E shtunë, 04/05/2024, 07:09
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Përshkrimi i të dëvotshmëve
 
Përshkrimi i të dëvotshmëve

 
Erdhi një njeri me emrin Hemam tek imam Aliu [radijallahu anhu] dhe i tha atij: “M’i përshkruaj të dëvotshmit sikur t’i shoh ata!”
            Aliu [radijallahu anhu] tha:
            “Ata janë njerëz me vlera të mëdha. Kur flasin, flasin të drejtën. Nuk shpenzojnë tepër për rrobat e veta. Ecja e tyre është ecje modeste.

            I ruajn shikimet nga ajo që All-llahu [subhanehu ve teala] ua bëri haram. Dëgjimin e lanë vetëm për dituri të dobishme për ta. Shpirtërat e tyre janë gjithnjë në një gjendje; kur kanë ndonjë hall dhe kur janë rehat.
            Sikur mos t’ishte exheli, të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e ka caktuar, shpirti i tyre nuk do të qëndronte në trupat e tyre asnjë të rrehuri qerpik, nga përmallimi që kanë për Zotin e tyre.
            I madhëruar është Krijuesi tek ata, e çdogjë tjetër pos Tij nuk ka shumë vlerë tek ata.
            Gjithnjë zemrat i kanë të pikëlluara, shpirtërisht janë të rehatuar, me trup janë të hollë, të dobët, nevojat e tyre për këtë dunja janë të pakta dhe ata e ruajten nderin.
            Bënë durim pak ditë pastaj përfunduan në një rehati të gjatë.
            All-llahu [subhanehu ve teala] ua mundësoi një tregëti të bujshme, të leverdishme. I deshi shumë dunjaja por ata nuk e deshën. Dunjaja deshi ti mashtrojë, por flijuan vetën për të shpëtuar nga ajo.
            Nata e tyre; të forta i kanë këmbët duke qëndruar për të lexuar gjatë Kur’an në namaz. E kur ata lexojnë ajete të frikëshme e hapin dëgjimin e zemrës dhe për një çast mendojnë se flaka e xhehennemit dhe trishtimi i tij është përballë tyre. Qëndrojnë sikur të ishin të ngrirë para All-llahut [subhanehu ve teala] duke kërkuar nga Ai shpëtim nga xhehennemi.
            Dita e tyre; të butë, të ruajtur, të matur, të dijshëm. Ata i lodhi frika. Kur i sheh ata, dukën se janë të sëmurë, por ata janë shëndosh.
            Nuk kënaqën me pak punë. Por, as nuk kërkojnë tepër. Ata gjithnjë akuzojnë vetën dhe janë të dëshpëruar për veprat e tyre.
            Nëse i lavdëron dikush frikohen nga ajo që thuhet për ta dhe thotë: Unë e njoh vetën më mirë se askush, kurse Zoti im më njeh më mirë se që e njoh unë vetën. O All-llah! Mos me merr mua për atë që thojnë, më bën mua më të mirë se ç’jam dhe m’i fal mua ato që nuk i dijnë!
            Gjithashtu nga shënjat e të devotshmit është se tek ai sheh një fuqi të madhe për fe, maturi dhe butësi. Sheh iman dhe bindëshmeri. Është i kujdesur për të kërkuar dituri. Me qetësi punon dhe i vemendshëm shpënzon pasurinë. Kur bën ibadet ka shumë frikërespekt. Kur ka ndonjë hall a problem bën durim. Gjithnjë e kërkon hallallin dhe i zellëshëm për të kërkuar udhëzimin.
            Bën shumë punë të mira por prap se prap ai është i trembur. Bie nata e ai preokupohet që ta falënderojë All-llahun. Vije sabahu e ai menden e ka tek përkujtimi i All-llahut [subhanehu ve teala].
            Gjithnjë diturisë ia bashkangjet butësinë. Fjalës ia bashkangjet punën. Mërzinë dhe hidhërimin e vet e mbulon.
            Nga ai gjithnjë e mira pritet, e keqa e sigurtë që s’del nga ai. E falë atë që i bëri zullum. I jep atij që nuk i jep. Shkon tek ata që nuk i shkojnë. Largë është që ai të bëjë vepër të ndytë. Ai gjithnjë flet e bisedon butë dhe ëmbël.
            E pranon hakun, nuk e humbë emanetin, nuk emërton njerëzit me llagepe, nuk e dëmton fqiun e as nuk kënaqët në fatkeqësin e të tjerëve.
            Nese dikush i shpallë armiqësi ai bën durim dhe e le që All-llahu t’i hakmerrët. Shpirtin nga ai e ka rehat dhe njerëzit gjithashtu nga ai janë në paqë.
            U lodh shumë për ahiret, njerëzit i ndau nga vetja. Iu largua atij që e pengoi nga Ahireti.
            Hind Abdullah

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 864 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 xeni  
0
amin inshalla

2 usame  
0
selamun alejkum mendoj se nu ka nevoj për koment, vetëm se All-llahu inshall-lla na bën prej ketyre besimtarve AMIN.

1 Diaj  
0
Es-Selamu alejkum! Artukilli i mrekullueshem All-llahu ju shperbleft me xhenetin Firdeus

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024