Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në sektorë: 193 Artikujt e shfaqur: 169-180 |
Faqet: «- 1 2 ... 13 14 15 16 17 -» |
|
Qëllimi i agjërimit është që besimtari të ngjitet në shkallën e takvallëkut (devotshmërisë, përkushtimit). Dijetarët dhanë disa përkufizimi mbi takvallëkun, si: - Muttekunë janë ata që ruhen nga dënimi i Allahut, duke u larguar prej asaj që e ka ndaluar Allahu dhe njëherazi zbatojnë urdhrat dhe obligimet e Allahut; - Muttekunë janë ata që largohen prej gjynaheve; | |
|
Pastrimi i shpirtit është nevojë e patjetërsueshme. Allahu i Lartësuar e kërkon një gjë të tillë. Ai dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat, me të vetmin qëllim që të ofrojë lehtësi në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtrave, e cila arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar. | |
|
Ramazani është një mundësi ekskluzive për besimtarin e mirë që ai të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Le të kujtojmë së bashku se jemi të obliguar ta falënderojmë Krijuesin Fuqiplotë për të mirat dhe dhuntitë e pakufishme të Tij. Veçojmë tri mënyra falënderimi: | |
|
1. Obligimi i bërjes së nijetit për agjërim të obliguar që para hyrjes së Sabahut: Nëse është vërtetuar hyrja e Ramazanit me shikim të syrit, apo nga ana e dëshmitarëve, apo me plotësim të muajit Shaban, obligohet çdo musliman i ngarkuar nga sheriati që të vendosë- të bëjë nijet për agjërim që në mbrëmje, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kushdo që nuk e bën nijetin për agjërim para agimit, ai nuk ka agjërim (nuk i quhet agjërimi) | |
|
Namazi i teravive është sunet për burra dhe për gra. Fjala “teravi” është shumës i fjalës “teruihatun” e cila rrjedh nga fjala “rahatun”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam El Fejumi në “Misbahul munir” dhe imam Ibnul Mendhuri në “Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu,... | |
|
Namazi i teravive është sunnet për burrat dhe për gratë. Fjala teravi është shumësi i fjalës “tervihatun”, e cila rrjedh nga fjala “rahatin”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam Fejjumi në “Misbahul munir” dhe Imam Ibn Mendhuri në “Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu ngaqë muslimanët e gjeneratës së parë, kur falnin namazin e teravive, pushonin pas çdo dy selamesh, pra pas çdo katër rekatesh. | |
|
Itikaf nga ana gjuhësore do të thotë të qëndrosh mbyllur në një vend, ndërsa në gjuhën e sheriatit do të thotë të qëndrosh për një kohë të caktuar brenda në xhami duke bërë adhurime. Imam Ibn Kajim Xhevzije në librin e tij "Zadul mead" thotë: “Qëllimi i itikafit është të lidhësh zemrën me Allahun, duke u veçuar me Të me adhurime si dhe duke i ndërprerë lidhjet me krijesat.” | |
|
Jeta në Mekë ishte bërë e padurueshme për muslimanët. Jobesimtarët i torturonin dhe nuk i lejonin ata të adhuronin Allahun e Madhëruar. Pejgamberi Muhammed, paqja qoftë mbi të, vendosi të shpërngulej me shokët e tij në Medinë për t’i ikur shtypjes së kurejshëve. | |
|
Ja,ne veç jemi e përcjellur muajin e bekuar të Ramazanit,ditët e tija të bukura dhe netët e tij edhe më të bukura.Jemi duke e përcjellur muajin e Kur`anit,devotshmërisë,sabrit-durimit,xhihadit,faljes dhe të liruarit nga zjarri i Xhehennemit. | |
|
Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar. Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta,... | |
|
Era e këndshme e Ramazanit arriti, prandaj lidheni kontratën për ripërtëritjen e imanit, duke pranuar edhe këto porosi e mesazhe: Porosia e parë: Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme në shtëpi. Krijoni atmosferë qetësie në shtëpinë tuaj duke kryer veprime me të cilat Allahu i Lartësuar është i kënaqur. | |
|
Namazi i teravive lejohet të falet në shtëpi, bile për femra është më e preferuar të bëhet në shtëpi. Por, nëse femra dëshiron të dalë në xhami, për shkak se e arrin më mirë koncentrimin nga leximi i imamit, apo nëse mbetet në shtëpi përton, atëherë del në xhami. | |
|
|