E enjte, 18/04/2024, 07:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Shikoni prej kujt e merrni fenë tuaj!
 
 
Shikoni prej kujt e merrni fenë tuaj!
 
Image    Falënderimi i takon All-llahut Zotit të botëve, ndërsa përfundimi i mirë është për të devotshmit dhe nuk ka armiqësi vetëm se kundër zullumqarëve.

    Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi vulën e profetëve dhe të dërguarëve.
    Në vijim:
    Muslimi, në sahihun e tij, transmeton se:

        Beshir El-Adevij shkoi tek Abdullah bin Abbasi (All-llahu qoftë ë kënaqur prej tyre) dhe filloi të tregojë dhe thotë: 

        Ka thënë i Dërguari i All-llahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem)... ka thënë i Dërguari i All-llahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem ), ndërsa ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre) nuk ia vinte veshin fjalëve të tij dhe nuk e shikonte atë, prandaj tha:

        O ibën Abbas, çfarë kam unë që nuk po ma dëgjon hadithin? Të tregoj ty për të Dërguarin e All-llahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem ) e s’më dëgjon?

        Tha ibën Abbasi:

        -Më të vërtetë, më parë, nëse dëgjonim njeri të thoshte: Ka thënë i dërguari i All-llahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), i drejtonim shikimet dhe dëgjimet nga ai, por kur njerëzit ndryshuan dhe u përzien nuk merrnim përveç prej  atyre  që njohim.

        Nga ky paragraf mësojmë se dijetarët dhe imamët siguroheshin mirë për besueshmërinë e atij që transmetonte dijen dhe hetonin duke pyetur dhe kërkuar për transmetuesin dhe mënyrën e transmetimit veçanërisht kur u shfaqën fitnet dhe bidatet.

        Dhe për këtë arsye  ka thënë Muhamed ibën Sirini:

        “Nuk  pyesnim për zinxhirin e transmetuesëve, por kur u shfaqën fitnet, na thanë: Na helmuan njerëzit tuaj. Prandaj shikohet tek pasuesit e sunetit dhe merret hadithi i tyre dhe shikohet tek pasuesit e bidatit dhe nuk merret hadithi i tyre”.

        Gjithashtu Ibën Sirini ka thënë: “Kini frikë All-llahun o ju të rinj dhe shikoni prej kujt i merrni hadithet se ato janë feja juaj”.

        Kur ky kujdes ishte në shekullin e parë që ishte shembull  në ndjekjen e sunetit të nderuar e të lartë, atëherë si duhet të jetë tani që janë rralluar mësuesit e sunetit dhe janë shtuar pasuesit e epshit?

        Që është një e vërtetë s'ka dyshim në te. Bota islame përballet me disa mosmarrëveshje në çështjet e fikhut të shqytuara nga disa persona, të cilët kanë pak dije dhe shumë titull dhe japin fetva. Japin fetva të shumta pa u thelluar duke guxuar më shumë sesa duke iu frikësuar All-llahut të Madhërishem dhe pa qenë të sigurt në atë që thonë. Kështu guxojnë në çështje të mëdha, të cilat po t'i paraqiteshin Umer bin Hatab (All-llahu qoftë i kënaqur me të), do të kishte mbledhur pjesëmarrësit e luftës së Bedrit për t’i zgjidhur  (kjo është nga edukata e atyre  që japin dhe marrin  fetva).

        Është për t’u habitur se disa njerëz kur i shqyrtojnë këto çështje dhe mendime (fetua), janë të parët që ia hapin gjoksin mendimeve të këtyre muftive, me arsyetimin se ka mospajtime në këtë çështje dhe nuk mund të mohohet mendimi i njërës  palë me tjetrën.

        Dhe kjo është e vërtetë  pa dyshim në të, por  po të ishte  ky mospajtim mes atyre që kanë të drejtë vërtetë të japin fetua, apo ixhtihadi (përpjekja për të gjetur të vërtetën) mes më të diturve. Por kur fetuaja nxirret nga burime të tjera veç këtyre si mund t'u përgjigjemi (ndjekim) këta muftinj?

        Dihet gjithashtu se disa nga muftitë e kohëve të fundit e kanë më hak burgun se hajdutet.

