Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?
Mësime të shumta nga shoqërimi i Musait a.s. me Hidrin.
Autor: Dr. Abdulkerim Bekkar
"Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar” [1]
Allahu xh.sh. ne Kur’anin famëlart, gjegjësisht në suren elKehf na tregon për takimin e Musait a.s. me robin e Tij të sinqertë Hidrin, dhe ndodhin mes tyre. Musai a.s. kërkoj nga Hidri që t’a shoqëroj atë dhe të mësoj nga ai. Hidri lajmëroj Musain për mosdurim në atë që ka për të parë. E Musai a.s. i dha fjalën për mos nxitim dhe dëgjimin e respektim të plotë deri atëherë kur vet Hidri do ta lajmëroj për atë që veproj. Ky tregim përmban në vete një urtësi: mos mundësin e Musait a.s. për durim, durim për të cilin veç ishte besatuar.
Nga ky tregim mund të nxjerrim mësime të shumta:
1- Allahu xh.sh. e mëson Musain a.s. qe të marr mendim nga të tjerët për një çështje kur ai nuk është në dije të plotë, transmetohet se një njeri kishte pyetur Musain a.s.: a njeh dikënd më të ditur se vetën? Musai a.s. ishte përgjigjur:” jo nuk njoh”[2]. Ky tregim së pari është një udhëzues për të gjith ata që janë udhërrëfyesë, që me çdo punë që ballafaqohen duhet t’a shohin në mënyrë objektive dhe mos të flasin për atë që nuk jan krejtësishit të sigurt. Ska dyshim se Musai a.s. ishte i derguari i Allahut dhe nga pejgamberët madhështor, atij i foli Allahu me fjalë. Megjithatë ai duhet të marr mendim nga të tjerët ngase Musai a.s. nuk është takuar me të gjithë njerëzit, dhe nuk është në dituri për tërë atë që Allahu i madhëruar i ka veçuar robërit e Tij.
E në kohën tonë kur shkencat janë të shumta dhe është tepër vështirë apo e pa mundur që njëri nga ne të jetë i gjithanshëm në një shkencë e lere më në të gjitha shkencat.
Është e rrugës të mësojmë nga këto tregime hyjnore.
2- Në këtë udhëtim Musai a.s. ishte nxënës i Hidrit, dhe me këtë pohim nuk kemi për qëllim që t’a paraqesim Hidrin më të mirë se Musain a.s. mirëpo të jesh më i afërt tek Allahu xh.sh. nuk d.t.th. të jesh më i ditur.
Ky fakt na nxitë që të jemi sa më të sinqertë në punët dhe synimet tona. Njëherit mos të jemi nga ata që i lodhin dijetarët e mësuesit e tyre me pyetje që nuk i takojnë profesionëve të tyre. Ata nuk do të pergjigjen, e më këtë gjest do të ulen në sytë e të mosditurve ose do të përgjigjen jo në mënyrë profesionale. Allahu e mëshiroft Imam Malikun i cili ka thënë: "Me të vërtet prej disa mësuesëve të mi kërkoj lutje, por nuk transmetoj nga ata”
3- U përmbajt Musai a.s. në fillimin e udhëtimit të tij me Hidrin, duke mos e kundërshtuar mësuesin ngase i dha fjalën duke i thënë: "në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë”[3]. Kjo përmbajtëje nga ana e Musait a.s. ishte në bazë të asaj që mendonte t’a flijonte për të arritur dituri e njohuri të bëgatshme. Mirëpo Hidri ishte i sigurt se Musai a.s. nuk do kishte durim në atë që do t’a sheh, ngase Musai a.s. ishte i përkushtuar në zbatimin e asaj që Allahu xh.sh. e frymëzoj, si mospranimin e çdo të keqje, luftën në mbrojtje të jetës, pasurisë e drejtësisë.
Rezultati ishte: kundërshtimi i Musait a.s. ashtu siç paramendoj Hidri, por kundërshtimi ishte më vend dhe ishte i një natyre që çdo mysliman duhet t’a bëj d.t.th. t’a kundërshtoj atë që është në kundërshtim me parimet fetare, dhe mos heshtja ndaj të keqës përderisa është e mundur.
