E premte, 26/04/2024, 16:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Shpjegimi i sures el-Asr

(Shkeputur nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit).

Ne lidhje me kete sure Shafi tha:"Nëse Allahu nuk do të zbriste për krijimin e Tij asnjë argument tjetër pos këtij, (ky argument) do të qe mjaft për ta (për tu udhëzuar)".

Shafi r.a nuk thotë se kjo sure mjafton për të gjitha sferat e Islamit dhe kërkesat apo ndalesat e nevojshme për tërë krijimin. Por siç e përmend Ibn Kajim në "Durimi dhe Mirënjohja", Shafi r.a ka thënë në lidhje me këtë: "Nëse njerëzit do të mendonin mjaft thellë rreth kësaj sure-je, ajo do të jepte mjaft udhëzim se njeriu nuk mund të arrijë perfeksionimin pa perfeksionuar këto dy gjëra, dijen e tij dhe veprimet e tij, pra besimin e tij dhe veprat e tij të mira. Sikurse kërkohet që ai të perfeksionojë vehten e tij, ashtu kërkon të perfeksionojë të tjerët. Të lidhen bashkë në mësimin reciprok të së vërtetës. Themeli i gjithë kësaj është Sabri".

Po ashtu Ibn Kajjim thotë rreth thënies së Shafit (Nëse Allahu nuk do të zbriste për krijimin e Tij asnjë argument tjetër pos këtij, (ky argument) do të qe mjaft për ta (për tu udhëzuar), në “Miftah Darus-sa’adah”: “ Si shpjegim i kësaj është se me anën e perfeksionimit dhe plotësimit të katër niveleve, individi arrin limitin e tij në perfeksionimin e tij. I pari (niveli): Njohja e të vërtetës. I dyti: Të vepruarit mbi të. I treti: Mësimi i saj atij që nuk e din atë dhe i katërti: Të pasurit durim në të mësuarit, të vepruarit dhe të dhënët mësim rreth saj (të vërtetës). Kështu Allahu përmendi të katër nivelet në këtë sura dhe Ai u betua në këtë sura “Pasha Kohën” që çdo person është në humbje përveç atyre që kanë besim dhe bëjnë vepra të drejta. Ata janë ata që veprojnë mbi gjithçka dijnë nga e vërteta (pa bërë përjashtime) dhe ky është nivel tjetër. E rekomandojnë njëri-tjetrin në vërtetësi. E këshillojnë njëri-tjetrin duke e mësuar dhe drejtuar e ky është niveli i tretë. E këshillojnë njëri-tjetrin me durim. Ata mbeten durimtarë në të vërtetën dhe e këshillojnë njëri-tjetrin që të jenë durimtarë në të dhe të qëndrueshëm në të dhe ky është niveli i katërt. Dhe ky është limiti i perfeksionit pasi perfeksioni është që personi të jetë perfekt në vehten e tij e po ashtu edhe ai që përpiqet të perfeksionojë të tjerët. Perfeksioni i tij arrihet duke korrektuar dy forcat e tij: dije dhe vepër. Korrektësia e forcës në dije është Imani dhe korrektësia e forcës së tij në vepër janë veprat e drejta. Perfeksionimi i të tjerëve nga ai është dhënia mësim të tjerëve duke pasur durim në të dhe duke i rekomanduar ata që të kenë durim në dije dhe të veprojnë me të. Kjo sure edhe pse e shkurtër është një nga suret më përmbledhëse të Kur’anit në mbledhjen e mirësisë në tërësinë e saj. I gjithë lartmadhërimi e falenderimi i takon vetëm Allahut që e bëri librin e Tij të mjaftueshëm nga çdo gjë tjetër veç tij, shërim për çdo sëmundje dhe udhëzim për çdo të mirë”.


Allahu mund të betohet mbi ç’të dëshirojë. Ne duhet të betohemi vetëm në Allah.

Allahu mund të betohet mbi gjithçka që dëshiron pasi Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Zoti i botëve. Përsa i përket betimeve tona askush nuk duhet të betohet përveç për Allahun. Dijetarët Islamë janë unanimë rreth faktit që dikush duhet të betohet vetëm për Allahun, Emrat apo Sifatet e Tij. Betimi për dikë apo diçka tjetër veç Allahut, përbën Shirk.

Trasmetohet nga Ahmed dhe të tjerë nga Ibn Umar se Rrasuli ka thënë: "Ai që betohet për tjetër veç Allahut bën Kufër ose Shirk".

