E premte, 26/04/2024, 00:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Pse është me rëndësi mësimi i gjuhës së Kur’anit?
Pse është me rëndësi mësimi i gjuhës së Kur’anit?



Gjuha arabe është njëra ndër gjuhët më të njohura botërore. Bënë pjesë në grupin e gjuhëve semite, e cila ka morfologji dhe sintaksë më të zhvilluar, po ashtu vokabular më të pasur.
 E flasin më shumë se dyqind milion njerëz përfshirë botën arabe, kurse në një farë mënyrë e shfrytëzojnë dhe e studiojnë muslimanët në gjithë botën. Sipas studimeve të George Webera (Language tuday) gjuha arabe është gjuha e pestë në botë sipas shtrirjes e cila vjen pas gjuhës kineze, angleze, spanjolle dhe hindu/urdishte.
 Kombet e Bashkuara në vitin 1974 arabishten e kanë pranuar si një ndër gjashtë gjuhët zyrtare në botë. Qeveritë e njëzet vendeve e përdorin arabishten si gjuhë zyrtare dominonte në shtetet e tyre.
Gjatë Mesjetës, gjuha arabe ka qenë gjuhë kryesore e kulturës dhe shkencës, e që ka rezultuar me arabizma të shumta në nomenklaturën e gjuhëve evropiane në lëmin e filozofisë, astronomisë, astrologjisë, matematikës, algjebrës, medicinës dhe shkencave të tjera.
Do t’i përmendim disa nga shkencëtarët më të shquar arabo-islam: Ibn Sina (në Perëndim i njohur si Avicenna) ka qenë “doktor i gjithë doktorëve”. Xhabir ibn Haiyan (Geber) themelues dhe “babai i kimisë”; Ibn Rushdi (Averroes) llogaritet si një ndër bartësit e mendimeve islame, si edhe filozofisë dhe teologjisë euro-perëndimore; Ebu Merwan ibn Zuhr (Avenzoar) matematicienti i njohur arab; Abdullah ibn Ahmed ibn el-Baitar mjeku dhe farmaceuti më i shquar i Spanjës islame të Mesjetës.
Kush i pari shpiku eksperimentet në lidhje me astronominë? Shumica e njerëzve do të thonë: Galileo, Ptolemy ose ndonjë tjetër shkencëtar. Përgjigjja e vërtetë është se ata kanë qenë shkencëtarët islam Muhammed ibn Ahmed El-Biruni dhe Ahmed ibn Muhammed ibn Kesir El-Ferghani.
Gjuha arabe, gjithashtu, paraqet edhe një ndër gjuhët më të rëndësishme në shumë vende të tjera të botës. Është me rëndësi të shënohet që shikim, gjykim të plotë mbi ndodhitë dhe rastet politike të cilat mbizotërojnë në Lindjen e Mesme: Palestinë, Irak, Liban, etj., mund të kenë në radhë të para ata që hulumtojnë gjuhën arabe, kulturën dhe traditën. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri te e vërteta të cilën mediat monolinguale rrallë u ofrojnë teleshikuesve të tyre mbi vuajtjet e viktimave të pafajshme arabe.
Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (26/09/2009)
Klikime: 785 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024