E mërkurë, 08/05/2024, 13:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Pse Kur’ani është i zbritur në arabisht?

Pse Kur’ani është i zbritur në arabisht?



Përgjigjen në këtë pyetje do ta gjejmë në ajetet vijuese në të cilat Allahu, xh.sh., thotë:

“Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t’i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t’i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.” (Merjem, 97)

“Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t’u zbritën) janë ajetet e librit të qartë. Ne e zbritëm atë Kur’an arabisht, ashtu që ta kuptoni.” (Jusuf, 1-2) Në komentimin e këtij ajeti në tefsirin e tij Ibn Kethiri shënon: “Sepse, gjuha arabe është gjuha më e shkoqitur, më e gjerë dhe më e qartë, e që me të më mirë tregohen kuptimet të cilat fshihen në shpirtrat e njerëzve. Për atë Libri më i ndershëm është shpallur në gjuhën më të ndershme, të Dërguarit më të ndershëm, nëpërmjet melaqes më të ndershme në vendin më të ndershëm të botës. Zbritja e tij ka filluar në muajin më të ndershëm të vitit - në ramazan dhe në çdo pikëpamje është i kompletuar.

“Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.” (Ta Ha, 113)

“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim), duke qenë Kur’ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.” (Ez-Zumer, 27-28)

“Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë. Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.” (Fusilet, 1.-4.)

“Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur’anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t’u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.” (Esh-Shura, 7.)

“Ha, Mim. Pasha librin (Kur’anin) sqarues! S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.” (Zuhruf, 1.-4.)

Në tefsirin e këtij ajeti Ibn Kethiri thotë: “Nderin të cilin e përjeton Kur’ani në sferat e larta (te melaiqet) është shumë i qartë. I Lartësuari thotë: “ai” Kur’an është, “në Librin amzë” në Levhi Mahfudh – librin e ruajtur mirë, “tek Ne” i “vlerësuar”, gëzon famë të lartë, prestigj dhe nder. I “përkryer”, d.m.th., i saktësuar me përkryeshmëri, pas as ndonjë ngatërresë dhe kundërthënie.”

“Thuaj: “Atë (Kur’anin) e solli “Ruhul Kudus” - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur’anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.” (En-Nahl, 102.-103.)

E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi. E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber). (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe. (Esh-Shuara, 192.-195.)

“Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur’anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.” (Er-Rad, 37.)

E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët. (El-Ahkaf, 12.)

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 1269 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024