoqe që gjithashtu mbanin hixhab. Këto shoqe dhe familja ime ishin forcë e madhe për ta ngritur imanin (besimin) tim.
E ngarkova veten më shumë me mesxhidin-duke drejtuar aktivitete dhe duke ndjekur më shumë orë mësimi për ta shtuar dijen për fenë tonë. Jam e lumtur që vendosa ta mbaj hixhabin atëherë, sepse, kush e di se sa gjatë do të më merrte për mua t’ia filloja. Si do ta kujtoja Allahun dhe rrugën e Tij madhështore?
Çdo gjë m’a kujton Allahun dhe mund ta ndiej dashurinë time për Të, për Profetin tonë dhe për fenë tonë që përhapet çdo ditë.
Përktheu: Fexhrie Kaçiu
|