E premte, 10/01/2025, 06:09
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Sa vend kanë...
Sa vend kanë...


Sa peshon ti ??
50 kilogram - tha njëri.
60 kilogram - tha tjetri.
Jo… jo… nuk e kam për qëllim këtë peshë…
Kam për qëllim peshën e vërtetë…… Peshën të cilën e ka përmendur Allahu i Lartësuar në thënien e Tij:
"Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.

Kurse atij që i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.” (Araf, 8-9)
E kuptove për çfarë e kam fjalën
Pesha jote e vërtetë… Pesha jote në peshoren e drejtë … Pesha jote atë ditë kur do të vendosen peshojat…. Pesha jote nga të mirat që do ta rëndojnë peshojen… Kurse të keqijat do ta lehtësojnë peshojen…

Sa vend ka morali i mirë te ty

Morali i mirë për të cilin ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
" Nuk ka asgjë që konsiderohet më e rëndë në peshoren e besimtarit Ditën e Gjykimit si morali i mirë dhe Allahu e urren keqbërsin e shëmtuar.” (Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hadithi është hasen-sahih)
O, sa punë e lehtë për të bërë njeriu, atij që Allahu ia lehtëson.

Sa vend ka thirrja në të mirë dhe udhëzimi në të te ty
A nuk e përsërisim shpeshherë thënien e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): " Kush udhëzon në të mirë ka shpërblimin si ai person që e kryen atë vepër.” ( Transmeton Muslimi)
A nuk e kanë ndëgjuar veshët tonë thënien e Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): " Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblimin sikur shpërblimi i atij që e ka pasuar atë, duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i asnjërit. Kush thërret në devijim do të ketë mëkat sikurse mëkatet e atyre që e pasojnë atë duke mos iu pakësuar nga mëkati i asnjërit.” (Transeton Muslimi)
Sa vend ka te ty leximi i Kuranit Kurani që do të vijë dhe do të bëjë shefat për shoqëruesit e tij.

A nuk e ke dëgjuar thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
"Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahu ka një shpërblim, e ai shpërblim e ka vlerën e dhjetëfish, nuk them: elif, lam, mim, është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë, mimi është shkronjë.” ( Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hasen-sahih)

Sa vend ka te ty përkujtimi i Allahut???
Sa ka vend ka te ty thënia : "Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim…?”
Sa vend ka te ty thënia: "Subhanallahi uelhamdulilahi ue la ilahe il Allahu uallahu ekber ue la haule ue la kuuete ila bilahi”

Sa vend kanë te ty shpërblimet e shumfishuara…???
Sa vend ka te ty isigfari ( kërkimi i faljes së gabimeve)…???
Dhe kërkimi i faljes së gabimeve për besimtarët dhe besimtaret???
A nuk e kemi mësuar të gjithë ne thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
" Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda për peshoren, të dashura për Mëshiruesin: Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim.” (Buhariu dhe Muslimi)
A nuk transmetohet nga ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)se ka thënë:
”Për çdo nyje të çdonjërit nga ju ka lëmoshë; çdo madhërim është sadaka, çdo falenderim është sadaka, çdo tekbir është sadaka. Urdhëri në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe e tërë kjo mund të kompenzohet me dy rekate që i falë njeriu në duha.”(Transmeton Muslimi)

Puna është e gjërë…e gjërë…
Na mjafton thënia e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
"Kanë fituar muferidunët. Ata e pyetën: "Kush janë muferidunët, o Resulullah?” Ai tha: "Ata dhe ato që përmendin Allahun shumë.” ( Transmeton Muslimi)
Por!!!

Të kemi kujdes…. nga ngrënësit (asgjësuesit) e të mirave!
Duke filluar nga zullumi, tejkalimi i kufijve, hasedi, përgojimi, bartja e fjalëve, ngatërresa, ofendimi i tjetrit dhe ….
A nuk ka thënë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
"Muflis ( i falimentuar) nga umeti im konsiderohet ai person që Ditën e Gjykimit vjen me namaz, agjërim, zekat, mirëpo gjithashtu, ai e ka ofenduar njërin, i ka shpifur tjetrit, ka ngrënë pasurinë e huaj, ka derdhur gjakun e tjetrit, ka rrahur tjetrin. Dhe i merren nga të mirat e tij e u jepen këtyre të tjerëve dhe kur t`i harxhohen të mirat, para se të qartësohet me ata që u kishte bërë padrejtë, ai ua merr mëkatet e tyre, pastaj hidhet në zjarr.” (Transmeton Muslimi)

Prandaj, mos i shkapërderdh mirësitë!
Dhe kërko mëshirë nga Allahu të të mbrojë nga veprat e këqija dhe lënia e veprave të mira!

Atëherë, çfarë po pret
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! thotë :
"Nxito me vepra, para se të vijnë shtatë gjëra; a jeni duke pritur vetëm varfëri që të bënë të harruar, apo pasuri të tepruar, apo smundje të prishur, apo pleqëri të shterur, apo vdekje të përgatitur, apo dexhali e keqja (sherri) që mungon dhe pritet të vijë, apo Kiamei, e ajo është më e hidhur dhe e keqe.” (Transmeton Tirmidhiu)
Eja pra, nxito ta rëndojmë peshoren me vepra të mira!
Për shkak se veprat e mira i asgjësojnë veprat e këqia.

Lusim Allahun të na i pranojë dhe të na japë sinqeritet në thënie dhe vepra!


Përktheu: Alaudin Abazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/02/2010)
Klikime: 860 | Komentet: 3 | Ranguar: 4.0/2
Gjithsejt komente: 3
3 hyzi  
0
selemu alejkum ve rahmetullah jom shum i kenaqum qe rash ne ket web tuajin sdo te jem larg tina me,,
E zoti xh,sh ju shperbleft me gjenetin firdoufs shum tema te mira e insha-allah do zoti e i vedison pjesen eshqipetareve nen hijen e zez komunste, ALL-llahu na udhezoft te gjitheve ESSELEMU ALEJKUM

2 sejfullah  
0
selamu alejkum allahu ju shperbleft me gjenetin firdaus se jkeni duke dhen mjfat shum per kete popull me nmdihmen e allahut vetem vazhdoni se jen i shum te mir selmau alejkum...

1 silja  
0
selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025