E shtunë, 27/04/2024, 03:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

PËRTEJ FAZËS SË PRANIMIT TË FAKTIT TË EKZISTIMIT TË SINJALIZIMEVE SHKENCORE NË KUR’AN
 

Shkruan: Gentian JETISHI

PËRTEJ FAZËS SË PRANIMIT TË FAKTIT TË EKZISTIMIT TË SINJALIZIMEVE SHKENCORE NË KUR’AN


Shekujt lëvizin, ndërkohë që krejesat njerëzore mbesin me mentalitet të njejtë. Mëshira Hyjnore ndaj krijesave njerëzore bëri që kjo e fundit të veçohet me disa karaktristika nga të tjera krijesa. Ndër këto veçori është edhe ajo e udhëzimit hjnorë i zbuluar te njerëzit në forma dhe përmbajtje të ndryshme për gjatë historisë njerëzore.

Besimi në Zbritësin, metodologjin e zbritjës dhe përmbajtjen e kësaj zbritjeje betet pjesë thelbësore e besimit. Por çdo herë një pjesë e njerëzve distancoheshin nga këto mësime, shumë të tjerë e bëjnë edhe sot. Krejt kjo mund të kuptohet reagim i injorancës intelektuale, koplekseve të ndryshme psikologjike dhe si rezultat i rrethanave shoqërore.

S’do mend se qasje të ngjajshme ka edhe ndaj Kur'anit. Pavarësisht se është libër i çdo biblioteke në botë, nga të gjithë librat është më i lexuari, prapë se prapë nuk mund te themi se kemi të bëjmë me qasje jo të sinqertë, shkencore dhe akademike ndaj tij.

Edhe më tutje Kur'ani paragjykohet si libër i vjetër (demode), libër që fletë për sfera të ngushta që kanë të bëjnë vetëm me ritet fetare, por ja që ky gjykim bëhet nga injoranca. Pas leximit, meditimit dhe qasjes shkencore që mund t’i bëhet Kuranit, respekti dhe besimi i të qenurit e tij hyjnorë është i vetmi opcion intelektual që mund të pritet. Si përkunder çdo mundësi tjetër flet për mangësitë tona në të kuptuarit e tij ose emocione që flasin për trajtim jo shkencor të tij. E si të mos besohet ky libër si Fjalë e Zotit kur ky tekst i para 14 shekujve fletë për të vërtetat që janë dhe vazhdojnë të përshfaqen edhe sot në gjithësi.
‘’ Nga 6236 ajete sa ka gjithësej Kurani, 1200 prej tyre janë sinjalizime shkencore ose thënë më ndryshe, rreth 20% e tërësisë kuranore’’ .1



Këto ajete, pas studimit dhe analizës, janë klasifikuar si vijon:



’’Metoda e komentimit shkencor të Kuranit si degë e komentimit recional të tij, zë fill që para pesë ose gjeshtë shekujsh, me përpjekjet e El-Mursit që shkencërisht të komentohej Kurani, ndërkohë si metodë, posaqërishtë zhvillohet në shekullin XIX dhe XX, kur bota Islame ishte në dekadencë, kurse Evropa në epokën recionalizmit të përgjithshëm’’. 2

Qysh nga fillimi e deri më sot, edhe kjo metodë ka pas dhe ka skeptikët e saj qëllimmirë , të cilët thonë se ’’ nuk mund të ushqehet me fjalë Kur'anore, çdo gjë që shkencëtarët e zbulojnë’’. 3 Por kjo nuk nënkuptonë distancimin nga kjo metodë. Gjersa jemi të bindur në atë se Kur'ani është Hyjnorë, nuk na takon të kemi frikë se ndonjëherë mund të të ndodhë të bie në kundërshtim me faktet shkencore. Në këtë kuptim mund të kemi gabime njerëzore si keq interpretim të argumentit kuranor ose pasaktësi të të dhënës shkencore dhe jo diq tjetër.

Nëse do të mohonim barazin përmbajtësore të ajeteve kuranore me faktet shkencore, atëherë si do të sqarohej 20% të ajeteve kuranore. E ç’shpjegim mund të i jepej fjala vie ajeteve në vijim :

“Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. “ (Edh-Dharijat 47)

“A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?” (El Enbija 30)

Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)

Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin. (El-Mulk 3)

... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. (Fusilet 12)

”Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet
bashkë me ta...” (El Enbija 31)

Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm, ndërsa ato lëvizin si retë..(En-Neml 88)

”Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja,
kështu edhe ju do të ngalleni nga varret.” (Ez-Zuhruf 11)

”Ne i dërgojmë erërat ”fekonduese”, pastaj lëshojmë shi nga qielli që t’ju japim për të pirë...”
(El Hixhr 22)

”Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të
përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

Të gjitha këto ajete flasin për të qenurit e tij hyjnorë.

