E diel, 19/05/2024, 08:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Ruaje gjuhën tënde
Ruaje gjuhën tënde

 
Për këtë dijetarët e kanë llogaritur përgojimin prej mëkateve të madha.

Allahu na tërheq vërejtjen që mos të përgojojmë: "Dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”

Pra,  Allahu nafrikëson dhe na tërheq vërejtjen për përgojimin, duke e krahasuar atë me ngrënien e mishit të vëllait tënd të vdekur. Një gjë të tillë asnjë njeri i mençur nuk mund ta bëjë, të hajë mishin e vëllait të tij të

Definicionin e përgojimit e ka përkufizuar më së miri i Dërguari i Allahut kur thotë: "T’ia përmendësh vëllaut tndë atë që e urren.” Kanë thënë dijetarët, qoftë ajo në moralin e tij, krijimin e tij, mendjen e tij, në fëmijët  e tij. Çdo gjë që njeriu e urren, ai është përgojim.

Pastaj, dijetarët i kanë përjashtuar disa gjëra që nuk konsiderohen përgojim. P.sh.: nëse një gruaje i bëhet zullum dhe ajo vjen tek babai i saj dhe përmend gjëra që burri i saj i urren të përmenden, por kësaj vajze i bëhet zullum, atëherë kanë thënë dijetarët se lejohet kjo vajzë që t’ia përmendë babit të saj, nëse ai ka mundësi që ta largojë këtë zullum prej saj dhe raste të ngjashme.

Transmeton Ebu Hurejre radijaAll-llahu anhu se ka thenë Resulull-llahu alejhisselam: ”Kushdo që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ateherë le të flas mirë ose le të heshtë.” (Buhariu)

Një ditë, Pejgamberi ishte duke ecur  dhe me të ishin dy njerëz dhe Pejgamberi i dëgjoi duke përgojuar. Pastaj kaloi pranë një  gomari të ngordhur me erë shumë të keqe dhe pyeti: "Ku është filani edhe filani?” Thanë: "Ja këtu, o i Dërguari i Allahut.” Ju tha Pejgamberi: "Zbritni dhe hani prej kësaj ngordhësire.” I thanë: "O i Dërguari i Allahut, e kush ha prej kësaj?!” Tha Pejgamberi: "Ajo që thatë për vëllaun tuaj më herët është më e rëndë se kjo ngordhësirë.”

Një grua e Pejgamberit, në një rast kur Pejgamberi lavdëronte njërën prej grave të tij, i tha ajo: "Mjaft më me filanen se ajo është kështu edhe kështu.” D. m. th.: kishte për qëllim se ajo është e shkurtër. Pejgamberi i tha: "Vallahi, ke thënë një fjalë që sikur  të përzihet me ujin e detit, do ta kishte ndotur.”

Dikush përgojoi në prani të Sufjan ibn Husejnit dhe ky i thotë: - Pusho, ti a i ke sulmuar armiqtë e tu romak? Përgjigjet: Jo. - A i ke sulmuar armiqtë e tu persë? U përgjigj: Jo. - Ke lënë të qetë armiqtë e tu dhe nuk lenë të qetë vëllain tënd musliman?!



 

Përgojimi i ndonjë dijetari është më i rëndë se përgojimi i njerëzve të thjeshtë. Jo për shkak se ai është i shenjtë, por për shkak se  nëse përgojohet ai, atëherë i humb vlera në popull dhe nuk përfitojnë pastaj prej tij.

Dobitë e  ajetit te siperpermendur:

1. Urdhërimi për largimin e mendimit të keq.
2. Ndalimi i spiunimit.
3. Ndalesa për gibetin.
4. Largimi prej gibetit.
5. Përshkrimi i atij që përgojon me atë që e han mishin e vëllait të vet të vdekur.
6. Përgojimi është prej mëkateve të mëdha.
7. Vërtetimi i dy emrave të Allahut.
8. Nxitja në pendim, pasi që njeriu bën mëkat.
9. Nxitja në frikën ndaj Allahut dhe në ruajtjen e gjuhëve tona nga  gjërat e ndaluara. "Allahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija, përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtë. Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.”(Nisa 148)