Bukhari trasmeton nga Ibn Umar se Rrasuli takoi Umarin kur ky po shkonte me një karvan me njerëz që ngisnin deve dhe po betohej për të atin. Rrasuli tha:" Kujdes! Allahu ua ka ndaluar të betoheni për baballarët tuaj, prandaj kush duhet të betohet, duhet të betohet për Allahun ose të heshtë".
Abdurrahmen ibn Samurah tha se Rrasuli tha: "Mos u betoni për idhuj e as për baballarët tuaj"(Trasmetohet në sahih Muslim).

Abu Hurrejrah trasmeton se Rrasuli tha: " Mos u betoni për baballarët tuaj apo për nënat tuaja apo për idhuj. Betohuni vetëm për Allahun dhe betohuni për Allahun vetëm kur thoni të vërtetën" (Abu Dawud).

Tirmidhi trasmeton se Ibn Umar dëgjoi dikë të thotë: "Jo pasha Kabën". Ai e qortoi atë: "Mos u beto për asgjë veç Allahut se kam dëgjuar Rrasulin të thotë "Kush betohet për çfarëdo tjetër veç Allahut, është ngarkuar me veprim kufri (apo shirku).

Ata që betohen për varre apo teqe, kafshë, engjëj, gurë, pemë, të dërguar, shenjtorë apo gjithçka që ata adhurojnë veç apo së bashku me Allahun, kryejnë Shirk të madh që të nxjerr automatikisht jashtë Islamit edhe sikur të falen, të agjerojnë, të japin sadaka, të bëjnë haxh apo të thonë shehadetin, pasi shirku fshin çdo vepër të mirë dhe e asgjeson atë si uji kripën.

Allahu thotë:

"...E sikur ata të kryenin shirk, veprat e tyre do ishin të asgjesuara..."(6:88)

Megjithatë ata persona që vijnë nga xhahilijah dhe u rrëshqet goja dhe thonë pa dashje gjëra të tilla p.sh pasha teqen etj... por në të vërtetë ata kane braktisur adhurimin e teqes por vetëm u rrëshqet goja ngaqë u është bërë shprehi diçka e tillë derisa ta eleminojnë atë, nuk bëjnë shirk të madh por shirk të vogël dhe asgjesimi i kësaj është të përsëriturit e shehadedit.

Është trasmetuar nga Bukhari nga Abu Hurreira se Rrasuli ka thënë: " Kush betohet duke thënë në betimin e tij pasha Lat-in dhe Uza-në (duke i rrëshqitur goja), duhet të thotë "La ilaha ilallah" dhe kush i thotë shokut të tij "eja të vemë bast" duhet të japë diçka sadaka".

Nëse dikush betohet për diçka në kundërshtim me sheriatin, nuk duhet t'a zbatojë atë betim.

Trasmetohet nga Bukhari nga Aisha se Rrasuli ka thënë: " Kush betohet se do t'i bindet Allahut, duhet t'i bindet Atij (le të plotësojë betimin e tij). Kush betohet se nuk do t'i bindet Allahut, nuk duhet të jetë i pa bindur ndaj Tij (le të mos e plotësojë betimin)".

Pasha kohën!

Allahu betohet për kokën. Koha ku të mirat dhe të këqiat ndodhin.

Njeriu është në humbje

Allahu dëshmon se që të gjithë njerëzit janë në humbje. Ky përgjithësim i gjerë përfshin të gjithë njerëzit të rinj e të vjetër, meshkuj e femra, të pasur e varfër, arabë e jo arabë të çfarëdo rrace apo krahine, përmbledh të gjithë njerëzimin të paret dhe të vonët.

Përveç atyre

Megjithatë përgjithësimi i mësipërm pëson një copëzim të mprehtë dhe si rezultat kemi një përjashtim nga kjo masë e përgjithësuar njerëzish. Nuk bëhet fjalë për kufizim pas përgjithësimit por bëhet fjalë për përjashtim nga përgjithësimi pasi Allahu me përjashtimin që vendos ndaj përgjithësimit nxjerr në pah mohimin e gjendjes së humbjes për seksionin që Ai ka bërë përjashtim.

Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të drejta. Dhe e këshillojnë njëri-tjetrin me vërtetësi dhe e këshillojnë njëri tjetrin me durim.