Musai a.s. kundërshtoj mësuesin e tij duke besuar se metodologjija e drejtë është më e denjë për pasim se sa njerëzit çfarëdo çofshin ata. Myslimanët janë sprovuar më një gjë të tillë në periudha të ndryshme historike, ku grupe të ndryshme pasuan dhe akoma pasojnë njerëz që i paraqesin të pagabuar apo hyjnorë, dhe ngrisin argumente në favor të tyre duke arsyetuar çdo gjë që bëjn ata, edhe nëse puna e tyre është në kundërshtim të hapur me parimet e drejta dhe logjike.
4- Hidri ishte i bindur në mosmundësin e durimit të Musait a.s., dhe e shprehu këtë duke i thënë: "Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar”, kjo tregon për dukurin stabile në jetën njerzore, ku njerëzit nuk kan durim për t’i përballuar gjërat të cilat nuk jan të kapshme, apo përpjekjet të cilat në jetën e përditshme nuk kanë kuptim të plotë.
Në këtë kontest kemi qëndrimin e shokëve të sinqertë të Pejgamberit a.s. të cilët ishin indiferent ndaj marrëveshjës së Hudejbisë, ngase ajo në shiqimin e parë, apo në përceptimet e tyre ishte në dëm të myslimanve.
Sikur të mos ishte pëlqimi i Muhammedit a.s. i mbështetur nga frymëzimi qiellor kjo marrëveshje do të kishte një qasje krejt ndryshe. Mirëpo i Madhi Allah bëri që kjo marrëveshje edhe pse në shiqim të parë ishte në dëm të shoqëris islame, ajo faktikishtë ishte shumë e begatë sa që disa nga komentuesit e Kur’anit thonë se ajeti ”Ne ty të dhamë një fitore të sigurt” fitorja e përmendur ka per qellim sqarimin e qëndrimit të Pejgamberit a.s. kundrejt shokëve të tij të cilet nuk ishin në gjendje për t’a kuptuar të mirën e kësaj marrëveshje[4].
Sot ndjejmë një dëshirë të madhe dhe punë plot entuziazëm të shumë nga predikuesit fetar për t’i tejkaluar të gjitha problemet dhe pengesat me shpejtësi, duke qenë të shtyer nga një sinqeritet i pastër, mirëpo siç duket ata nuk jan të njoftuar për pengesat madhështore që ata duhet të ballafaqohen. E këtë e gjejmë të shfaqur tek një pjesë e të rinjëve të cilët në shpirtin dhe gjakun e tyre kanë një dashuri të pashembullt për fenë e tyre.
E shkaku pse kjo dukuri është e shfaqur tek rinija –në të shumtën e rasteve- është se një numër i prijësave paraqesin para tyre se zotërimi në tokë dhe fitorja janë shumë afer, e tërë kjo ndodh me një qëllim të mirë për t’i inspiruar ata që të punojn më shumë. Kështu kalojnë disa vite dhe ata të rinjë fillojn t’a kuptojnë se rruga deri te fitorja është shumë më e gjatë se sa ata e kishin perceptuar, e kjo i bënë ata të rinjë që në problemet më të vogla të zbrapsen, të jenë pasiv, e jo rrallëherë t’i fyejn prijësit e tyre. Pastaj kalojn në formim grupe krejtësisht rinore duke mos patur –në shumicen e rasteve- urtësi, eksperiencë e as njohuri themelore, e rezultati i ditur!
Kjo vjen si pasojë e mos sqarimit të mirëfillt të predikimit islam dhe detyrimet e tij (apo thirrjes islame dhe detyrimet e saja), e argumentet në këtë temë jan të shumta.
"Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar”
Çështjet për të cilat nuk jemi të njoftuar jan të shumta, të përmendim disa prej tyre:
a) Metodologjija hyjnore të cilën e bartim, metodologji që në vete përmban pjesë stabile të forta që nuk mund të ndryshohen, dhe nuk lejohet që të përparohen ose te anashkalohen duke menduar se ato do të funksionojn më mirë në udhëzim apo rregullim. Gjithashtu kjo metodologji përmban në vete pjesë labile jo edhe aq të forta të cilat mund të jenë pjesërisht të ndryshuara duke na mundësuar përfitimin e më të mirës dhe largimin nga më e keqja, mirëpo të gjitha këto pjesë të kësaj metodologjije janë shumë të begatshme, kurse ajo qe kërkohet të arrihet është të punohet në bazë të mësimeve të sajë. Kurse rastet janë ato te cilat i japin përparesi disa nga këto pjesë të kësaj metodologjije.
