Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Ai që dëshiron ta japë sadakanë e qindra nyjave të trupit, le të njihet me një namaz të çmuar me anën e të cilit mund të fitohen shpërblime të mëdha, pa dyshim që është fjala për namazin duha.
"Salat duha” do të thotë namazi i paradites. Ky namaz ka edhe një emër tjetër dhe quhet "saltul-evabin”, namazi i atyre që kthehen. Pra, falësi i këtij namazi kthehet tek Allahu duke e adhuruar Atë, kur një pjesë e njerëzve janë të angazhuar, kanë shkëputur vëmendjen nga adhurimi i Allahut.
Atëherë t’i referohemi thënieve të të Dërguarit tonë mbi rëndësinë, madhështinë dhe vlerën e këtij namazi.
Sahabiu Ebu Dheri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Për nyjat e çdonjërit prej juve, çdo paradreke, kërkohet sadaka; çdo tesbih (subhanall-llah, madhështia i takon Allahut) është sadaka; çdo tahmid (elhamdu lil-lah, lavdërimi i takon vetëm Allahut) është sadaka; çdo tehlill (La ilahe il-lall-llah) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; çrrënjosja e së keqes është sadaka. Ajo çka është e mjaftueshme për këto janë falja e dy rekateve namaz duha.” (Transmeton Muslimi)
Hadithi tjetër që transmeton Burejde, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Në trupin e njeriut ndodhen 360 nyje dhe ai duhet të japë sadaka për çdo nyje." I thanë: "Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj:"Këlbazën që e sheh në xhami, e largon, ose ndonjë gjë që e largon nga rruga. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, ai mund t’i falë dy rekate duha, që do të jetë e mjaftueshme për të.” (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)
I Dërguari i Allahut thotë: "O Biri i Ademit! Fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës dhe do të jenë të mjaftueshme për pjesën tjetër të saj.” (Transmeton Tirmidhiu)
Ky namaz është i preferuar, e pëlqyeshme për t’u falur, ndërsa ai që nuk e fal nuk bën ndonjë mëkat. Koha e këtij namazi fillon pas lindjes së diellit, kur të jetë ngritur një heshtë, deri para namazit të drekës. Besimtari ka mundësinë e zgjedhjes, sa rekate dëshiron t’i falë. Mund t’i falë dy rekate, katër, tetë. Besimtarë dhe besimtare, mos harroni të jepni sadakanë!
selam alejkum vllazani dhe motra musliman ja disa wep per vllaun blendi ku mundesh te mesosh diq nga feja islame www.mesoislamin.com www.krenaria.com www.sinqeriteti.com eselam alejkum
jam myslman, por di shum pak per fen myslimane, dua te mesoj, por ca fjal qe ke shkruar ti ketu un nuk i kuptoj fare,,,, ju lutem vendosni perkthim shqip ne kllapa, sa her shkruani fjal ne arabisht,,,,,,,, mundesisht edhe me tregoni se ku `mund te mesoj me shum per fen time, fen myslimane, ju faleminderit.
Only registered users can add comments. [ Regjistrohu | Hyr ]