Ky përjashtim që Allahu bën nga përgjithësimi i masës së njerëzve që janë në humbje nuk lihet i pa kufizuar dhe pa kriter. Menjëherë pas përjashtimit nga masa e humbur na parashtrohet kushtëzimi dhe kriteri dallues që tregon arsyen e këtij përjashtimi. Po ashtu na parashtrohet rruga dhe mënyra e qartë për të hyrë në këtë pjesë të favorizuar dhe të mbrojtur nga humbja. Allahu vendos kushte për të qënë nga ky grup i shpëtuar: " Përveç atyre që "

1) besojnë

2) bëjnë vepra të drejta

3) këshillojnë njëri-tjetrin me vërtetësi

4) këshillojnë njëri tjetrin me durim.

Përsa i përket pikës së parë "Besimi", ky është besimi në Allah dhe tek gjithçka që i dërguari i Tij solli tek ne sikurse Allahu do që ne të besojmë. Ky besim shtrihet në dy fusha kryesore dhe të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, përputhmërisht dhe njëkohësisht.

a) Përmbajtja e ketij besimi.

b) Mënyra e të besuarit.

Përsa i përket përmbajtjes së besimit kjo është absolutisht e percaktuar kristal e qartë nga Allahu dhe Rrasuli qoftë per çështje që na janë parashtruar me hollësi e në menyrë të detajuar, qoftë për çështje që na janë parashtruar në pergjithesi. Allahu nuk ka lënë as hapsirë e as mundësi për të shtuar, ndryshuar apo hequr asgjë nga çka Ai apo i Dërguari i Tij na kanë prezantuar. Ne nuk kemi rrugë tjetër veç se të pranojmë, të besojmë dhe t'i nenshtrohemi në mënyrë apsolute me vërtetësi dhe sinqeritet të plotë këtyre çështjeve të përcaktuara nga Ligjdhënësi, çështje që janë të pastra nga çdo mangësi, paqartësi apo difekt përkundrazi ato janë të qarta, perfekte dhe preçize. E për më teper janë të plotësuara e te pa nevojshme per shtesa apo ndryshime e pakesime.

Përsa i perket mënyrës së të besuarit, edhe kjo është përcaktuar nga Allahu dhe nga Rrasuli. Është ajo mënyrë besimi që Allahu përcaktoi për më të mirin e bijve të Ademit, për shembullin e shkëlqyer, për Rrasulin. Është ajo mënyrë besimi që u ndoq nga Rrasuli, Abu Bekri, Umari Uthmani, Aliu dhe më të mirët tanë, sahabat e Rrasulit. Kjo mënyrë është mënyrë e thjeshtë, kristal e qartë nata e së ciles është më e shndritur se dita e saj. Pasha Atë në Duart e të Cilit është shpirti i Enes Abdurrahim Ibn Abdullah Albanit, askush nuk devijon nga ajo veç se shkaterrohet. Është ajo mënyrë që Imam Melik r.a ka krahasuar me arkën e Nuhut, në atë që kush hipën në të shpëton e kush nuk hipën mbytet. Kjo mënyrë është e vetmja që e ka suksesin e garantuar dhe të pa shmangshëm. Është Syneti i Rrasulit. E gjithçka që e kundërshton atë nuk do të pranohet kurrë nga Rrahmeni.

(O Allah! Na bëj ndjekësa të saktë e të përpiktë të Rrasulit Tënd dhe falna gabimet, na udhëzo e na mëshiro O I Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. Amin)


(bëjnë vepra të drejta)

Allahu hedh poshtë dhe ua pret rrugen pretendimeve te të humburve që thonë se besimi është vetëm në zemër. Ai shton dhe thekson në mënyrë të veçantë se kusht për të qënë i shpetuar janë edhe veprat e drejta. Vepra, përmbajtja dhe menyra e të cilave janë përcaktuar me detaje dhe hollësi nga Ai që është I Pastër nga çdo mangësi apo defekt, nga Allahu dhe na janë trasmetuar nga ai që nuk flet nga mendja e tij, nga Rrasuli. Më lart kemi permendur se ç'kushte duhen plotesuar që vepra të jetë e mirë dhe e pranuar nga Sunduesi i Ditës së Gjykimit, Gjykatesi Më i Drejtë, Allahu.

