E premte, 22/11/2024, 21:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

PASTRO SHPIRTIN

  

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Pastrimi i shpirtit është nevojë e patjetërsueshme. Allahu i Lartësuar e kërkon një gjë të tillë. Ai dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat, me të vetmin qëllim që të ofrojë lehtësi në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtrave, e cila arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar.
Me pastrim shpirtëror kuptohet dëlirësia e vetes nga çdo gjë e prishur, duke kultivuar të mirën, e cila realizohet duke besuar dhe vepruar. Vetja e pastruar me recetën islame meriton të cilësohet me cilësitë më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër të shpërblehet me çdo të mirë.
Shpëtimi është i varur nga pastrimi shpirtëror, ndërsa humbja dhe dështimi vjen me përdhosjen dhe njollosjen e shpirtit me sëmundjet e dyshimeve, epsheve, dëshirave, të cilat çorientojnë jetën dhe aktivitetin e besimtarit. Për t’u rezistuar atyre, ai duhet t’i kthehet shpirtit- Kur’anit, që është fjalë e Allahut të Lartësuar, duke mësuar dhe kuptuar këshillat e Tij.
Agjëruesi posedon dy fuqi, të cilat ia ka dhuruar Allahu i Lartësuar, e me to mund të rezistojë:
E para është forca e të kuptuarit dhe e vizionit.
Besimtari me anë të kësaj fuqie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar mund të formojë një vizion të qartë mbi mësimet e Allahut të Lartësuar dhe të të Dërguarit të Tij. Kështu, ai mund t’i pengojë apo t’i largojë sëmundjet e dyshimit dhe dëshirave me diturinë hyjnore.
E dyta është forca e vullnetit.
Qëllimi, vendosmëria dhe veprimi duke u ushqyer me vullnetin e mirë e ndihmojnë besimtarin që të gjallërohet nga udhëzimet islame dhe të forcojë lidhjet me Allahun e Lartësuar.
Kur forca e të kuptuarit dhe e vullnetit harmonizohen, atëherë besimtari i përgjigjet Allahut të Lartësuar me bindje të plotë:
"O ju që besuat! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit (Muhammedit) kur Ai ju fton për atë që ju jep juve jetë (ju ngjall) dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Tek Ai do të tuboheni!” (Enfalë, 24).
I nderuari agjërues!
Nëse dëshiron ta përjetosh lumturinë e devotshmërisë në këtë muaj të bekuar, mos harro se Kur’ani dhe Suneti janë ofruesit më të mirë të lumturisë. Kur besimtari sigurinë, qetësinë, rehatinë e kërkon në Kur’an dhe Sunet, atëherë ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë. Vetëm Allahu i Lartësuar na ka ofruar formulën e saktë të fatbardhësisë, falë së cilës besimtari shijon lumturinë në dynja dhe ahiret.
"Ndërsa ata që janë të lumtur do të jenë në xhenet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm si të dëshirojë Zoti yt, dhuratë pa përfundim.” (Hudë, 108).
Duke kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe duke e dëshiruar nënshtrimin e Tij jemi duke ecur rrugës së pastrimit shpirtëror.
Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kur’an dhe Sunet, që ta gëzojnë lumturinë në dy botët!
Allahu im! Na mundëso orientimin e drejtë dhe na ruaj nga çdo e keqe pëshpëritëse!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 798 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 irma  
0
shume interesante...ju faleminderit per kete informacion kaq te dobishem....ALLAHU na e pranofte agjerimin ne kete muaj te madherueshem te Ramazanit dhe na i falte gjynahet tona qe i kemi te pafundme...ALLAH na udhezo se TI je UDHEZUESI ME I MIRE AMEEN

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024