Iftari 21
Mbi supe barra më rëndon
Ndërgjegja gjëmon si uzinë
E lakmia mi mbyt të dyja
E le në mua veq krenarinë
Trotuaret lypsarë përplot
Haku i tyre qafën ma shtrëngon
E dora e dyshimt tek gjepi bie
Dhe tërhiqet pa arsye
Dielli po perëndon mengadalë
Po iftarë për ta nuk ka
Veq nënqmimin me durim e ngjyejnë
Zemrën e gjorë me besim e lyejnë...
Argjend Xhelili
|