E enjte, 25/04/2024, 00:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si agjëron zemra
Si agjëron zemra
Udhëzimi i zemrës është themel i çdo udhëzimi, lëvizës i çdo suksesi dhe bazë e çdo vepre.
 
Nga: Dr. Aid el-Karni

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
"Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij;
All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send."
(Et - Tegabun, 11)
Udhëzimi i zemrës është themel i çdo udhëzimi, lëvizës i çdo suksesi dhe bazë e çdo vepre. Në transmetimin e saktë shënohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtetë në secilin trup është një organ, nëse është në rregull, i tërë trupi është në rregull, nëse është i prishur, i tërë trupi është i prishur, e ky organ është zemra." (Buhariu dhe Muslimi)
Rregullsia dhe vlershmëria e zemrës tënde është shkas i lumturisë tënde si në dynja ashtu edhe në ahiret. Në anën tjetër, prishja e zemrës është shkas i shkatërrimit përfundimin e së cilës e di vetëm Allahu, ndërsa Ai thotë:
"Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente."
(Kaf, 37)
Secila krijesë ka zemër, por kjo zemër mund të jetë ose e gjallë ose e vdekur. Zemra e gjallë është e ndriçuar me dritën e udhëzimit dhe imanit, e mbushur me bindje, e nënshtruar ndaj urdhërave. Ndërsa zemra tjetër është e vdekur, e sëmurë dhe e rrënuar.
Allahu i madhërishëm për zemrat e indiferentëve thotë:
"Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm."
(El - Bekare, 10)
Ata thonë:
"Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë)."
(El - Bekare, 88)
"A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!"
(Muhammed, 24)
"Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
(Fussilet, 5)
Siç shohim, zemrat sëmuren, ndryshken e më pastaj vulosen me dryrë e më pastaj vdesin.
Zemra e besimtarit agjëron si në muajin e Ramazanit ashtu edhe jashtë tij. Agjërimi i zemrës është në atë mënyrë që largohet nga të gjitha përzierjet e shirkut i cili shkatërron zemrën, besimeve të kota, ngallzitjeve të shejtanit dhe qëllimeve të këqija dhe çdo gjëje që e largon nga Allahu. Zemrat tona duhet të jenë të mbushura me dashuri ndaj Allahut dhe vetëm kjo zemër është në gjendje ta njoh Zotin e vet me të gjitha emrat dhe atributet me të cilat Ai e ka përshkruar Veten.
Zemra e besimtarit është dritë dhe ajo lëkundet në te dhe nuk ka thërrmi errësire, sepse dërgesa e përhershme dhe ligjet e qiellit e bëjnë të gjallë. Kësaj mund t'i shtojmë edhe dritën natyrale në të cilën është krijuar secli rob, kështu në përfundim kemi dy drita madhështore:
"Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë."
(En - Nurë, 35)
Zemra e besimtarit është kandil i cili shkëlqen sikur dielli dhe në te nuk banon kryelartësia, ngase ajo është e ndaluar, ngase zemra në të cilën vendoset kryelartësia, doemos sëmuret dhe shkatërrohet.
Ilaçi për vetëpëlqim dhe paramendim është shikimi në mangësitë e vetvetes dhe mijëra mëkate e gabime të cilat i ka bërë njeriu e pastaj i ka harruar, por Zoti i botëve i ka regjistruar në Librin i cili është te Ai, ndërsa Zoti nuk harron dhe asgjë nuk i fshihet.
Zemra e besimtarit agjëron nga zilia, sepse zilia i shkatërrron veprat e mira dhe shuan dritën e cila reflekton nga zemra dhe ia vështirëson rrrugën kah Allahu.
Allahu i madhërishëm thotë:
"A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh."
(En - Nisaë, 54)
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Mos keni zili ndaj njëri-tjetrit dhe mos urreheni . . ." (Muslimi)
Pejgamberi s.a.v.s. tri herë vërtetoi që një sahab është banor i Xhennetit, dhe kur e pyetën këtë sahab çfarë ka bërë që e ka merituar Xhennetin, ai është përgjigj: "Asnjëherë nuk kam fjetur e që në zemrën time të ketë qoftë edhe një thërrmi e zilisë dhe urrejtjes ndaj ndonjë myslimani."
Andaj, a ka edhe zemra që agjërojnë me agjërimin e atyre që e kanë njohur të vërtetën?
Ndërsa agjërimi i tyre frymon me mallëngjimin ndaj Zotit të mëshirshëm . . . zemrat e tyre pandërprerë agjërojnë, ndërsa gjuhët e tyre lavdërojnë Zotin në mëngjes dhe mbrëmje . . .
O Allah, udhëzo zemrat tona në rrugë të drejtë dhe bëji të qëndrueshme në besim.


Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: Argjendi (06/10/2009)
Klikime: 1870 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 3
3 besnik  
0
selam alejkum allahu ju shperbleft me mira ne kete dynja e ne hairet vllezer e selam alejkum .

2 selvete  
0
Paqja ,bekimi,shpetimi,meshira e Zotit mbi ju!Kush arrin me i kuptuar keto gjera ka shpetuar.

1 hafiz  
0
tung flm per keto sene rreth fes se islami po hala ma shum duhet me ne spjegu që të jem të dishum rreth fejes ton të bukur zoti ju shperbleft me xhennet

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024