Muret e liga
Më ndiqni nga pas t'ju tregoj fshehtësitë! Do rrënoj para vetes muret që na ndanë Se na plakën fare, na shtuan mërzitë Më ndiqni nga pas tu tregoj ku janë!
Më epni dhe krih, me forcë të godas Ti shpërbëj të ligat që na vranë me vite Ç'mu shterrua zëri e smund të bërtas Ta flak mirë errësirën nga dritë e kësaj dite
Le të shndrisë dielli mbi gjoksat krenarë! E rrezet e tij shtatë herë të përthyhen! Gjithëherë u gëzofshim, na shkoftë jeta mbarë! Të zgjohen të drejtët edhe lart të ngrihen!
Argjend XHELILI, 26.06.2009
|