E shtunë, 27/04/2024, 03:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Pse femrat po pranojnë Islamin?
Pse femrat po pranojnë Islamin?
 
Historitë e konvertimeve në fenë islame janë të shumta. Një pjesë e madhe e tyre janë prekëse dhe na sjellin ndër mend faktin se Allahu i Madhëruar udhëzon atë që Ai do në rrugë dhe mënyra që ne nuk mund t’i imagjinojmë. Në këtë artikull dëshirojmë të vëmë në pah faktin se kërkimi i sinqertë dhe me zemër të pastër shpërblehet me udhëzimin në Islam nga Allahu i Madhëruar.

Nëpër mjegull

Femrat muslimane, sidomos ato që janë konvertuar në Islam, nuk janë aspak të paditura e të nënshtruara dhe sigurisht larg stereotipave të reklamuar nga mediat dhe nga disa gazetarë, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë arsyet e vërteta të pasimit të Islamit prej tyre. Pranimi i Islamit nga femrat është i lidhur ngushtë me kërkimin e sinqertë për të vërtetën dhe dëshirën për t’iu nënshtruar Allahut të Madhëruar.
Për të gjitha femrat me logjikë dhe që kërkojnë të vërtetën është e qartë se Islami ofron plotësimin shpirtëror dhe udhëzimin e drejtë, duke i çuar ato drejt lumturisë dhe kënaqësisë në këtë jetë dhe në botën tjetër. Më poshtë do të lexoni historinë e dy femrave të tilla.

Tregimi i një katolikeje evropiane

"Kur isha fëmijë, besoja në Zot. Familja ime ishte katolike. Pas vdekjes së nënës, nuk shkova më në kishë, por vlerat fetare katolike ishin pjesë e jetës sime. Kur isha adoleshente e vura në dyshim për herë të parë fenë time. Isha në kërkim të plotësimit shpirtëror, por nuk ndihesha e qetë nga kultura në të cilën isha rritur. Kur shkoja në kishë, ndihesha e pakënaqur. Nuk e pranoja konceptin e trinitetit. Kisha nuk më hyri në zemër dhe më pas u largova nga feja, ashtu si shumë perëndimorë. Për shumë vite isha larg Zotit...
Kultura perëndimore promovon materializmin në dëm të shpirtërores. Në kohën e adoleshencës isha shumë e vetëdijshme për pamjen time fizike dhe ndihesha e pasigurt për format e trupit tim dhe për rrobat që vishja. Femra në Perëndim ndodhet nën një presion të madh për t’iu përshtatur idealit të pamundur të bukurisë që i kërkon asaj të jetë e dobët dhe të veshë rroba provokuese. Trupi i tyre bëhet pronë publike që mund ta shohin të gjithë. Çrregullimet e të ushqyerit (anoreksia dhe bulimia nervosa) janë të zakonshme. Në të njëjtën kohë, këto femra duhet të kenë karriera të shkëlqyera dhe të jenë bashkëshorte dhe nëna të mira...
Më pas kam studiuar gjermanisht dhe rusisht në Kembrixh. Në atë kohë isha e interesuar të gjeja kënaqësinë shpirtërore e emocionale, por ende nuk e njihja Islamin. Në atë kohë takova një muslimane e cila më frymëzoi me qetësinë e saj, me atë dritën e thellë të besimit që dukej sikur dilte nga e tërë qenia e saj. Unë ende kisha shumë pasiguri për veten time dhe nuk isha në gjendje të gjeja rrugëdaljen nga telashet e mia, të cilat sikur më mbysnin, siç u ndodh shpesh njerëzve që nuk e njohin Zotin. Kjo shoqe më tregoi suren Ihlas:
Thuaj: Ai, All-llahu është Një
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Islami më tërhoqi. Motrat muslimane në Kembrixh më pritën me zemra të hapura dhe më ndihmuan të mësoja mbi Islamin e të bëhesha muslimane. Nuk ka ditë që të mos falënderoj Zotin për dashurinë dhe mëshirën e Tij ndaj meje dhe nevojave të mia. Falënderimi i takon Allahut!"

Motër Hanifja

"Si një e krishterë e konvertuar në Islam, unë mund të paraqes vetëm përvojën time personale dhe arsyet e mia për të refuzuar "lirinë" që femrat thonë se kanë në shoqërinë perëndimore në favor të fesë së vërtetë dhe të vetme që i çliron me të vërtetë femrat duke u dhënë status dhe pozitë unike, kur e krahasojmë me atë të jomuslimaneve.
Përpara se të bëhesha muslimane, kam pasur tendenca të forta feministe. Si shumë femra me prejardhje të njëjtë si e imja, unë e akuzoja Islamin si një fe diskriminuese, shtypëse dhe që u jepte burrave privilegje më të mëdha.
Megjithatë, edhe pse kisha kritika ndaj Islamit, në brendësi të vetes nuk isha e kënaqur nga statusi im si femër në shoqërinë perëndimore. Ka një kontradiktë të madhe mes asaj që u thonë femrave dhe asaj që ndodh në praktikë. Dalëngadalë po arrija në atë fazë ku pakënaqësia ime ndaj këtij statusi ishte reflektim i pakënaqësisë sime ndaj vetë shoqërisë.
Besimi në fenë e krishterë nuk më ndihmoi dhe fillova të dyshoja në vlefshmërinë e të luturit ndaj Zotit vetëm një herë në javë, të dielave. Në fund, nisa të përqendrohesha tek Islami.
U befasova. Ajo që lexova më mësoi shumë për veten si femër dhe për atë se ku shtypeshin me të vërtetë femrat: jashtë Islamit. Në Islam femrat kanë të drejtat e tyre dhe kanë një rol shoqëror të përcaktuar qartë – ashtu si edhe burrat – pa u bërë atyre padrejtësi. Pasi i sqarova keqkuptimet e mia për Islamin, nisa të lexoja më shumë. Desha të gjeja atë gjë që do të mbushte boshllëkun në jetën time.
Vëmendja ime u tërhoq nga besimi dhe ritet Islame. Pastaj nisa të takoja muslimane që e praktikonin fenë e tyre dhe u ndjeva e sigurt në shoqërinë e tyre. Falënderimi i takon Allahut që e pranova Islamin me zgjedhjen time të lirë."

Burimi: Ad-Da'wah ilAllah – Revistë islame për femra
Përktheu me shkurtime: Eglantina Muça
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 1575 | Ranguar: 2.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024