E premte, 10/01/2025, 11:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Sali Berisha i thotë, po mbulesës dhe mjekrrës në shkollat e shqipëris.
Sali Berisha i thotë, po mbulesës dhe mjekrrës në shkollat e shqipëris.

 

Kryeministri Berisha, ndryshe nga kreu i dikasterit të Arsimit, Fatos Beja, i cili deklaroi se shkollat nuk janë vende të ushtrimit të riteve fetare, është shprehur dy ditë më parë se në shkolla duhet të ketë tolerim.

TIRANE- Dyert e shkollave nuk do të jenë më të mbyllura për vajzat që janë të mbuluara me shami apo djemtë me mjekër.
Kryeministri Berisha, ndryshe nga kreu i dikasterit të Arsimit, Fatos Beja, i cili deklaroi se shkollat nuk janë vende të ushtrimit të riteve fetare, është shprehur dy ditë më parë se në shkolla duhet të ketë tolerim për këtë gjë, pasi nuk mund t'i lësh pa arsim vetëm se mbajnë shami.

"Unë mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet. Në tërësi, në shkolla duhet të ketë tolerim. Për universitetet nuk ka një uniformë dhe unë kam qenë i hapur, sado që e quaj trashëgiminë më të shkëlqyer tonën laicizmin, por edhe t'ia përplasësh derën se vendos shaminë, nuk mendoj se është ajo zgjidhja.
 
Unë trashëgiminë më të shkëlqyer të këtij kombi quaj tolerancën fetare dhe laicizmin, por të shkohet në shkollë. Ja ku janë të gjitha vajzat, nuk mbajnë shami, ndaj mendoj se është më mirë dialogu. Mendoni, ku e çoni ju këtë fëmijë pa shkollë duke ia mbyllur derën", - ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Berisha, i cili tregon qartazi se ai nuk ndan të njëjtin mendim me ministrin e Arsimit, Beja, që për të njëjtën çështje u shpreh pak ditë më parë se, "shkolla në vendin tonë është laike, dhe jo vend i ushtrimit të riteve fetare.

Për këtë gjë ka vende të caktuara". Ne u interesuam pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, nëse do të kishte ndonjë ndryshim qëndrimi pas deklaratës së Berishës dhe dy vajzat nga Burreli që u përjashtuan pak ditë më parë nga shkolla, do të lejoheshin të uleshin sërish në bankat, por nuk morëm një përgjigje.
Sipas zyrës së shtypit në Ministrisë e Arsimit, kreu i këtij dikasteri nuk ka deklaruar asnjëherë se vajzat me shami nuk do të lejohen në shkolla. Gjithsesi, ata janë shprehur se ministria nuk ka ndonjë vendim konkret pas deklaratës të bërë nga kryeministri Berisha, dhe as nuk kanë sqaruar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me ata që vendosin të mbajnë simbolet fetare edhe nëpër institucionet e arsimit, sidomos shamitë e vajzave myslimane .
_________________
Sa më shumë që largohen njerëzit nga Allahu dhe programi i Tij i jetesës, proporcialisht aq do të jenë të nënshtruar ndaj ndikimit të xhinëve-shejtanë
Fryti i saj(i dynjasë) është më i shëmtuar se sa magjia me të cilën erdhën Haruti dhe Maruti, pasi që magjia e tyre e ndau burrin prej gruas, ndërsa dynjaja e ndan robin prej Zotëruesit të tij.
 
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 865 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025