S’ka dyshim se ‘’Kurani si fjalë e Allahut dhe shpallje e fundit, është indi i jetës së muslimanëve, pa të cilin s’mund të mendohet as mirëqenia e tyre fizike, e të mos flasim për qetësin e jetës së tyre morale e shpirtërore’’. 5
Në aspaketin e promovimit dhe të prezentimit të përmbajtjes shkencore të Kur'anit nuk mund të thuhet se është bërë mjaftë. Në këtë drejtim mund të vlerësojm kontributin e dijatrit të njohur në publik me emrin Harun Jahja, pastaj e Sharavi dhe pak të tjerë që veprimtaria e tyre është përkthyer në shumë gjuhë botërore në mesin e të cilave dhe në gjuhën shqipe. Tanimë falë kontributit të këtyre dhe pak dijetarëve tjerë mund të thuhet se Kur'anit i u është shtuar cilësori ‘’Shkencorë’’. Koptohet se ky cilësorë nuk e kufizon atë vetëm në shkenë por që fletë për universalitetin dhe përhershmërin e tij, si fjalë e Krijuesit Suprem me mundësi të interpetimit të ndryshëm dhe sfidë për njerëzit deri në Kataklizëm.

Në kohën kur filluan të prezentoheshin argumentet kuranore në përputhshmëri me faktet shkencore, sikur kemi një ringjallje të botës muslimane, kohë kjo kur feja islame po akuzohej edhe me tej me akuzën e radhës që ishte ajo se feja islame thërriste për prapambeturi.

Kjo akuz u bë e pafuqishme kundrejt thirrjes kuranore për dije, intelektë dhe shkencë , tanimi shohim që akuza e radhës është ajo për terrorizëm, padyshim që Kur'ani do të luaj rolin në zhdukje dhe harrim të saj.

Njohja e argumenteve ‘’kuranore=shkencore’’ sikur zgjoi apetitin edhe të teologëve dhe pjesëtarëve të feve qiellore që librat e mëparshëm qiellorë të spjegohen me argumente shkencore. Pa u ndalur për në realitetin e kësaj mundësie, fokusin e vëm tek përpjekja dhe pjesëmarrja jo vetëm e teologëve por edhe të profesionëstëve të tjerë si shkencëtar artistë e të tjerë. Këto përpjekje gjithëpërfshirëse mund t’i shohim nga qindra e mijëra ‘’dokumentar shkencorë’’ që prodhohen kudo në botë. Sado që ne i quajm komercial ata po japin rezultate në disa vende.

Sigurisht kjo natyrshëm ngritë pyetjen se pos pak përpjekjeve të njohura deri më tani sa të tjera kemi bërë si individë, shoqëri dhe institucione formale Islame .

Nëse do të flitnim me shifra, athua e kemi bërë të paktën për secilin argument ‘’kuranore=shkencore’’ nga një dokumentar apo libër me nivel letrar, shkencorë dhe akademikë.!

Nëse tingëllon si pyetje ky koment i lartëshënuar, atëherë përgjigjja jonë le të jetë përvjelje e duarve dhe veprime konkrete në këtë drejtim.

Shumë e ndershme do të ishte që kësaj përpjekje të i bashkangjitëshin edhe të tjerë njerëz profesionesh të ndryshme.

Është e çuditshme se si ky avantazh i Kur'anit të Madhëruar heshtet aq shumë. Edhe nëse dikund pranohet fakti i ekzisitimit të sinjalizimeve shkencore të Kuranit, prapë nuk po arrihet te faza tejtër e që është besimi i të qenurit e tij hyjnorë. Kur pranohet se është mrekulli mbinatyrore, se ka argumente ‘’kuranore=shkencore’, pra natyrshëm të besohet se është fjalë e Zotit. Për me tepër, të besohet si tërsi , jo vetëm se ka të dhëna shkecore. Fundi i fundit këto të dhëna janë thirrje për besim në Zotin, besim në Profetin si përciellës të Kuranit dhe vetë Kuranin si dhe jetësimin e tij në përditëshmëri, a sa jemi duke vepruar në këtë drejtim do ta shijojmë në të ardhmën.

______________________________________________________________
Hamiti,Xhabir(2007). Shkëputje nga periodiku Islam në Shqipëri mbi sinjalizimet shkencore në Kur’an në gjysmën e parë të shekullit XX. Në : Takvim 1427-1428, Kalendar 2007, nr 37, fq.52
2Kariq,Enes.(1996).Hyrje në Shkecat e Tefsirit. Prizren.
3 Po aty
4Këto dhe më tepër tek Jahja,Harun.(2002). Mrekulitë e Kuranit . Kaptan Ofset,Topkapi Ticaret Merkezi-II NO:160 www.harunyahya.com
5 Behrami,Emin.(1997).Qasje studimore rreth katër përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe. Prishtinë.

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 770 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024