(këshillojnë njëri-tjetrin me vërtetësi)

Allahu ka shtuar edhe kushtin tjetër: Këshillimi i njëri – tjetrit. Ky kusht është i kushtëzuar në vetvehte: "Me vërtetësi". Pra Allahu na ka vënë kusht per të qënë të shpëtuar këshillimin e njeri –tjetrit por ky kusht kushtëzohet nga këshillimi me vërtetësi (me Hak). Kjo vërtetësi nuk na është lënë në dorë ne që t'a përcaktojmë pasi nëse do na qe lenë në dore ne do kishim kaos dhe shkatërrime pasi intelektet dhe dëshirat e njerëzve janë të ndryshme. Allahu thotë:

“ Sikur haku të qe sipas dëshirave të tyre, qiejt, toka dhe ç’banon në to do ishin në kaos dhe korrupsion”… (23:71)

"…Ka mundësi që ju të urreni diçka e ajo është e mirë për ju dhe që të doni diçka e ajo është e dëmshme për ju, por Allahu e din e ju nuk dini”. (2:216)

Haku është përcaktuar nga Allahu pasi Ai është Krijuesi dhe Ai e di më mirë nga të gjithë se ç'është më e mirë për krijimin. Allahu e ka berë të qartë se nëse duam të dijmë të vertetën dhe të shmangemi nga humbja, zgjidhja për ketë është në Kur'an dhe në synetin e Rrasulit. Ai thotë:

“Kjo (Kur’an-i) është fjala që e ndan të mirën nga e keqja”. (86:13)

“Dhe kini parasysh që në mesin tuaj është i dërguari i Allahut. Nëse në shumë çështje ai do të ndiqte dëshirat tuaja, patjetër që do të vuanit”…(49:7)

“Dhe s’ka pyetje që ata të drejtojnë (ty o Muhamed), por Ne të shpallim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë për të. (25:33)

…”Dhe nëse keni ndonjë mosmarrveshje mes jush, referojani Allahut dhe të dërguarit të Tij po qe se besoni tek Allahu dhe dita e fundit. Ky është përfundimi më i mirë”. (4:59)

Pra keshillimi i njëri – tjetrit duhet berë sipas Kur'anit dhe synetit të Rrasulit. Ky këshillim duhet bërë me drejtesi dhe pa pasur ndikime anësore apo interesa personale por duke mbajtur drejtësi sikurse thotë Allahu:

" O ju që besoni! Jini të fortë për Allahun si dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve t'iu bëjë që t'i shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: kjo është më afër përkushtimit dhe kini frikë Allahun. Pa dyshim që Allahu është në Dijeni të plotë për çdo gjë që bëni" (5:8).

Që të gjithë myslimanët duhet të këshillojnë njëri – tjetrin për të urdhëruar të miren dhe ndaluar të keqen madje edhe ata që bëjnë mekate duhet t'i ndalojnë të tjerët që të bëjnë mëkate. Imam Kurtubi r.a thotë:" Dijetarët më striktë kanë thënë që të jesh pa mëkate nuk është kusht që të urdhërosh në të mirën dhe të ndalosh të keqen. Mëkatarët duhet që të ndalojnë njëri – tjetrin nga mëkatet. Disa dijetarë kanë thënë që është e detyrueshme per ata që pijnë alkohol të ndalojnë të tjerët nga të pirët e alkoholit".

Ne e dimë që të gjithë hadithin që flet për ndryshimin e të keqes me dorën tonë po qe se kemi mundësi, e po qe se nuk kemi mundësi atëherë t'a ndryshojmë me gojën tonë e po qe se nuk mundemi, atëherë t'a ndryshojmë me zemrën tonë. Ky hadith nuk thotë që ata që nuk bëjnë mëkate duhet të veprojnë kështu por vjen në mënyrë të përgjithëshme: "Kush sheh një padrejtësi (një të keqe)". "Kush" permbledh mëkatarët dhe jo-mëkatarët.

Imam Melik trasmetoi nga Said ibn Xhubejr se ai tha: "Nëse dikush nga ne nuk do urdhëronte në të mirën dhe ndalonte të keqen derisa të qe i pastër vetë, askush nuk do të urdhëronte të mirën dhe të ndalonte të keqen"... Imam Melik shtoi: "Ku është ai person që s'ka asnjë njollë?"

