1. Obligimi i bërjes së nijetit për agjërim të obliguar që para hyrjes së Sabahut: Nëse është vërtetuar hyrja e Ramazanit me shikim të syrit, apo nga ana e dëshmitarëve, apo me plotësim të muajit Shaban, obligohet çdo musliman i ngarkuar nga sheriati që të vendosë- të bëjë nijet për agjërim që në mbrëmje, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kushdo që nuk e bën nijetin për agjërim para agimit, ai nuk ka agjërim (nuk i quhet agjërimi
I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu thotë: "Kush nuk vendos për agjërim që nga nata, ai nuk ka agjërim (nuk i quhet agjërimi Vendi i nijetit është zemra, ndërsa shprehja e tij me gjuhë është bidat-risi e humbur, edhe nëse njerzit e shohin si të mirë. Sa i përket bërjes së nijetit para agimit, kjo është e posaçme për agjërimin që është obligim, pasi që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkonte tek Aisheja, në muajt e tjerë jashtë Ramazanit dhe i thoshte: "A iu gjindet gjë për drekë? Nëse jo, unë po agjëroj Diçka e tillë është përcjellë gjithashtu edhe nga sahabët, si Ebu Derda, Ebu Talha, Ebu Hurejra, Ibën Abasi, dhe Hudhejfe ibën el Jeman (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe na bashkoftë me ta nën flamurin e zotëriut të bijve të Ademit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo ka qenë për agjërimin vullnetar, kështu që argumenton qartë se bërja e nijetit që me natë është obligim vetëm në agjërimin e detyrueshëm, e Allahu e di më së miri.
2. Mundësia është kusht i obligueshmërisë së agjërimit
Ai që e arrin Ramazanin dhe nuk është informuar për të, por ka ngrënë dhe ka pirë gjatë ditës, pastaj është njoftuar, ai duhet të ndalet nga ushqimi dhe të plotësojë agjërimin, i cili i konsiderohet i saktë (edhe pse ka ngrënë në fillim të ditës). Ndërsa ai që nuk ka ngrënë ende, pastaj mëson se ka hyrë Ramazani, të mos hajë, por të agjërojë, dhe përsa i përket bërjes së nijetit që me natë, ai nuk qëndron më si kusht për këtë, sepse ai nuk ka pasur mundësi për atë (pasi që nuk e dinte se të nesërmen do të ishte Ramazan), e siç dihet, nga bazat e këtij sheriati të drejtë është se obligueshmëria dhe ngarkimi me të është në varësi të mundësisë. Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte urdhëruar që të agjërohet dita e Ashures, e kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan, kush donte agjëronte dhe kush donte nuk agjëronte.
Ndërsa nga Seleme ibën el Ekva transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi një burrë nga fisi Eslem, që të thërriste me zë të lartë; kush ka ngrënë, të agjërojë pjesën e mbetur të ditës, dhe kush nuk ka ngrënë, le të agjërojë, sepse sot është dita e Ashures Siç shihet, agjërimi i ditës së Ashures ka qenë obligim, por ai u abrogua. Ata u urdhëruan që të ndalen nga ushqimi, nëse kishin ngrënë dhe të plotësonin agjërimin, i cili u llogaritej i saktë. Po kështu edhe me agjërimin e Ramazanit, sepse ai është obligim (ashtu si ka qenë edhe agjërimi i ditës së Ashures) dhe gjykimi për atë që është obligim nuk ndryshon.
3. Disa dijetarë kanë kundërshtuar dhe kanë thënë se ajo ditë duhet të zëvendësohet
Ashura nuk ka qenë farz-obligim i domosdoshëm, por dije, vëlla i nderuar, se të gjitha argumentet sqarojnë se agjërimi ditës së Ashures ka qenë vaxhib-urdhër, për shkak të transmetimit të saj në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!). Më pas urdhëri për agjërimin e saj u përforcua më shumë kur u bë thirrja e përgjithshme, e më pas u përforcua edhe më shumë kur u urdhëruan të agjërojnë pjesën e mbetur të ditës edhe nëse kishin ngrënë, siç thuhet në hadithin e Seleme ibën el Ekva të sipërpërmendur, si dhe në hadithin e Muhamed ibën Sajfi el Ensari, ku thuhet: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli tek ne në ditën e Ashures dhe tha: A e agjëruat këtë ditë? Disa thanë po e disa jo. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Plotësojeni me agjërim pjesën e ditës që ka mbetur. Pastaj i urdhëroi që të njoftonin banorët e fshatrave përreth Medines, që të agjëronin pjesën e mbetur të asaj dite Kundërthënien e këtyre fjalëve e zgjidh fjala e Ibën Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): “Kur u bë obligim agjërimi i Ramazanit, agjërimi i Ashures u anulua”, si dhe fjala e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!): “Kur zbriti urdhëri për agjërimin e Ramzanit, atëherë Ramazani u bë farz-obligim, ndërsa Ashureja u la (u anulua Megjithatë, pëlqyeshmëria e agjërimit të ditës së Ashures nuk është anuluar, madje për të ka unanim, siç ka përmendur Hafiz Ibën Haxher në "el Fet'h" (4/346); nga Ibën Abdulberr, kështu që agjërimi i saj qëndron ende, ndërsa ajo që është abroguar-anuluar, është obligueshmëria e saj, e Allahu e di më mirë. Disa dijetarë të tjerë kanë thënë: Nëse ka qenë farz-obligim, ajo është abroguar bashkë me dispozitat e saj.
Por në të vërtetë, hadithet për agjërimin e ditës së Ashures argumentojnë për disa gjëra: a) Agjërimi i ditës së Ashures ka qenë vaxhib-detyrë. b) Ai që nuk e bën nijetin për agjërimin farz që me natë, nga mosdija e hyrjes së Ramazanit, agjërimi i tij nuk prishet. c) Ai që ka ngrënë e ka pirë, pastaj mëson se ka hyrë Ramazani, ai duhet të agjërojë pjesën e mbetur dhe nuk e ka obligim ta përsërisë atë ditë. Ajo që është abroguar nga këto pika, është vetëm e para prej tyre, e cila mbeti në rrethin e pëlqyeshmërisë, siç e thamë më sipër. Megjithatë, nga abrogimi i saj nuk rrjedh gjithashtu abrogimi i dispozitave të tjera të saj, e Allahu e di më mirë. Këta dijetarët (e përmendur më sipër), janë agrumentuar gjithashtu me hadithin të cilin e transmeton Ebu Davudi (2447) dhe Ahmedi (5/409); nga Katade; nga Abdurrahman ibën Seleme; nga xhaxhai i tij, se: "Fisi Eslem erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai u tha: “A e agjëruat këtë ditë?” Ata thanë: Jo. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Atëherë agjërojeni pjesën e mbetur të saj, pastaj zëvendësojeni atë me agjërimin e një dite tjetër.” Por ky hadith është i dobët dhe ai ka dy dobësira: * Mosnjohja e Abdurrahman ibën Seleme, për të cilin Dhehebiu në "el Mizan" (2/567) ka thënë: "Nuk njihet se kush është". Ndërsa Ibën Haxheri në "et Tehdhib" (6/239) ka thënë: "Nuk dihet gjë për të". Kurse Ibën ebi Hatim e ka përmendur emrin e tij në "el Xherh uet Ta'dil" (5/288), por as nuk ka folur mirë për të dhe as keq. * Gjithshtu, Katade ka përdorur në transmetimin e tij fjalën “nga filani”, por ai është mudelis-fshehës i emrave dhe mbulues i tyre (kështu që hadithi i tij nuk pranohet tek dijetarët e hadithit).
|