Andaj nëse don ta ndalosh veten dhe gjuhen tënde, kujtoji ajetet kur’anore, hadithet dhe citatet e dijetarëve shekullor, padyshim do të jesh prej të shpëtuarve nga zjarri dhe poshtrimi në dunja, sepse All-llahu ka garantuar se do t’i poshtersoje të tillët duke treguar përmes të Dërguarit alejhisselam se: "… ai që vjen dhe të flet keq për dikë, dije se si ta kthen shpinën do të flas keq edhe për ty.”
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 1368 | Komentet: 6 | Ranguar: 4.2/5
Gjithsejt komente: 6
5 ******  
0
All-ahuu te Shperbleftt Poor doo ta bej nj pytjee rreth njee fjalee qe s`arrijj ta Kuptoii Dot [Gibet]

6 Argjendi  
0
GIBET do te thot "pergojim"

4 Agroni  
0
Lexoni me vemendje ketu ne kete web-faqe ne lidhje me pyetjen tuaj:

"COPY-PASTE"

http://sunnah.weblog.com/mbrojtja-nga-kurthet-e-shejtanit/

All-llahu ju ruajt, AMIN.


3 Agroni  
0
"Si ta mbrosh veten nga shejtani i mallkuar ?!

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Falenderimi i takon vetëm Allahut, mëshira dhe shpëtimi (i Allahut) qofshin mbi atë pas të cilit ska më pejgamber,Muhammedin s.a.v.s....
Disa porosi dhe këshilla,se si të mbrohemi nga shejtani dhe kurthet e tij:

1.Të besuarit në Allahun e Lartmadhëruar.

2.Frikërespekti ndaj Allahut s.v.t.

3.Të qenurit i sinqert për hir të Allahut të Lartmadhëruar, dhe largimi nga mendjemadhësia.

4.Pasimi i të Dërguarit s.a.v.s. dhe largimi prej risive(bidateve).

5.Të përkujtuarit e Allahut sa më shpesh, se me të vërtetë dhikri(të përmendurit e Allahut) është një prej metodave më të preferuara për tu mbrojtur nga shejtani i mallkuar.

6.Lutja dhe kërkimi i mbrojtjes tek Allahu s.v.t.

7.Të kërkuarit mbrojten e Allahut nga sherri i djallit të mallkuar, siç janë rastet: gjatë namazit, gjatë leximit të Kur′anit, gjatë hidhërimit, në mëngjes dhe në mbrëmje, gjatë hyrjes në shtëpi, gjatë dyshimit në diçka nga çështjet fetare, në tubim, para fjetjes dhe kur të shohësh ndonjë ëndërr të keqe.

8.Pendimi tek Allahu s.v.t. dhe llogaritja e vetvetes në vazhdueshmëri.

9.Të kërkuarit falje shpesh e sidomos me fjalën: La havle ve la kuvete il-la bil-lah
.

10.Fjala La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.

11.Të lexuarit e Kur′anit dhe në veçanti leximi i sures Bekare.

12.Të lexuarit e Ajetul Kursij para rënies në gjumë.

13.Shtuarja e veprave të mira.

14.Agjërim të shpeshtë, për shkak se me të vërtetë agjërimi shumë e dobëson shejtanin e mallkuar.

15.Të qenurit i kujdesshëm për namazin dhe kohën e tij, koncentrimi në të, dhe falja e namazit me xhemat.

16.Falja e namazeve fakultative(nafileve) pas faljes së namazeve obligative(farzeve).

17.Falja e namazit të sabahut në kohën e vet, ngase kush e falë namazin e sabahut në kohën e duhur, ai person është nën mbrojtjen e Allahut.

18.Mos lëvizja e tepërt në namaz, se me të vërtetë lëvizjet e tepërta në namaz janë nga shejtani.

19.Mburoja e familjes dhe fëmijëve, si dhe të vazhduarit e rukjes(shërimit) sipas sheriatit islam.

20.Të pastruarit e shtëpisë dhe mbrojtja e saj nga veglat muzikore,nga kafshët e egra,qent,fotografit,skulpturat dhe nga gjërat e urrejtura.

21.Largimi nga muzika, ngase muzika është vegël e djallit të mallkuar, të cilën ai e shfrytëzon për dobësimin e imanit dhe prishjen e moralit.

