E diel, 28/04/2024, 17:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Pesë thirrjet e banorëve të Xhehennemit
 
Pesë thirrjet e banorëve të Xhehennemit
 
   
 
 Falënderimi dhe lavdërimi-hamdi i takon vetëm All-llahut të Madhëruar, vetëm All-llahun e falënderojmë dhe e lavdërojmë me një lavdërim që i përket vetëm Madhërisë së Tij.

    Salavatet – Përshendetjet ia dërgojmë krijesës më të dashur, Muhammedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes se tij të ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e kataklizmes se madhe të Kijametit.

        Ka thënë Muhammed bin K`ab: Banorët e Xhehennemit i kanë pesë thirrje, ku All-llahu i Madhëruar u përgjigjet vetëm në katër prej tyre, ndersa për pyetjen e peste nuk i përgjigjet dhe me nuk u flet më kurrë.

        Banoret e Xhehennemit fillojnë me pyetjen e parë dhe thonë:

قَالُوا رَبَّنَا أَمَتَّنَا اثْنَتَيْنِ وَأَحْيَيْتَنَا اثْنَتَيْنِ فَاعْتَرَفْنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلْ إِلَى خُرُوجٍ مِّن سَبِيلٍ

         "Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” [Gafir, 11]

        E All-llahu i madhëruar u përgjigjet kështu:

ذَلِكُم بِأَنَّهُ إِذَا دُعِيَ اللَّهُ وَحْدَهُ كَفَرْتُمْ وَإِن يُشْرَكْ بِهِ تُؤْمِنُوا فَالْحُكْمُ لِلَّه الْعَلِيِّ الْكَبِيرِ

        "Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!" [Gafir, 12]

        Pastaj banoret e Xhehennemit kërkojnë për herë të dytë prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe thonë:

رَبَّنَا أَخِّرْنَا إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ الرُّسُلَ

        “Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” [Ibrahim, 44]

        E All-llahu i Madhëruar u përgjigjet:

أَوَلَمْ تَكُونُواْ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍ

        "A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?" [Ibrahim, 44]

        Pastaj banoret e Xhehennemit thonë:

رَبَّنَا أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَالِحًا غَيْرَ الَّذِي كُنَّا نَعْمَلُ

        “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!”  [Fatir, 37]

        All-llahu i Madhëruar u përgjigjet kështu:

أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَاءكُمُ النَّذِيرُ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِن نَّصِيرٍ

        "Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar." [Fatir, 37]

        Pastaj thonë banoret e Xhehennemit:

رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَالِّينَ {} رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَالِمُونَ

        106: "Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! 107.  Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!”  [El-Mu'minun, 106-107]

        All-llahu i Madhëruar  përgjigjet kështu:

قَالَ اخْسَؤُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

        “Heshtni aty e mos më folni!”  [El-Mu'minun, 108]

        Dhe pas kesaj ata nuk do te flasin me kurrë, dhe aty ne xhehennem do te qëndrojnë përgjithmonë dhe do të denohen me një denim të madh.

        Transmeton Malik ibn Enes [All-llahu e mëshiroftë] se ka thënë Jezid ibn Eslem për fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: "Per ne eshte njesoj u piklluam thellë apo duruam, për ne nuk ka ikje (shpetim)."  [Ibrahim, 21]  dhe “Heshtni aty e mos më folni!”  [El-Mu'minun, 108]

        Na është përshkruar gjendja e xhehennemlijëve nga ana e All-llahut se banoret e Xhehennemit kërkojnë të dalin nga zjarri i Xhehennemit, por ata nuk mund të dalin asnjeherë. All-llahu [subhanehu ve teala] përshkruan kërkesën e tyre: "O Zoti ynë, nxirrna e te bëjmë vepra te mira, e jo si ato që i benim! Po a nuk u dham juve jetë aq sa ai qe ka dashur të mendojë gjatë asaj kohë, madje juve ju ka ardhur Pejgamber (të derguar), pra shijoni denimin, se për zullumqaret nuk ka ndihmetar." [Fatir, 37]

        Banoret e Xhehennemit para kësaj ngjarje kërkojn nga roja i Xhehennemit, nga Maliku që të ndërmjetëson për ta te Zoti i Madhëruar që t'ua lehtësojë All-llahu denimin së paku nje ditë.

