1. Islami.
Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaju atyre të cilët nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e besojnë) do t'u falet atyre e kaluara."
Amër bin Asi ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) transmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "A nuk e di ti se Islami i fshin ato që kanë qenë para tij." Muslimi.
2. Shpërngulja - emigrimi për hir të Allahut të Lartësuar.
Dhe ajo është largimi nga vendi jomusliman për në vendin musliman.
I Lartësuari thotë: "Më pas, vërtet Zoti yt atyre të cilët mërguan (emigruan) pasi që u sprovuan e më pas, luftuan e duruan, vërtet Allahu pas saj është falës e i Mëshirshëm."
Ndërsa Amër bin Asi ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) transmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dhe emigrimi shlyen çka ka qenë para tij." Muslimi.
3. Haxhi (i pranuar).
Transmeton Amër bin Asi ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dhe haxhi shlyen ato para tij." Muslimi.
Po ashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush bën haxh për Allahun dhe nuk flet fjalë të pista apo nuk bën marrëdhënie, kthehet si në ditën që e ka lindur nëna e tij." Buhariu.
4. Përkujtimi i Allahut të Lartësuar kur thërritet ezani.
Transmetohet nga Sadi ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush thotë kur dëgjon muezinin: ‘Dhe unë dëshmoj se s'ka Zot tjetër që meriton adhurimin me të drejtë veç Allahut i Vetëm dhe i pa shoq dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhamedin si Profet dhe Islamin si fe.’ I falen atij gjynahet e mëparshme." Muslimi.
5. Kujt i korrespondon amini me aminin e engjëjve.
Nga Ebu Hurejra ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse thotë imami amin thoni pas tij, se vërtetë kujt i korrespondon amini me aminin e engjëjve i falen atij gjynahet e mëparshme." Buhariu dhe Muslimi.
6. Kujt i korrespondon thënia "Rabena ue lekel hamd" me atë të engjëjve.
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse imami thotë: ‘Semia Allahu limen hamideh’ thoni: ‘Allahume Rabena ue lekel hamd’, se vërtet kujt i korrespondon kjo thënie me thënien e engjëjve i falen atij gjynahet e mëparshme." Buhariu dhe Muslimi.
7. Namazi i dy rekateve në të cilat nuk ka në to mangësi.
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush merr abdes në mënyrë të përsosur, pastaj fal dy rekate namaz pa mangësi, i falen atij gjynahet e mëparshme." Ahmedi, e ka bërë të mirë Albani.
8. Prekja e Gurit të zi dhe anës së Jemanit tek Qabja.
Nga Ibën Umeri ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! ka thënë: "Vërtet, prekja e gurit të zi dhe anës së Jemanit i fshin gjynahet e mëparshme." Ahmedi, e ka saktësuar Albani.
9. Grumbullimi për përkujtimin e Allahut.
Nga Sehël bin Handheli ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk grumbullohet ndonjë popull për të përkujtuar Allahun, veçse kur ngrihen nga ky përkujtim u thuhet atyre: ‘Çohuni të falur nga gjynahet’." Ahmedi, e saktësoi Albani.
10. Sëmundja që e godet njeriun.
Transmetohet nga Aishja ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! ka thënë: "Nëse e godet robin sëmundja, pastrohet nga gjynahet sikur pastrohet floriri kur shkrin nga metalet e tjera." Buhariu.
Transmetohet nga Ebu Umame ((Allahu qoftë i kënaqur me të!)!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse robin e godet ndonjë sëmundje Allahu i shpall engjëjve: ‘ Unë e kam kufizuar robin Tim me kufizim (sëmundje), prej kufizimeve të Mia, nëse përmbahet në të do ta fal atë, dhe nëse e liroj nga ky kufizim e pastroj nga çdo gjynah." Hakimi, e ka bërë të mirë Albani.
Përgatiti: Bledar Haxhiu