Megjithatë kjo nuk do të thotë që të mos heqim dorë nga mëkatet tona por së bashku të përmirësojmë njëri- tjetrin. Kjo është sjellja e vërtetë e myslimaneve: përmirësimi i njëri- tjetrit derisa të gjithë të jemi të pastër dhe të devotshëm. Pa dyshim se mënyra më e mirë e udhëzimit të të tjerëve është udhëzimi me vepra. Selefët tanë thonin: " Veprat e mira të një personi të vetëm kanë efekt më të madh tek 1000 njerëz se efekti që kanë 1000 njerëz mbi një person të vetëm".
Abu Hurreira thoshte për ymetin tonë në lidhje me ajetin: " Ju jeni njerezit më të mirë të njerëzimit. Ju urdhëroni të mirën, ndaloni të keqen dhe besoni në Allah" (3:110), ai thoshte:
"Ju jeni ymeti më i mirë i njerëzve pasi i tërhiqni njerëzit të lidhur dhe nën pranga zinxhiresh në xhenet".

Myslimanët duhet të përpiqen të rregullojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin pasi askush nuk duhet të mbyllet në guackën e tij dhe të shijojë frytet e arritjeve të tij pasi frytet e vërteta janë ato që arrihen me mundime dhe perpjekje të perbashketa. "Askush nuk beson plotësisht derisa të dojë për vëllanë e tij atë që don për vehten e tij". Dëshira të sinqerta, konkrete dhe të bazuara në vërtetesine e realitetit Islam. Vërtetë urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes kërkon forcë dhe perpjekje të mëdha pasi në të përfshihet dashuri dhe urrejtje dhe këto duhet të jene vetem për hir të Allahut. Shpesh do të konfrontohesh me të afërmit e tu e edhe me armiqtë e tu. Ndoshta do ngadhënjesh e ndoshta do sprovohesh me fatkeqësi. Megjithatë nuk duhet hequr dorë pasi qëllimi është i lartë dhe i shume-shpërblyer.

(këshillojnë njëri – tjetrin me durim)

Përsa i përket durimit ne u ndalëm pak më lart dhe sqaruam shkurtimisht gjërat kryesore që lidhen me të. Megjithatë le të themi fjalet e sheikh ul-Islam Ibn Kajim në lidhje me ç'përmendëm më lart në lidhje me suren el-Asr, të përmendura nga Ibn Uthejmin në "Sharh thalathatul-usul" : "Ibn Kajim thotë: " Xhihadun-nefs shtrihet në kater nivele:

1) Të përpjekurit në të mësuarit e udhëzimit dhe të fesë së drejtë që është ajo pa të cilën nuk kihet sukses e rehati as në këtë botë e as në tjetrën veç në përmjet saj (fesë së drejtë)

2) Të përpjekurit për të vepruar mbi gjithçka që ai ka mësuar (obligimet pa përjashtim)

3) Të përpjekurit per të thirrur të tjerët tek kjo dhe për t'ua mësuar keto atyre që nuk i dijnë.

4) Të mësuarit e vehtes dhe shpirtit të tij me durim konstant në lidhje me vështiresitë që dalin në lidhje me të thirrurit për të besuar Allahun (dhe per t'a adhuruar Atë siç duhet) dhe ndaj dëmit që të tjerët i shkaktojnë atij si rrjedhim i kësaj dhe ai bën durim për hir të Allahut.
Pra nëse një person i arrin t'i plotesojë keto katër nivele, ai bëhet nga "Er-Rabanijun" (Dijetarët e udhëzuar dhe plot me urtësi e zgjuarsi)".

Megjithatë ajeti nuk thotë "Dhe bëjnë Sabër" por " dhe e këshillojnë njëri – tjetrin me sabr",pra përveç të bërit sabr duhet edhe të këshillojmë njëri-tjetrin me Sabr. Përsa i perket sabrit individual vlejnë ato që kemi përmendur por këto lidhen ngushtë me këshillimin reciprok të njëri – tjetrit me sabr. Vëreni me vëmendje Allahu u mëshiroftë e u dhëntë dije se si Ibn Kajjim r.a thotë në pikën e dytë dhe të tretë: "2) Të përpjekurit për të vepruar mbi gjithçka që ai ka mësuar (obligimet pa përjashtim) 3) Të përpjekurit për të thirrur të tjerët tek kjo dhe për t'ua mësuar këto atyre që nuk i dijnë. Pra përveç durimit individual duhet patjetër që t'i thërrasësh edhe të tjerët të durojnë dhe edhe këtë Allahu e ka bërë kusht për shpëtim.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/10/2009)
Klikime: 784 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024