        All-llahu i Madhëruar thotë në Kur'an, në Suren-Kaptinen Gafir, ajeti 49-50:

وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِّنَ الْعَذَابِ {49} قَالُوا أَوَلَمْ تَكُ تَأْتِيكُمْ رُسُلُكُم بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا بَلَى قَالُوا فَادْعُوا وَمَا دُعَاء الْكَافِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَالٍ

        "Dhe ata që janë në zjarrë, i thonë rojeve të Xhehennemit: Luteni Zotin tuaj që të na lehtëson denimin së paku një ditë! Ata(rojet e xhehennemit) thonë: A nuk ju patën ardhur juve të dërguarit tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: Po (na kanë ardhur). U thotë roja e xhehennemit: "E pra, luteni ju vet, por lutja e jobesimtareve është e kotë."

        Dhe thonë banorët e Xhehennemit: O Malik, pse nuk po na ndihmon? Fillojnë banoret e Xhehennemit të bertasin dhe thonë: "Dhe ata thërrasin: "O Malik,  lë te na e merr shpirtin Zoti yt! Ai thotë: Ju do te jeni aty (ne Xhehennem) përgjithmonë." [Zuhruf, 77]

        Ka thënë A`mashi [radijallahu anhu] në komentin e këtij ajeti: Kur luten banoret e Xhehennemit, në mes lutjes se tyre dhe përgjigjejes së rojes së Xhehennemit (Malikut) zgjatë 1000 vjet.

        Gjitheashtu transmetohet se Abdullah ibni Amri ka thënë: Banoret e Xhehennemit e thërrasin Malikun dhe nuk iu përgjigjet 40 vjet, pastaj thotë: Ju jeni aty pergjithemon, pastaj e lusin Zotin xh.sh. dhe thonë: "O Zoti ynë, na nxirr prej tij , e nëse gabojmë perseri, atëherë vërtet jemi mizorë." [Mu`minun, 107]  All-llahu nuk iu përgjigjet atyre një kohë të gjatë, pastak u thotë: Heshtni aty e mos me folni! E pastaj banoret e Xhehennemit mbesin të deshpruar dhe aty klithin të deshpruar, që zërat e tyre aty në Xhehennem iu përngjajnë zërit të gomarit.

        All-llahu na ruajt dhe na beftë prej banorve të Xhennetit dhe na ruajt prej banorve të Xhehennemit, Amin!

 

        Marrë nga libri: Rihletu ila darul Ahireh

        Muhamed El-Misrij
        Përktheu:
       
Lulzim Kabashi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1105 | Komentet: 4 | Ranguar: 3.3/3
Gjithsejt komente: 4
4 Dorian  
0
Maliku nuk ka buzeqeshur as kur eshte takuar me Muhamedin a.s per her te pare kur pejgamberi a.s ishte me Xhibrilin duke kaluar neper 7 qiej.. kjo ka ndodhur pas ngjarjes ne Taif..; Pejgamberi eshte takuar me ALLAHUN (xh.sh)

3 elbasan  
0
All-llahu i Madhëruar, ju shpërbleft!

2 mexhide  
0
amin inshallah ALLAHU xh.sh na ruan nga qdo e keqe jarabi ALLAHU te shperbleft me te gjitha te mirat vella musliman

1 SevDaim  
0
Allahu te shberbleft Vella i Dashur per KEt qe na e dergove Allahu na Ruajt prej zullumqarve AMINN... allahu ty te shberbleft Vella i Dashur

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024