E premte, 22/11/2024, 20:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

TË BËHEMI MUTTEKUNË (Te perkushtuar ne fen islame)
 

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Qëllimi i agjërimit është që besimtari të ngjitet në shkallën e takvallëkut (devotshmërisë, përkushtimit). Dijetarët dhanë disa përkufizimi mbi takvallëkun, si:
- Muttekunë janë ata që ruhen nga dënimi i Allahut, duke u larguar prej asaj që e ka ndaluar Allahu dhe njëherazi zbatojnë urdhrat dhe obligimet e Allahut;
- Muttekunë janë ata që largohen prej gjynaheve;
- Muttekunë janë ata që ruhen nga shirku (idhujtaria), ndërsa adhurimin e kanë të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar.
Të devotshëm janë ata që e kanë frikë më së tepërmi Allahun dhe zbatojnë urdhrat e Tij. Të devotshmit janë shëmbëlltyrë e vlerave të larta, janë miq të Allahut që kanë frikë të vërtetë dhe nuk vdesin ndryshe vetëm se besimtarë besnikë. Nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, nuk janë shpikës në fenë e Allahut, por janë zbatues të Sunetit të Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Le të kujtojmë së bashku fjalët e Allahut të Lartësuar:
"O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” (Bekare, 21).
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)."
Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (En’amë, 153).
"…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (Talakë, 2-3).
"E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talakë, 4).
"Ky është vendim i Allahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” (Talakë, 5).
"Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.” (Nurë, 52).
"…që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.” (Ali Imran, 200).
"…ruajuni ashtu që të mëshiroheni.” (En’amë, 155).

Sa përparësi të mira: shlyerje mëkatesh, shpërblim të madh tek Allahu, hapje e dyerve të bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtësim të punëve, zmadhim të shpërblimit, shpëtim në dynja dhe ahiret, mëshirë e madhe dhe sukses i sigurt.
Pra, devotshmëri është ibadeti (adhurimi) i drejtë, organizimi i jetës sipas mësimeve të fesë, përqendrimi serioz në fenë e Allahut të Lartësuar, largimi nga rrugët dhe rrugicat e shejtanit.
E lusim Allahu e Lartësuar të na lehtësojë shtimin e ibadeteve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me shumë të mira!
Kërkoj faljen nga Allahu i Lartësuar për veten time dhe për ju muslimanë të nderuar!
Allahu im! Na bëj prej muttekunëve, të devotshmëve, të përkushtuarve në rrugën Tënde!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 703 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024