22.Përulja e shiqimit ndaj grave, pasiqë ai paraqitet në formën e tyre.

23.Mos veçimi me vajza të huaja, ashtuqë shejtani të mos të jetë i treti mes tyre.

24.Mos dalja e gruas nga shtëpia përpos kur ka nevojë; ngase kur ajo del pa nevojë atë e shfrytëzon shejtani për sherr.

25.Mundohu që ta kundërshtosh shejtanin në këto forma: ngrënia dhe pirja me dorën e djathtë, se me të vërtetë shejtani hanë dhe pinë me të majtën; të bërit kajlule(gjumë i shkurtër pas namazit të drekës) se me të vërtetë ai i mallkuari nuk bën gjumë në këtë kohë; të qenurit i kujdesshëm gjatë shpenzimeve, për shkak se ata që shpenzojnë pa nevoj, janë vëllezër të shejtanit.

26.Të mos udhëtosh i vetëm,se një udhëtar është shejtan, dy udhëtar janë dy shejtana, kurse tre me të vërtetë janë udhëtarë.

27.Bismelja në fillimin e çdo vepre të mirë, e ajo është fjala “Bismilah” për shkak se me të vërtetë shejtani zvogëlohet atëher kur të thuash Bismilah, saqë bëhet sa një mizë.

28.Marja e abdestit në momentet e hidhërimit, për shkak se me të vërtetë djalli i mallkuar është i krijuar nga zjarri dhe se uji e shuan zjarrin.

Këto ishin disa këshilla se si ta mbrojmë vetveten tonë nga shejtani i mallkuar dhe kurthet e tij. Gjithsesi, kurthet e tij janë të dobëta atëherë kur secili prej nesh mundohet t′i përmbahet porosive të Allahut të Lartmadhëruar dhe të Dërguarit të Tij s.a.v.s.


2 Anonim  
0
nela me vjen shum keq moter.. mendimi im qe mos tbiesh preh provokimeve Namazin asesi Mos e ndal Se namazi osht shtylla ma e fort e ksaj Sprove Drejtohu Ka Ruga e Zotit besoj 100% qe dot kesh dobi.

1 nela  
0
mirmbrema..kisha 3vjet qe shpirti im nuk gjente qetesi,vetem zihesha me prinderit,,qaja,ulerisja,dridhesha,ne shkolle po shkoja shum keq,zemren e ndjeja te zeze plot smira,nuk ndjeja qetesi,isha pesimiste per cdo gje sado qe sme mungonte asgje,doja te vdisja,me dikej jeta pakuptim,sdoja te beja asgje,vuaja me shpirt se sdija cpo beja me veten.kur ne vere tani takoj nje shoqe e i tregoj ajo kishte 2 vjet qe kishte filluar te falej,ishte bere nje besimtare e devotshme pas nje historie qe i kishte ndodh e kish gjet sherim vetem me fene.e me thot se ne tiran ishte njeri qe kishte studi ne siri e mirrte vesh nga magjite,ose mesysh.vajta,me vendosa shamin para se te hyja e filloj te me kendonte dua nga KURANI aty fillova te qaja me te madhe pa e kuptuar pse,e dridhesha e fillova ti lutesha ALLAHUT sa goja me leviste si nje shqiponje duke ju lutur e kerkuar ndihme.kendimi i DUAVE zgjati 1ore kur gjate kesaj me ra te fiket 2 here,nuk flisja dot sikur kisha nje vello perball syve.pas kesaj e ndjeja zemren me te lire,me te paster.me dha ca kura te lexoja kuranin,te lyhesha cdo nate me vaj ulliri te bekuar,e te bija uj te marre nga arabia.Kam filluar te falem qe naten e KADRIT namazin e sabahut me kalimin e kohes do mesoj 5vaktet. e sot e nje muaj e ndjej veten e te qete me te lumtur por kam frike se mo bie prap ne kurthin e shejtanit...se ka shum here qe ndjej ngacmime e sdua te jem si athere.un kam 23 vjece e dua te jem e lumtur me thoni cduhet te bej qe mo te bie preh e provokimeve.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024