E enjte, 26/12/2024, 15:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

A munden femrat ta falin në shtëpi namazin e teravive?
 

Pyetja:

A munden femrat ta falin në shtëpi namazin e teravive dhe sa rekate duhet te falet, 8 apo 20? Nëse mundeni një sqarim.

Përgjigje:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi i teravive lejohet të falet në shtëpi, bile për femra është më e preferuar të bëhet në shtëpi. Por, nëse femra dëshiron të dalë në xhami, për shkak se e arrin më mirë koncentrimin nga leximi i imamit, apo nëse mbetet në shtëpi përton, atëherë del në xhami.

Kurse për numrin e rekateve në namazin e teravive është një polemikë e gjerë tek dijetarët, të cilën nuk do ta trajtojmë tani, por themi se qëndrimi më i saktë është qëndrimi i katër medhhebeve dhe shumicës së dijetarëve në përgjithësi, se nuk ka numër të definuar të rekateve. Mund t`i falësh tetë, njëzet rekate, më shumë apo më pak. Ajo që është esenciale në namazin e teravive, por edhe në të gjitha namazet e tjera është arritja e qetësisë, përkushtimit, përqendrimit dhe mosnxitimit në namaz. Për Zotin, një rekat në të cilën arrihet kjo është më me vlerë se njëqind regate, në të cilat nuk arrihet kjo. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Vjedhësi më i keq është ai i cili vjedh në namaz.” Të pranishmit e pyetën: "O i dërguari i Allahut! Si vidhet në namaz?” Profeti iu përgjigj: "Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden.” Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

17.10.2006

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1393 | Komentet: 4 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 4
3 BoY_TeToVa@hotmail.com  
0
ju lutem em jepni nje pergjigje pse zoti e perjashtoj ademin a.s.prej xhenetit kur ai ka mundesin qe te ndal adem a.s.qe te mos e haj ate pem dhe aj te qendron ne xhenet pse e beri ket zoti me spjegoni pak me gjer.

4 Argjendi  
0
Zoti i ka kriju njerzt edhe i kan lont e lir me zgjedh sa qka me vepru e qka me vendos, Ademi u sprovu edhe e zgjodhi me honger pemen, per kete arsye Zoti e zbriti ate nga xhenneti ne toke, e dijm qe ka mujt mos me lon me bo at gabim, Njeriu pra eshte i lir te vendos, mirepo Zoti e di qka do te vendos e qka do te veproj njeriu qe me par, prej drejtesise eshte qe met leju edhe me gabu pasi qe te tregon te miren dhe te keqen, ne Islam hallalli dhe harami jan te qart, Zoti mundet mos mi lon muslimant kurr me bo haram, po i len vet me vendos pasiqe i ka tregu qysh duhet me vendos, e tash a e agedh ti te miren a te keqen kjo osht pun e jotja e pastaj Zoti te gjykon per veprat qe i ke bere.

Allahu e di me se miri dhe Allahu padrejtesi askujt nuk i bene


2 Argjendi  
0
vyn me bo edhe ezanin vlla

1 labinot  
0
s l a veq ni pytje kur falesh ne shpi a vyn me bo ezanin a po mundesh mu fal veq me bo ikametin. s l a

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024