E martë, 24/12/2024, 03:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si duhet t’i shoh këto gjëra në aspektin islam?

Pyetja:

Selam alejkum!
Ka disa muaj që po shfletoj disa libra, të cilët i kanë shkruar ateistë. Titujt e librave janë 'Shoqëritë sekrete dhe fuqia e tyre botërore' , 'Kodet magjike' , ‘Komiteti i të 300-tëve', ‘Komploti botëror' etj.
Në këta libra diku më pak e diku më shumë flitet për disa organizata sekrete siç janë Parësia e Sionit, masonët, iluminati, familjet Rothchild dhe Rokfeller etj. Nga autorët e këtyre librave shkruhet me shumë siguri se janë këto shoqëri sekrete që kanë krijuar sistemet bankare dhe si rezultat mbajnë peng ekonominë botërore. Janë këto shoqëri famëkeqe dhe diabolike të cilat janë shkaktare të luftërave ne bote. Pikësynimi i tyre është të krijojnë një rend të ri botëror (siç thuhet në libra). Këto shoqëri financojnë luftërat duke shitur armë në vende që ato kanë interes dhe pastaj vendeve të shkatërruara nga po këto luftëra u japin kredi nga bankat e tyre në mënyrë që të mbajnë ekonominë peng dhe ta drejtojnë ata atë vend. Nga anëtarët e këtyre shoqërive diabolike janë dhe presidentët e SHBA-ve, Xhorxh Bush, Bill Klinton etj.
Sipas këtyre autorëve, të cilët kanë bërë disa kërkime në këto fusha, këto shoqëri sekrete udhëhiqen nga çifutët, të cilët u përmbahen udhëzimeve të Talmudit, ku mes të tjerave thuhet se vetëm çifutet janë njerëz dhe se pjesa tjetër janë bagëti ose siç i quajnë ata Goym dhe si rezultat i këtyre këto shoqëri duan të krijojnë një qeveri botërore të udhëhequr nga vetë çifutet. Dhe për të arritur këtë gjë ata kanë vendosur një kushtetutë apo disa pikësynime të cilat deri më sot ata (disa prej tyre) i kanë arritur me sukses.

Disa prej pikave të parimeve të tyre janë:
1-të zhdukin besimet fetare
2-të zhdukin konceptin e familjes
3-të përhapin në masë drogën, muzikën, prostitucionin në mënyrë që të çoroditin rininë e sotme
4-të krijojnë kriza financiare false në mënyrë që të zhdukin popullsinë e botës së tretë dhe të përçajnë kombet, etj.

Duke lexuar këto pika si dhe shumë të tjera si dhe duke parë shenjat dhe simbolet e tyre ku një prej simboleve të tyre është piramida me një sy në majë të saj, shenjë kjo që gjendet edhe tek kartëmonedha 1-dollarëshe amerikane, a mund të jetë kjo shoqëri apo ky konspiracion Dexhali që thuhet se do dalë para kiametit, duke parë që edhe pikësynimet e tij janë pak a shumë si shenjat e kiametit dhe shumë nga këto pika ai i ka arritur deri më sot?
Ma bëni hallall që u zgjata. Allahu ua shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Fillimisht ju themi se nga këta libra që përmendni, ne kemi lexuar atë të fundit "Komploti Botëror” para disa vitesh (përafërsisht në shtator të vitit 2001), gjatë kohës kur ishim studentë, madje më kujtohet se pata shkruar një vështrim rreth këtij libri. Gjithashtu edhe për librat që përmendni kemi dëgjuar dhe e kemi plotësisht parasysh përmbajtjen e tyre. Prandaj mund të themi se të gjitha që thuhen në këta libra dhe në libra të tjerë të ngjashëm, ndoshta nuk do të thotë se janë tërësisht të sakta, pasi një nga synimet kryesore të këtyre librave është të bëhen bestseller dhe për ta arritur këtë nuk ngurrojnë edhe t’i rrisin disa gjëra, megjithëkëtë shumë informacione të cilat përcillen nuk mund të mohohen. Sido që të jetë, është i saktë ekzistimi i disa organizatave të këtilla konspirative të cilat kanë dorë në zhvillime të ndryshme në botë dhe nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve ata arrijnë t’i realizojnë disa qëllime madhore të tyre. Kjo është e pranuar dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë të hulumtohet shumë.
Ndërsa për ta bërë lidhjen se këto konspiracione janë Dexhalli për të cilin ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk është e qëndrueshme. Në fakt kjo pyetje më ktheu kujtimin gjithashtu te një libër i përkthyer, i cili më pat rënë në dorë para disa viteve me titull: "Fijet Sekrete mes Mesihut Dexhal, Misterit të Trekëndëshit të Bermudeve dhe Pjatave Fluturuese”, të shkruar nga Muhamad Isa Davud. Një titull mjaft interesant dhe provokativ për ta zgjuar kureshtjen e lexuesit. Në këtë libër tentohet të bëhet një lidhje në mes të Dexhalit dhe ndodhive të ndryshme botërore, të cilat mbesin si komplekse dhe të pazgjidhshme, sikurse trekëndëshi i Bermudeve, pjatat fluturuese, etj. Libri me një fjalë përmban një lëmsh informacionesh dhe mundohet të sjellë një hipotezë të trilluar, sikurse të gjitha ndodhitë mistere të kohërave, madje edhe këto organizata sekrete janë dorë e Dexhalit i cili nëpërmjet këtyre gjërave mundohet ta mbisundojë botën!
Pa u zgjeruar më shumë, themi se në kohën bashkëkohore ka pasur pretendime nga më të ndryshmet në lidhje se çfarë është Dexhalli i paralajmëruar dhe se a mund të jetë paraqitur ai, ndoshta pa u vërejtur nga njerëzimi. Më parë ka pasur njerëz të cilët paramendonin se televizori është Dexhali i paralajmëruar, pasi në të paraqiten të vdekurit si të gjallë dhe mund t’i atribuohen shumë karakteristika nga aspekti metaforik (figurativ), për të cilat ka paralajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se janë karakteristika të Dexhalit. Pastaj disa të tjerë theksonin se teknologjia dhe përparimi material bashkëkohorë është Dexhali i paralajmëruar, i cili është me një sy, pasi të gjitha zhvillimet teknologjike janë të destinuara ose kufizohen për dobi të kësaj bote duke e shpërfillur botën tjetër, prandaj kjo është alegoria e njërit sy, etj. Sido që të jetë, këto janë botëkuptime të njerëzve të cilët janë munduar të bëjnë lidhje në mes të ndodhive të kohës së tyre dhe asaj që na ka folur Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Edhe pretendimi se këto shoqëri sekrete dhe konspirative për të cilat flitet më shumë në kohën tonë të thuhet se janë rrjedhojë e Dexhalit apo vetë Dexhali është një tendencë sikurse tendencat e mëhershme dhe kjo nuk është e saktë.
Dexhali i paralajmëruar nga Muhamedi salallahu alejhi ve selem është një person i cili ka veti dhe karakteristika të detajuara dhe nuk ka të bëjë kjo me atë që mund të paragjykojnë disa njerëz. Në një përgjigje të mëhershme kemi folur në lidhje me Dexhalin, prandaj për të kuptuar më shumë mund të ktheheni aty, Allahu e di më së miri!
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (22/02/2010)
Klikime: 706 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024