E diel, 12/01/2025, 02:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Përse muslimanët thonë se feja islame është feja e Allahut?

Pyetja:
Përse muslimanët thonë se feja islame është feja e Allahut?
 
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Qëllimi i muslimanëve me thënien se feja islame është feja e Allahut do të thotë se fe e vetme e pranuar tek Allahu është Islami. Kjo është ajo që nënkuptohet nga kjo fjalë e asesi ndonjë kuptim tjetër. Allahu i Latësuar thotë në lidhje me këtë: "Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t'i japë llogarinë.” (Ali Imran, 19)

Dhe ajo që kanë thirrur të gjithë profetët, të dërguarit prej njeriut të parë Ademit (alejhi selam) deri te i dërguari i fundit Muhamedi (salallahu alejhu ue selem) ka qenë e njejtë. Ata të gjithë kanë thirrur njerëzimin ta veçojnë Allahun e Lartësuar në adhurim dhe mos t`i shoqërojnë Atij dikë në këtë adhurim pa marrë parasysh kush është ai qoftë engjull (melek) i afërt i Tij, apo njeri (profet) që ua ka përcjellur njerëzve shpalljen.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni." (Enbija, 25). Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (05/01/2010)
Klikime: 502 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025