Të pyes
Të pyes në një mijë gjuhë ty që di të flasësh A ndalesh të mendosh dhe mendjen ta vrasësh Të pyes , pres përgjgje për një mijë ndodhi Më fol si të mundesh me ç'gjuhë di ti Më thuaj kush të pruri ne jetë të jetosh? Dhe ajrin kush të dha lehtas të frymosh? Dritën shum të vlerë që na mbanë të gjallë? Na ndrin' që të shohim me dy sytë në ballë Shpirtin kush ta dha për të cilin s'di? Si duket , ç'far është veq emrit të tij Apo të të pyes për retë që bashkohen Kush i m'ba në qiell që mos të rrëzohen? Kush e bëri dritën që lindën nga dielli lindë? Dhe terrin pa nënë , më thuaj , më bind! Kush ta merrka jetën vitet kur të shkojnë Të thërmon ne dhe para se t'vajtojnë Të tret të harron sikur mos të ishe Të harrojnë ty edhe gjithqka kishe Kush të kthe në jetë nga kur zgjohesh nga gjumi ëndërrat e jetës kush ti merr si lumi Në tokë të kujt rron hiq pa llogari? Me ç'mendje mohon gjithqka o njeri? Të pyes në njëmijë gjuhë ti vetëm më thuaj Me gjuhën e zemrës e jo me gjuhë të huaj Pse e mohon Zotin me gjith begatitë Që t'dha gjith të mirat edhe mirësitë...
Argjend Xhelili
|