Prijësi i veprave të mia
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. Salavatet dhe begatitë e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
|
Prezenca e njeriut në këtë botë ka një qëllim të cilin e ka caktuar Krijuesi ynë, e për ta arritur atë qëllim duhet ndjekur një rrugë pahamendshëm.Atë rrugë e kemi të përshkruar në detaje përmes shpalljes Hyjnore e të mishëruar nga i Dërguari i Zotit s.a.w.s . |
ç'do devijim nga kjo rrugë është vonesë e largim nga caku , e koha është e pamëshirë , ç’do minut të humburë konsideroje si plagë në shpirtin tënd e ç’do minut që e shfrytëzon konsideroje si ruajtje nga plagët !
Nëse vendos të pikturosh një pikturë ti duhet ti përcaktosh edhe dimensionet e saj dhe kornizat që ta perfeksionosh , pastaj të nevoiten ngjyrat e mbi të gjitha hapësira mbi të cilën do e pikturosh.Me siguri se do të të ndihmonte po ta kishe një doracak e të informoheshe mbi të gjitha.
Krijuesi ynë na e dha jetën e me të edhe udhëzimet si ta jetojmë , në ç’korniza të pikturojmë e me ç’ngjyra, e nuk është nga logjika të mendohet se ekziston qenie më e dijshme se Zoti për jetën apo q’ka do qoftë tjetër sepse Ai është që krijoi dhe di më së miri për krijimin e Tij.
Allahu thotë: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, çdo çështje i kthehet vetëm Atij, pra, adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni”. (Hudë:123).
Botën e ka kapluar një gjendje kaosi e cila sa vie e shtohet , padrejtësia prek edhe aty ku mësohet “e drejta” e gjykohet sipas saj, kërkohet krimineli gjithandej e ai ndodhet në skenën e krimit I kamufluar në petkun e demokracisë , më së keqi ky kaos reflektohet te shtresat e varfëra të shoqërisë,e shpesh me pasoja fatale.E gjithë kjo ndodh ngase jan zgjedhur kornizat e gabuara dhe ngjyrat e gabuara për pikturim.
Kjo gjendje do zgjas deri sa njeriu nuk do ta përqafoj për shpëtim shpalljen Hyjnore , e nën ombrellën e saj të mos vihen gjërat nën ekuilibër.Kur varri të na mbuloj përmbi, me ne nuk mbetet gjë tjetër pos asaj që vepruam, e s'ka dyshim se do pyetemi për ç'vepruam dhe s'ka më të mirë përgjigje se t'i thuash Zotit se punët që kam punuar kan qenë nën kornizat e dëshirës Tënde o Zoti im , unë nuk punova diq e me të të mos shpresoj në shpërblimin tënd sikur që nuk punova diq e me të ti shqetësoj të tjerët ngase u frikësova nga hidhërimi yt O Zoti im.
Përqafojeni fort ,përqafojeni fort fjalën e Perëndisë e shtrëngojeni deri sa ajo të bëhet pjes e juaja , pasaportë e ç'do vepreje , të bëhet mënyrë e të menduarit dhe e të gjykuarit se nuk ka më të mirë udhëzues se Kur'ani dhe nuk kashembull më të mirë se Profeti dhe nuk ka prijës më të mirë se Allahu , udhëhiqeni jetën tuaj me timonin e besimit në rrugën e Islamit për tek Zoti e dhashtë Zoti të bashkohemi në amshim!...
Argjend Xhelili
|