E enjte, 25/04/2024, 02:16
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Sexhdeja

Allahu i Gjithëfuqishëm ne Librin e Tij Fisnik thotë: "Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh". (sure El-Feth, ajeti 29)

Sa herë që Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ka qenë i shqetësuar për dicka e thirrte Bilalin dhe i thoshte: "Na qetëso neve (lutjen tonë) o Bilal"! Bilali atëherë thërriste Ezan, thirrjen për namaz.

Anketa e fundit e kryer në Egjipt në lokalet e Qendrës për Rrezatim dhe Teknologji zbuloi se ai që bën sexhde para All-llahut, subhanehu ve te'ala, njeriu liron dhimbje fizike, mendore dhe atë të tensionit, dhe dhimbje të tjera. Biologët dhe specialistët e rrezatimit që punojnë në Qendrën e ushqimit nën mbikëqyrjen e Dr. Muhamed Diaa Hamada kanë zbuluar se ai që bie poshtë në sexhde do të zvogëlojë lodhjen, tensionin, dhimbjen e kokës, nervozizmin dhe zemërimin. Bërja sexhde gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut të kancerit

Hulumtuesit vërtetuan se njerëzit që u ekspozohen rrezatimeve të larta dhe jetën e kalon në mes të fushave elektromagnetike e cila negativisht ndikon në qelizat, duke shkaktuar lodhje të stërmadhuar, Megjithatë, duke rënë në sexhde i ndihmon organizmit që të çlirohet nga vështirësitë e mëdha që shkaktojnë sëmundjet moderne, si dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, gulçi i qafës, lodhjet dhe stërmundimet si dhe preokupimet dhe harresat e shumta. Ato vënë në pah se rritja e fushës magnetike duke mos u çliruar përkeqëson gjendjen e tyre, dhe bën që ky mekanizëm i qelizave të keqësohet dhe të dëmtohen rëndë qelizat dhe funksionimi i tyre në ambientin e jashtëm. Si rrjedhë e kësaj vjen kanceri dhe rritja e tij dhe deformimi i fetusit. Shkencëtarët kanë vërtetuar se ai i cili bie në sexhde pra, kontakti me tokën, e cila ndihmon në shkarkimin dhe lirimin e organizmit nga energjitë e padëshiruara, si dhe zvogëlimin e marrjes së ilaçeve dhe antibiotikëve të cilat mund të kenë fenomen të padëshiruar.
Shkencëtarët egjiptiane kanë konfirmuar se procesi i çlirimit fillon me ballin duke prekur tokën dhe, si bie poshtë në sexhde, me këtë rast energjia pozitive bie nga trupi i njeriut duke prekur me token, e cila tokë ka energji negative. Kjo e liron trupin nga energjia e tepërt. Kur bie poshtë në sexhde një njeri, i përdor më shumë pjesë të organeve, domethënë: ballin, hundën, duart, gjunjët dhe gishtat, i cili lehtëson dhe thjeshton procesin e çlirimit.

Në një tjetër zbulim të mrekullueshëm shkencëtarët kanë ardhur në njohuri se me lirimin e ngarkuar nga energjia elektromagnetike nga trupi i njeriut kur bie poshtë në sexhde, ndodhë nëse personi është drejtuar( sh.p.duhet patjetër të kthehet) në drejtim të Mekës, dhe se është pikërisht një pozicion me drejtimin në të cilin kthehen muslimanët, d.m.th. të drejtuar kah kibleja, d.m.th. Qabeja në Mekë.
Shkencëtarët për të shpjeguar faktin se Meka është e vendosur në qendër të botës dhe ndodhet në qendër të Tokës (dhe jo Grinviçi siç konsiderohej deri vonë). Duke u kthyer në drejtim të qendrës së Tokës, drejt Qabes, është pozita ideale për lirimin e ngarkuar, dhe që ajo do të thotë lirimin e brengave dhe kënaqësia pas gëzimit shpirtëror - dhe kjo është pikërisht ajo që myslimanët ndjejnë pas një namazi/lutje.

Burimi: www.55a.net - Literatura: Studimi Dr. Muhamed Diaa Hamada
Përktheu nga boshnjakishtja: Enes Cermenika

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (20/09/2009)
Klikime: 2659 | Komentet: 2 | Ranguar: 3.5/4
Gjithsejt komente: 2
2 besart byqmeti  
0
“Ka thënë Allahu azze ve xhel-le: Çdo vepër e birit të Ademit është për të, e mira me dhjetë sevape deri në shtatëqind shumëfishime. Allahu, azze ve xhel-le thotë: Përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej për atë; e lë (njeriu) epshin, ushqimin dhe pijen e tij për Mua. Për agjëruesin janë dy gëzime: kur të bëjë iftar gëzohet për iftarin e tij dhe kur të takohet me Zotin, gëzohet për agjërimin e tij. Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu sesa aroma e miskut

1 j3ttaa  
0
shumm flm per ketoo keshilla fetare Allahu ju ruajt dhe ju shperbleft me te mirat e Tij!!!!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024