        Gabimi këtu është se disa nuk e pranojnë këtë kaos fikhij dhe menhexhij (metodologji). Dhe  mësuesit e  zvarrisin çështjen dhe flasin për të shkuarën dhe ekuilibrimin mes vendimeve dhe tolerimeve dhe një pjesë e tyre i kanë kaluar kufijtë në disa prej veprave të urryera (munker i qartë)  me argumentin e "realitetit të sotëm" dhe  ndryshimit të kohës në përgjithësimin e problemit dhe domosdoshmërinë për të përparuar, duke iu kthyer poezive fetare, etj si këto për davet, si për t’iu shmangur sheriatit, sikur ky ti kishte prangosur. Mendojnë se kjo është klima më e favorëshme dhe metodë më e përshtatëshme. Dhe nuk e egzagjerojmë nëqoftë se themi se: vërtetë një pjesë e thirrësve që nuk iu shmangen një pjese të  festimeve politike dhe kulturore, bien ndonjëherë në atë që kanë rënë një pjese e grupeve ateiste.

        Kjo për shkak të tre  arsyeve:

        1. Dobësimi i disa menhexheve edukuese në një pjesë prej bashkësive islame dhe neglizhenca e tyre në madhështinë e ligjeve të sheriatit dhe qëndrimit brenda kufive të sheriatit.

        2. Neglizhenca në edukimin e të rinjve në adhurimin dhe frikën ndaj All-llahut të madhërishëm dhe përuljen ndaj Tij në vetmi dhe haptaz. Ai që edukohet me ndërgjegje ndaj Zotit te tij është prej njerëzve më të devotëshëm, më kërkues në binjen ndaj All-llahut të madhërishëm dhe në zbatimin e sheriatit.

        3. Një pjesë e bashëkisë islame u larguan nga udheheqja me dijen e sheriatit dhe shkencat e sheriatit, me pretendimin se kërkesat e kohës, sipas tyre, na thërrasin për një domosdoshmëri të kalimit nën udhëheqjen e politikës, pavarësisht nga ekzistenca e sheriatit.

        Dobësimi i atyre që i referohen sheriatit në bazat tona të davetit dhe programet edukuese  paraqesin rrezik të madh për devijimin nga menhexhi i saktë në drejtim të verbër.

        Për këtë arsye shohim se është detyrë; edukimi i të rinjëve me nderimin dhe vlerësimin e teksteve fetare dhe qëndrimin brenda kufirit të tyre si dhe dorëzimin e plotë ndaj argumenteve të sheriatit.

        Pjesë e kësaj është edhe marrja për bazë e ixhtihadit fikhij prej atij që ke besim te dija e tij, të kuptuarit e tij, ndërgjegjia e tij dhe përvoja e tij.

        Sa e bukur është thënia e imam Malikut: "Me të vërtetë kjo dije është jeta ose vdekja jote dhe për këtë do të pyetësh Ditën e Gjykimit, prandaj shikoni prej kujt e merrni atë".

        Forca e të shprehurit bukur dhe ndikimi tek njerëzit nuk duhet të mbështetet tek traditat, shoqatat e ndryshme, apo në sentimentalizëm, por duhet të mbështetet tek ligjeratat e dijes, që bazohen në argumente dhe të dhëna të sakta, që vërtetohen në fjalën e All-llahut të Lartësuar:

        "Më sillni ju një libër të shpallur para këtij Kur-ani ose ndonjë dije të trashëguar nëse jeni që e thoni të vërtetën!" [El-Ahkaf, 4]

        Dhe kjo iu thekson grupimeve islamike domosdoshmërinë e ripërteritjes së kulturës (provave dhe të dhënave) tek argumentet dhe pranimi i plotë i tyre.

        Sa e bukur është thënia e shejhut islam Ibën Tejmije:

        "Kushdo që fton në një çështje fetare pa u mbeshtetur në librin e All-llahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij, ka ftuar vetëm se ne bidat dhe humbje.

        Njeriu është vëzhgues i vetes së tij dhe në marëdhënie me të tjerët. Nëse kapet pas librit të All-llahut dhe sunetit e udhëzon All-llahu në rrugën e drejtë. Sheriati është si varka e Nuhut, alejhi selam, kush hypi në të, shpëtoi."

        Në të njëjtën kohë nuk duhet të kufizohet roli i gjërave të lejuara nga feja me kritika të vazhdueshme dhe shtrëngime, por duhet që ligjëruesit në ligjeratat e  tyre të vazhdojnë me një prezantim sa më të mirë të dijes së vërtetë për zgjimin e umetit.

 

        Harith El-Dharij
        Përktheu:
        Altin Kareçi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 525 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024