Shembull: punët e mira janë të shumta, por gjendja në të cilën ndodhemi favorizon një punë të mirë nga tjetra p.sh. sikur te myslimanët të mbretëroj varfëria, është më e rrugës që paratë të shpenzohen duke i ndihmuar të varfërit se sa te shkosh në vizitë vullnetare te qabes, ose sikur armiku t’a sulmoj vendin do të ishte shumë më e rrugës të ndihmohet ushtrija se sa ndertimi i nje xhamije apo bibloteke, e kështu me radhë.
b) Realiteti në të cilin jetojmë, ky realitet është i mbushur përplot me gjurmë të llojeve të ndryshme të cilat bëjnë të pamundur shërimin e çdo problematike madhore, bile duke mos na lejuar që t’i trajtojm ato si problematika lokale.
Mjetet e informimit që i përngjasojn një magjije, interesat e përbashkëta, emigrimi i kulturave botërore, të gjitha këto bëjnë atë që ne mendojm se jan çështje të brenshëme të nënshtruara veçanëris shtetërore apo lokale. E këtë veçanëri shtetërore nuk arrimë t’a kuptojm me meditim apo me çiltërsi, por me studime të përpikta dhe punë kolektive... si dhe me kuptimin e mënyres se si arrihen të sajohen vendimet.
c) Njeriu është pikënisja në edukim, ky njeri iu është nënshtruar një sërë ndikmesh kulturore, shpeshëherë në kundërshtim njëra me tjetrën. Si rrjedhojë kemi një mentalitet të ndryshëm nga ai i shekullit të kaluar si dhe një qasje ndryshe për çdo interesim, rezultat i kësaj gjendjëje është problematika e nxitjes për të bërë mirë.
Kurse tërë këtë ndryshim nuk e ka shoqëruar interesimi ynë per t’a kuptuar këtë gjendje e cila ngritet në bazë te njohurisë mbi personalitetin njerëzor dhe mbi rrugën që Zoti dëshiron të kaloj kjo jetë.
Argumenti i këtij mosinteresimi është rruga në të cilën ecën predikimi ynë duke mos patur në të shumten e rasteve më të voglin ndryshim.
d) Dëshira apo caktimi i Allahut xh.sh. për ndërrimin e popullit (kalimin nga një gjendje në tjetëren), ndërrim i cili nuk ndalon asnjëherë por nuk del nga rregullat dhe parimet që Zoti caktoj. Baza e këtij ndërrimi apo kalimi është lëvizje apo kalim i ngadalët i cili po u shpejtësua asnjëherë nuk mund të jetë arritje jashtë asaj që është normale.
Përderisa jeta e njeriut është e shkurtë, njeriu është tepër entuziast për të kuptuar rezultatin e punës dhe përpjekjes së tij para se të kaloj në botën e amshuar, por rruga të cilën e caktoj i madhi Allah për jetë në këtë botë nuk i nënshtrohet dëshirave tona. Allahu iu drejtua të dërguarit të Tij duke i thënë: "Ne ose të mundësojmë ty ta shohësh atë që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria”.
Nëse mentaliteti i njeriut është i koklavitur dhe vështirësija për të ndikuar tek ai është e madhe, atëher mentaliteti i shoqërisë është akoma me i koklavitur dhe vëshirësija për të ndikuar te ky mentalitet është shumë më e madhe. Ngase anëtarët e shoqërisë kanë botëkuptime të ndryshme për çështje të ndryshme, e kjo e bënë që puna më e vështirë të jetë ajo me shoqërinë.
E nëse mendojmë t’a vjelim atë që e mbollëm para se të jetë pjekur atëherë ne kemi luftuar në frontin e huaj, dhe faktikishtë kjo do të ishte më e dëmshme për punën e edukuesit se sa puna e armikut të këtij edukimi.
Me të vërtetë puna në bazë të metodologjisë së caktuar është me e vështirë se sa vetë metodologjija, ngase metodologjija ngritet në bazamente gjithpërfshirëse, e mbeldhja e përvojës (duke punuar me metodologji të caktuar) zbehet për shkak të llojllojshmëris së problematikave dhe çështjeve që kanë trajtim të veçant
Allahu është i gjithë dijshëm.
----------------------------------------------------------
[1] - elKehf 68,
[2] – Transmeton Buhariu në: "Elehadithu Elenbija’u”,
[3] – elKehf 69,
[4] – "Fet’hu elKadiir”
Marrë nga adresa elektronike www.drbekkar.com
Shqipëroj: Shkëlzen S. Hoxha