E shtunë, 20/04/2024, 17:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mesazhe Islame

Shamia nder dhe mbrojtje për gruan

Shamia nder dhe mbrojtje për gruan
 
 
 
Islami e nderoi gruan dhe ia bëri obligim asaj shaminë, që ta mbrojë atë nga të këqijat dhe nga sytë e njerëzve, kurse shoqërinë nga lakuriqësia.
Shamia mbjell harmoni në mes bashkëshortëve sepse kur burri sheh një grua tjetër më të bukur se gruaja e tij, raportet mes çiftit bashkëshortor fillojnë të zbehen; mund të ndodhë që kjo t’i shpjerë deri te ndarja përfundimtare për shkak të asaj gruaje të zbuluar që e mahniti burrin dhe bëri që mos ta tërheqë aspak gruaja e tij.
Gruaja apo vajza muslimane nga këndvështrimi islam i ngjan një xhevahiri shpirtëror, i cili e mbron praninë e saj larg syrit të njerëzve.
Orientalistja Fransua Saxhan, kur flet për shaminë, shprehet kështu: “O ti gruaja e Lindjes, ata të cilët të thërrasin me emrin tënd dhe ftojnë për zbulimin e kokës tënde, për emancipimin tënd dhe për barazinë gjinore në të vërtetë tallen me ty. Janë tallur me ne, gratë e Perëndimit, para se të tallen me ty.”
Fun Hermeri thotë: “Shamia është mjet mbrojtës që e bën obligim respektin ndaj gruas dhe e ngre pozitën e saj, saqë është për t’u marrë lakmi.”
 

Nga arabishtja: Musli Zymberi
18.1.2008

 24:31.   Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.

Kategori: Mesazhe Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/09/2009)
Klikime: 799 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024