E enjte, 26/12/2024, 15:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

AGJËRUESI LIDH KONTRATËN

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Vëllezër dhe motra!
Era e këndshme e Ramazanit arriti, prandaj lidheni kontratën për ripërtëritjen e imanit, duke pranuar edhe këto porosi e mesazhe:
Porosia e parë:
Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme në shtëpi. Krijoni atmosferë qetësie në shtëpinë tuaj duke kryer veprime me të cilat Allahu i Lartësuar është i kënaqur. Ndër begatitë që Ai i ka dhuruar robit të Tij është edhe shtëpia ku banon dhe mbrohet me atë nga e cila ka dobi. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Allahu ua ka bërë shtëpitë tuaja vendbanim.” (Nahl, 80).
Porosia e dytë:
Ringjalleni shpirtin, mendjen dhe trupin me agjërim. Agjëroni me të gjitha pjesët; shpirtin duke e këshilluar për jetën e shkurtër, mendjen duke e larguar nga epshet, dhe trupin duke e përmbajtur e kontrolluar nga ushqimet e pijet.
Porosia e tretë:
Mbylleni gojën dhe përmbajeni veten nga fjalët e tepërta, mendoni për atë që thoni. Allahu i Lartësuar thotë:“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Allahu i Lartësuar ju dhuroi dy sy dhe dy veshë dhe vetëm një gjuhë, prandaj është nevoja të flisni më pak.
Porosia e katërt:
Ripërtërini ndjenjën e kujdesit ndaj prindërve dhe farefisit. Tregoni respekt dhe mirësi ndaj prindërve, pasi e keni për obligim kujdesin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar na porosit:
“Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet.”  (Ahkaf, 15).
“Dhe druajuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore.” (Nisaë, 1).
Porosia e pestë:
Largohuni nga gjynahet. Mos lejoni të bini pre e mëkateve, largohuni nga çdo rrugë e rrugicë që mund t’ju shpjerë në të keqe. Shpejtoni drejt pendimit të sinqertë duke mos i kundërshtuar dhe tejkaluar kufijtë e Allahut të Lartësuar:
“Këta janë kufijtë e urdhëruar nga Allahu, kështu që mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e urdhëruar nga Allahu, atëherë këta janë zullumqarë (keqbërës).” (Bekare, 229).
Pranojini këto porosi, që ta përjetoni Ramazanin me kënaqësi dhe me mirësitë e Allahut drejt xheneteve të larta.
“Ata nuk do ta dëgjojnë as zërin më të lehtë të tij (xhehenemit) dhe do të banojnë ku ata të dëshirojnë. As tmerri më i egër e më i madh (në Ditën e Kijametit) nuk do t’i shqetësojë ata dhe melekët do t’i takojnë ata (me përshëndetjen): Kjo është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 102-103).
Allahu im! Më zgjo nga gjumi dhe plogështia, nga harresa dhe mërzia!
Allahu im! Më ndihmo që ta shfrytëzoj kohën në atmosferë qetësie, ringjalljeje shpirti, përmendje të Krijuesit, respekt ndaj prindërve dhe largim nga mëkatet!

AGJËRIMI ËSHTË OBLIGIM
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar besimtarë!
Së bashku le të lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar:
1-Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët për agjërim me qëllim të ngritjes së moralit, të devotshmërisë dhe të përkushtimit:
“O ju që keni besuar! U është urdhëruar juve edhe es-savm (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni el-muttekunë (të përkushtuar).” (Bekare, 183).
2-Allahu i Lartësuar urdhëroi agjërimin e ditëve të caktuara:
“(Për t’u agjëruar janë) Një numër i përcaktuar ditësh, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme. Ndërsa, sa u përket atyre, të cilët e kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit etj.), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por kushdo që i bën mirë vetes së vet me vullnetin e tij (jep më tepër), është akoma më mirë për të. Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.” (Bekare, 184).
3-Allahu i Lartësuar e lavdëron muajin Ramazan me mirësitë që ka; muaj në të cilin filloi të zbresë Kur’ani, muaj që dalloi udhëzimin prej humbjes; muaj që duhet të lartësohet dhe të madhërohet Allahu, Krijuesi i çdo gjëje:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit), ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve, të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohen) nga ditët e tjera (të pastajme). Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk do që t’i vështirësojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” (Bekare, 185)
.4-Allahu i Lartësuar i bën të qartë kufijtë e Tij duke i treguar lejimet dhe ndalimet, me qëllim që ata të bëhen të devotshëm:
“Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë libas (mbështjellje, mbështetje, vend prehje - sakan - d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, ndjeni qetësim e kënaqësi në bashkëjetesën tuaj) për ju, ashtu siç jeni edhe ju libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit) dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse). Dhe mos iu afroni atyre, kur ju jeni në itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj Allahut në kërkim për të takuar natën e madhe të Kadrit) në xhami. Këta janë kufijtë e përcaktuar nga Allahu, kështu që mos iu afroni atyre. Kësisoj Allahu i bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet, ligjet, lejimet dhe ndalimet, kufijtë e përcaktuar, urdhërimet) e tij për njerëzit. me qëllim që ata të mund të bëhen prej el-muttekunëve (të përkushtuarve në besimin e pastër islam).” (Bekare, 187).
Agjërues dhe agjëruese!
Katër ajetet e agjërimit lexoji edhe një herë dhe mendo për to. Shpreso në faljen dhe shpërblimin e madh, xhenetin. Dhe në fund lexo fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet (që i nënshtrohen vullnetit të Allahut në Islam), besimtarët dhe besimtaret (që besojnë dhe që janë në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm), të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat (me fjalë e me vepra), durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë Allahun me zemër e me gojë, mu për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh (xhenetin).” (Ahzabë, 35).

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1042 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 rexhep  
0
allau te gjith besimtareve i shperbleft dhe te gjith besimtareve qi bejne mekat ne ramazan allau ja falt te gjitha mekatet

1 rexhep  
0
une ramazanin e vleresoj shum mir

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024