Dielli me ngadal po fshihet Errësira mbi ne po ngrihet Me qirinj qenka plagosur Ditën tonë e ka varrosur Ditn' e bardhë e shum të vyer Mbyti nata e urryer Që na vie e paftuar Edhe pse s'na kish munguar Natë e gjatë ç'e mirë të solli Terri yt dritën ma morri Jetn' e zezë në mua mbolli Edhe mbiu njëfar horri Edhe njëfar horri erdhi Ligësinë në shpirtë ma derdhi Në mëkate mua më shtyu Aq fort sa dhe fryn veriu Aq thell sa i thellë është deti Në ligësi shpirtin ma treti Në ligësi , përjetësi Nga ku s'del kurr asnjeri...