E hënë, 23/12/2024, 16:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Rikthimi i virgjërisë me intervenim kirurgjik

Pyetja:

Eselamu alejkum.

Përshëndetje për tërë stafin e klubit kulturor.

Ju lutem kemi nevojë për disa sugjerime tuaja, pasi jepni përgjigje mjaft të sakta.

Ç'duhet të bëjë një femër e cila disa vite më parë ka rënë në grackat e shejtanit të mallkuar, ku ka bërë mëkat dhe si pasojë ka humbur virgjërinë (kjo i ka ndodhur vetëm një herë). Për këtë është penduar dhe vite me radhë qan pa u ndalur, i kërkon Allahut falje me shpresë se do ta falë dhe ta mëshirojë, por njëkohësisht frikësohet nga dënimi i Tij. Ajo i refuzon ofertat për martese duke patur frikë se s'i t'i tregojë bashkëshortit të saj të ardhshëm, a do ta pranojë kështu dhe njëkohësisht duke u turpëruar shumë, se një gjë të tille nuk ka mundur ta besojë as ajo vete se do të mund t'i ndodhte.

Ka dëgjuar për ca intervenime kirurgjike/plastike, por frikësohet ta bëjë atë për shkak të dyfishimit të mëkatit para Allahut dhe të mëkatit të gënjeshtrës ndaj bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Ç'mund të thoni  për këtë, a është më mirë kjo vajze të mos martohet fare për shkak të këtij mëkati?

Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Motër e nderuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë mirëseardhjen në faqen tonë!

Në fillim të letrës suaj përmendët një të kaluar jo të mirë; ku keni rënë në mashtrimet e shejtanit dhe keni bërë mëkatin e zinasë. Vërtet amoraliteti është një mëkat i rëndë, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (Isra, 32).

Mirëpo ka një kohë që jeni penduar, vazhdimisht ndiheni fajtore dhe kërkoni falje tek Allahu i Gjithëmëshirshëm për këtë mëkat. Lus Allahun e Lartësuar t’ju falë dhe mëshirojë, vërtet Ai është që fal shumë dhe i mëshiron robërit që kërkojnë e shpresojnë në mëshirën e Tij. Ai në Kuranin Fisnik thotë:

 "Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer, 53).

Ndërsa ndërhyrja kirurgjike për rikthimin e virgjërisë është një problematikë e re, e panjohur për fukahatë e hershëm, por ata bashkëkohorë kanë folur për të dhe e kanë shtjelluar duke i përmendur rastet dhe arsyet pse njerëzit e bëjnë këtë.

Pa u zgjatur, themi se ata kanë folur edhe për çështjen se a lejohet intervenimi kirurgjik plastik për rikthimin e himenit te femra e cila ka humbur virgjërinë për shkak të zinasë, nëse ajo është penduar.

Ndër trajtimet e sqaruara mjaft mirë dhe të argumentuara detajisht është ajo që ka shkruar dr. Husamedin Affane, profesor i Fikhut dhe Usulu Fikhut pranë Universitetit të Kudsit në Palestinë. Ai në shtjellimin e tij tregon se rikthimi i virgjërisë për shkak të zinasë nuk lejohet për faktin se lejimi i një gjëje të këtillë shpie në shumë ndalesa dhe dëme, ndër to: tradhtia, përzierja e pasardhësve, hapja e rrugës për femrat që të tejkalojnë mëkatin e zinasë me paramendimin se mund ta përmirësojnë atë, gënjeshtra, zbulimi i avretit, etj.

Më e domosdoshme ta theksojmë në tërë këtë është se në një nga parimet fikhut thuhet: "Ed Darer la Juzal bid darer”-"E keqja nuk mënjanohet me të keqe”.

Me ndërhyrje mjekësore për ta mënjanuar të keqen që ka shkaktuar zinaja ne shkaktojmë të keqen tjetër apo më mirë të themi shumë të këqija dhe ndër të këqijat më të mëdha është mashtrimi i bashkëshortit të ardhshëm, i cili merr një grua së cilës i beson se është e virgjër, ndërsa ajo nuk është.

Duke pasur parasysh këtë që përmendëm më lart, ju këshillojmë që mos ta veproni një gjë të tillë, por njëkohësisht ju këshillojmë që mos t’i refuzoni të gjithë ata djem të cilët kërkojnë martesë me ju. Është e domosdoshme që në tërë këtë të jeni e sinqertë dhe nëse ju kërkon fejesë ndokush, atëherë ju mund ta informoni qoftë edhe në formë indirekte për gjendjen tuaj. Është shumë e mundur, posaçërisht në rrethanat e vendit tonë, që dikush nga ata ta pranojë martesën me ju. Posaçërisht nëse vëren dha ka dëgjuar për sjelljet dhe gjendjen tuaj të mirë pas pendimit.

Në fund ju këshillojmë që të mbështeteni tek Allahu dhe ta lutni Atë, pasi në Dorën e Tij është çdo gjë në këtë botë dhe në botën tjetër. Dijeni se nuk është penduar asnjëherë asnjëri i cili ia ka dorëzuar çështjen e tij Zotit të Gjithëdijshëm.

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/07/2010)
Klikime: 2024 | Ranguar: 4.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024