E hënë, 23/12/2024, 12:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Puthja a e prish abdestin

Pyetja:
Selam alejkum!
Pyetja ime është a prishet abdesti nëse puthesh me të fejuarin të cilin jemi kurorzuar në xhami me hoxhë.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vlerësimet e juristve islamë në lidhje me këtë janë të ndryshme, madje disa janë shumë ekstremë sa ë thonë se vetëm prekja e femrës e prish abdestin (medhhebi shafi). Sido që të jetë këto sqarime i kemi bërë diku tjetër dhe në këtë përgjigje themi se nëse burri e puth gruan e tij, ose e prek dorën e saj, ose e përqafon dhe në këtë rast nuk ndodh të rrjedh nga organi i tij medhiu, atëherë në këtë rast nuk prishet abdesit, as i burrit e as i gruas. Kjo për faktin se abdesti është i vlefshëm deri në momentin që nuk ndodh diçka që e prish atë, ndërsa për veprimet e përmendura më lart nuk posedojmë ndonjë argument se ato e prishin abdestin.

Pastaj kemi një hadith të cili e transmton Aisheja se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e puthte ndonjërën nga gratë e tij, pastaj dilte për në xhami pa marrë abdest.  Shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Albani e cilëson të saktë).

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/09/2010)
Klikime: 1851 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024