E premte, 10/01/2025, 06:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Shpërbërja e maleve
Shpërbërja e maleve


Nëse veçohesh me veten… dhe mendon se askush nuk të sheh… dhe se askush nuk të kontrollon… Pasi i ke mbyllur të tëra dyert… e vetja jote "urdhëruese për në të këqija” të thotë…: "Eja…!” Kur të shkojnë e të vijnë në mendje shumë mendime… kur gjunjëzohesh përpara joshjes së gjynahut… kur vetja të thotë afrohu këtij gjynahu… rënd, pas këtij epshi… Nëse bie në kënetën e satelitëve, nëse e lidh veten me aktorë e këngëtarë…, nëse shikon vazhdimisht "të veshurat e zhveshura” nëse në rrugë sheh një kalimtare… dhe kur shikimin e parë e shoqëron me dhjetë të tjera… apo kur të ulesh përpara ekranit të kompjuterit… dhe shikon faqet e pista që shfaqen në të… kur kjo padyshim të pengon në kryerjen e adhurimeve…, madje të shpie edhe në vonimin e namazit apo faljen e tij me përtesë…
Të gjitha këto i bën duke menduar se askush nuk të sheh… Nëse vepron apo mendon të veprosh kështu… kujto malet dhe dritaren…

Kujtoi ato male për të cilat Profeti (alejhi selam) ka thënë: "Ka disa njerëz nga umeti im që do të vinë Ditën e Kijametit me sevape sa malet e larta dhe ia zhduk atyre Allahu i Madhëruar, sikur të mos kishin eksiztuar më parë.” Theubani tha: "O i Dërguar i Allahut, na i përshkruaj se si janë ata, se ndoshta jemi prej tyre dhe ne nuk e dimë.” Tha: "Ata janë vëllezërit tuaj dhe po nga lëkura juaj, bëjnë natën ashtu siç bëni edhe ju (pra falin namaz nate). Porse ata janë njerëz që kur veçohen vetëm për vetëm me ato gjëra që i ka ndaluar Allahu i kryejnë ato.”
Transmeton Ibn Maxhe

Nëse je në gjynah… apo mendon ta kryesh atë… kujto edhe dritaren… sepse ajo është gjithnjë e hapur e të rri pranë… meleku i vdekjes të sheh nëpërmjet saj dhe ti këtë nuk e ndien… imagjino sikur ai të të marrë shpirtin në këtë gjendje… Si do ta takosh Zotin tënd… kur jeta jote është mbyllur duke kryer gjynahe…

Lus Allahun për vete dhe për ju, udhëzim dhe forcim në këtë fe!

Ai është i Plotfuqishmi për këtë.
Përgatiti: Erion Sula
 
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/02/2010)
Klikime: 604 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 ajashe  
0
Eselamu alejkum te gjith ju besimtar allahu juruajt inshallah na ruan ngate kqijat ve alejkum selam nga un ashja>?<>?

1 silja  
0
selam alejkum we rahmetullahi

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025